“Ne kemi tabu seksin”/ Reagon sërish Eli Fara: Adi Hila është hapur me shokët me videot intime!
Pas publikimit dhe shpërndarjes së videove intime në rrjetet sociale, këngëtarja Eli Fara ka reaguar sërish përmes një p...
Pas publikimit dhe shpërndarjes së videove intime në rrjetet sociale, këngëtarja Eli Fara ka reaguar sërish përmes një p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe do të marrë pjes...
Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se kishin planifikuar ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas miratimit të Reformës Territoriale n&...
Malo kërkon të mos nisë menjëherë vuajtjen e dënimit me argumentin se ka dy fëmijë të mitur, një vajzë ...
Në politikë, jo çdo rebelim përfundon në përballje dhe jo çdo qëndrim i fortë mbijeton deri te kutia e votimit....
Policia polake ka arrestuar 10 persona, kryesisht adoleshentë, pas kërcënimeve për sulme ndaj shkollave, ndërsa vendi është...
Një e-mail kërcënues është dërguar ditën e sotme në disa institucioneve në vend. Gjithashtu është ngrit...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektrike du...
Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, 9 Tetor, ku një sasi lë...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe 85 deputetët që votuan pro se po dëmtojnë interesat e qytetarëve dhe të vendit.
Në reagimin e tij, Blushi e cilëson vendimin si një akt diktatorial dhe pretendon se reforma do të sjellë pasoja të rënda për komunitetet vendore, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protesta masive.
Ai kërkon mobilizim qytetar, organizim dhe përshkallëzim të protestave paqësore në të gjithë vendin, duke theksuar se opozita nuk duhet të dorëzohet përballë vendimit të mazhorancës.
Blushi u ka bërë gjithashtu thirrje socialistëve që kundërshtojnë drejtimin aktual të Partisë Socialiste të shkëputen nga ajo që ai e quan “sekti i Rilindjes” dhe të bashkohen me qytetarët kundër reformës.
Në përfundim, ai paralajmëron se kryeministri Rama dhe deputetët që votuan pro duhet të mbajnë përgjegjësi politike për vendimin, ndërsa kërkon që kundërshtimi ndaj reformës të vijojë deri në ndryshimin e saj.
Deklarata e plotë:
Sot është një ditë e zezë për Shqipërinë!
85 deputetë, llumi më i zi dhe turpi i Shqipërisë, 85 shërbëtorë të verbër të Edi Ramës, u bënë mbrëmë bashkëfajtorë, në një akt të rëndë diktatorial dhe kriminal, në shërbim të projektit ogurzi të shpopullimit, shkombëtarizimit dhe zhbërjes së Shqipërisë.
Me votat e tyre, jo vetëm u shuan 15 bashki, por u përbuzën qindra mijëra shqiptarë, u dhunuan me arrogancë barbare interesat e tyre më jetike dhe u tradhtua rëndë interesi kombëtar, vetëm për të mbrojtur Narkopushtetin dhe interesat mafioze të Edi Ramës.
Këta 85 llum-deputetë, nga mbrëmë, me vendimin e tyre për ta trajtuar Shqipërinë si plaçkë private të Edi Ramës, meritojnë çdo lloj linçimi, poshterimi, ofendimi dhe denimi.
Të 85 llum-deputetët morën mbi vete një përgjegjësi të rëndë politike dhe historike, për të cilën duhet të japin llogari para qytetarëve shqiptarë.
Mbrëmë Kuvendi i krimit nuk miratoi një reformë territoriale!
Mbrëmë Kuvendi i krimit vulosi një akt të pashembullt të dhunës diktatoriale kundër qytetarëve, me pasoja shumë të rënda për jetën e tyre, për të ardhmen e bashkësive vendore, duke miratuar dëbimin me dhunë nga vatrat familjare dhe zhvatjen barbare të pasurive të tyre private dhe publike nga Edi Rama.
Gaz lotsjellës, shkopinj gome, dhunë çnjerëzore, gjak dhe rrëmbime banditeske.
Ky ishte çmimi që Narkoregjimi i Edi Ramës i imponoi kundërshtimit të një vendimi që nuk ndryshoi disa vija në hartën territoriale të Shqipërisë por ndryshoi me dhunë jetët e qindra mijëra shqiptarë, duke u mohuar të drejtën themelore për të vendosur mbi të ardhmen e komuniteteve dhe trevave të tyre.
Kur një pushtet përdorin gazin lotsjellës, shkopinjtë e gomës, rrahjet barbare, dhunën gjakësore dhe rrëmbimet banditeske për të imponuar vullnetin e tij politik, ai dëshmon jo vetëm përbuzjen ndaj qytetarëve por dhe ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik.
Mbrëmë, Kuvendi i krimit vulosi falimentimin e tij moral dhe politik.
Asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë që 85 llum-deputetë të vendosin mbi fatin e tij, duke shpërfillur vullnetin qytetar dhe interesin kombëtar, sikur Shqipëria të jetë plaçkë private e Edi Ramës dhe organizatës kriminale të drejtuar prej tij.
Sot është një ditë e zezë për Shqipërinë, por edhe një ditë që kërkon më shumë se kurrë mobilizim, bashkim dhe vendosmëri për të marrë në dorë fatet e kombit!
Nuk është koha për demoralizim por për riorganizim.
Nuk është koha për dorëzim, por për qëndresë.
Nuk është koha për heshtje, por për revoltë mbarëkombëtare.
Është koha për protesta masive, për mobilizim mbarëkombëtar, për rezistencë të pandërprerë dhe për përshkallëzim të vendosur të protestave paqësore, demokratike dhe të pandalshme!
U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike, të mos dorëzohen përballë arrogancës së këtij regjimi.
Të bashkohen në një front të gjerë qytetar, të mobilizohen masivisht dhe të mos lejojnë kurrë që ky vendim antikombëtar të kalojë në heshtje apo që dhuna të shndërrohet në instrumentin me të cilën qeveriset Shqipëria.
Revolta duhet të rritet, protestat duhet të përshkallëzohen dhe përballja me këtë pushtet duhet të bëhet e pandalshme, në çdo institucion, në çdo qytet, në çdo rrugë dhe në çdo shesh të Shqipërisë!
Çdo ditë, çdo javë, në çdo qytet e në çdo shesh, deri kur zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe Edi Rama dhe 85 llum-deputetët e tij në Kuvendin e krimit, që i shërbyen verbërisht, të përballen me përgjegjësinë politike dhe pasojat shkatërrimtare të vendimit të tyre.
As frika, as dhuna dhe as arroganca e Narkopushtetit nuk duhet ta ndalin këtë revoltë.
Përgjigjja jonë duhet të jetë më shumë bashkim, më shumë organizim, më shumë pjesëmarrje dhe qëndresë qytetare.
Kjo hartë duhet ndalur! Ky vendim duhet kundërshtuar deri në fund dhe me çdo çmim!
Vendimmarrja për të ardhmen e Shqipërisë duhet t’i rikthehet sovranit dhe vetëm sovranit, që në Republikën e Shqipërisë i përket popullit shqiptar!
Një ftesë të sinqertë kam edhe për të gjithë socialistët e ndershëm dhe patriotë, që nuk kanë asnjë lidhje me sektin e zi dhe mafioz të “Rilindjes”, me hajdutëritë, me mafian, me drogën dhe krimin organizuar.
Djegia e teserave të PS nuk mjafton.
Është koha të digjni sektin e zi mafioz të “Rilindjes”, të shkëputeni përfundimisht prej këtij sekti, që pasi ju rrëmbeu partinë, po kërkon të rrëmbejë dhe të shesë të gjithë Shqipërinë.
Është koha të bashkoheni me qytetarët që refuzojnë të jetojnë nën diktatin e një pushteti që i trajton institucionet, pasuritë publike, territorin dhe sovranitetin e Shqipërisë si pronë private.
Edi Rama dhe 85 llum-deputetët që votuan projektin e shpopullimit dhe shkombëtarizimit, duhet ta kuptojnë njëherë e mire se një për një do të paguajnë të gjithë sipas përgjegjësive faturën e vendimit të tyre kundër interesit të qytetarëve dhe të kombit.
Shqipëria nuk është plaçkë për t’u ndarë. Bashkitë nuk janë prona private të pushtetit. Qytetarët nuk janë skllevër të askujt!
Ata janë zot i fateve të tyre dhe të ardhmes së Shqipërisë.
Përballje e pandalshme qytetare! Revoltë masive! Përshkallëzim i pandalshëm i protestave!
Deri në ndalimin e këtij projekti antikombëtar, deri në triumfin e lirisë, të demokracisë dhe të sovranitetit të popullit shqiptar!
Me bashkim, me qëndresë dhe me vendosmëri deri në fitoren e padiskutueshme!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas miratimit të reformës administrativo-territoriale në Kuvend, duke a...
Në politikë, jo çdo rebelim përfundon në përballje dhe jo çdo qëndrim i fortë mbijeton deri te kutia e votimit....
E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë deputetja Marjana Koçeku. Në bisedë me mod...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X, disa orë pasi Kuvendi miratoi me 85 vota pro reformën e re administrativo-territoriale, e c...
Komisioni Europian prezantoi më 6 tetor një paketë të re orientimesh politike të quajtur “Përgatitja për një Union...
Seanca plenare e Kuvendit, ku u miratua Reforma Territoriale, u shoqërua me tensione të forta. Kuvendi miratoi pas mesnate reformën e re admin...
Deputeti socialist Vullnet Sinaj, në fjalimin e tij në Kuvend tha se ka mbajtur dhe do të mbajë qëndrimin se reforma territoriale nuk &...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ka komentuar debatin për reformën territoriale, duke e lidhu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një replikë ndaj deputetes socialiste Elisa Spiropali. Në fjalën e tij, Beri...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në Kuvend se opozita do të ngrejë ‘shtyllat e turpit’ për deputet&eu...