Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për... Macron pas 10 vitesh si President: Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve  Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi... VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër...
POLITIKE

"Mashtrimi i Ramës"/ ‘The Guardian’ zbulon skandalin: Dy kulla iu dhanë arkitektit që projekton kuzhina

P
Piranjat 2 October 2026, 13:08 · 3 min lexim
"Mashtrimi i Ramës"/ ‘The Guardian’ zbulon skandalin:

Një ditë më parë, Edi Rama, deklaroi në një aktivitet për prezantimin e një kulle të re në Parkun Rinia, se ai ka vendosur të kontaktojë arkitektë të huaj pasi ata kanë eksperiencë në ndërtimin e kullave.

“Dhe të mos e harrojmë dhe një gjë tjetër dhe po e mbyll, ndërtimi i kullave është kaq kompleks, është kaq delikat dhe kërkon kaq shumë profesionistë të bërë bashkë, saqë ne duhet ta pranojmë që ne nuk e kemi akoma në Shqipëri te gjithë kapacitetin dhe nuk i kemi të gjitha dijet për të bërë ndërtime të kësaj natyre,” deklaroi Edi Rama.

Por vetëm një ditë më pas, gazeta e njohur britanike ‘The Guardian’ zbulon jo vetëm mashtrimin e Edi Ramës, por edhe një skandal.

Në një shkrim të gjatë për ‘Albanian Files’, gazeta shkruan se njerëzit e Ramës kontaktuan një arkitekt gjerman për të projektuar dy kulla, edhe pse ky arkitekt merret me projektime kuzhinash.

“Redaktorja e librit, Anneke Abhelakh, u kërkoi arkitektëve të dorëzonin tekstet e tyre dhe ato të bëjnë përshtypje për sinqeritetin e tyre. Në disa momente, teksti lexohet si një transkript i një bisede të regjistruar pa dijeninë e pjesëmarrësve.

“Meqë nuk ka shumë rregulla dhe klientët e mi kujdesen shumë pak për kontekstin”, shkruan arkitekti me bazë në Berlin, Sam Chermayeff, “ne jemi të detyruar të mendojmë përmes vlerave tona”.

Ai rrëfen përvojën “vërtet të çmendur” të punës në Shqipëri, duke përfshirë mënyrën se si një ditë u telefonua papritur nga një prej bashkëpunëtorëve të Ramës dhe shumë shpejt iu kërkua të projektonte dy kulla në Tiranë, me një sipërfaqe totale prej 45.000 metrash katrorë – diçka jo e vogël për një projektues që njihet më shumë për kuzhinat eksperimentale.

“Sigurisht që pranova”, shton ai, “pa e kuptuar në të vërtetë se çfarë po ndodhte”.

I kontaktuar për një koment, Chermayeff u përgjigj: “Unë ua bëj klientëve shqiptarë të njëjtat pyetje që ua bëj klientëve në çdo vend tjetër dhe jam po aq i sigurt”, duke shtuar se, “ashtu si në Gjermani apo në SHBA, unë vërtet nuk di më shumë sesa ajo që më thuhet” dhe se ai nuk punon në zona të mbrojtura ose pranë tyre.

“Unë nuk bëj asgjë”, shtoi ai, “që nuk do ta bëja në një vend tjetër”,” shkruan gazeta.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.