Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Macron pas 10 vitesh si President: Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve  Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi... VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash
POLITIKE

Kryetari i bashkisë së Mirditës: Harta e re e PS-së thellon ndarjen territoriale të 2015-s

P
Piranjat 2 October 2026, 10:15 · 2 min lexim
Kryetari i bashkisë së Mirditës: Harta e re e PS-së thellon

Kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi deklaron se harta e re territoriale e propozuar nga socialistët e kryeministrit Rama nuk do të jetë në shërbim të qytetarëve përkundrazi do të vështirësojë jetën e tyre.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ Mëlyshi argumenton pse kjo reformë nuk do të fuqizojë bashkitë, dhe nënvizon se do të thellojë ndarjen territoriale të 2015.

“Ndryshe thuhet ndryshe bëhet. Në vitin 2014 – 2015 kur u miratua reforma e njëanshme territorial diskutimi ishte pakësimi dhe ulja e punonjësve nëpër bashki. Por ndodhi e kundërta. Numri i të punësuarve nëpër bashki u rrit.

Sipas propozimit të reformës së re elektorale të propozuar nga PS, Fushë Arrëzi do të bashkohet me Pukën. Si mund të fuqizohet kjo bashki duke iu shtuar dhe një bashki tjetër?

Do të ketë të njëjtën  kosto shërbimi në Fushë Arrëz e Pukë, shërbime, të njëtjat shpenzime. Atëherë si fuqizohet bashkia e madhe e Pukës?! Nuk qëndron.

E vetmja forcë që mund të fuqizoheshin bashkitë në kontekstin financiar është ndërhyrja emergjente për ndryshimin e ligjit për financat vendore dhe decentralizimi.

Nëse një bashki do të vijojë me të njëjtat financa vendore, shto territore sa të duash po të njëjtat problematika dhe mungesë shërbimesh do të ketë. Ideja që paraqesin duke zvogëluar numrin e bashkive dhe zmadhuar territoret do fuqizohen bashkitë, e shoh si term se nuk shoh askund si mundësi fuqizimi. Mund të fuqizoheshin nëse bashkitë zvogëloheshin e menaxhonin territoret e tyre secila bashki. Vetëm po thellohet ndarja territoriale e 2015-tës, thotë Mëlyshi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.