POLITIKE

"Më është mohuar komunikimi me familjen"/ Meta letër publike kryetares së KSHH-së: Persekutimi im politik nuk ka ngjashmëri as me Rusinë e Putinit

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Prill 2026, 16:46
"Më është mohuar komunikimi me familjen"/ Meta

Përmes një audimesazhi presidenti i Partisë së Lirisë iu drejtua me një letër publike kryetares së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Znj. Erida Skëndaj.

Në audiomesazh Meta identifikon keqpërdorimin e paraburgimit si mjet persekutimi politik dhe njerëzor.

Letër publike drejtuar kryetares së Komitetit Shqiptar të Helsinkit

E nderuar Znj. Erida Skëndaj,

Kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit!

Të nderuar anëtarë të Komitetit të Helsinkit!

Jam i detyruar, për arsye se sot në mënyrë tërësisht absurde m’u pengua që këtë letër drejtuar Kryetares së Komitetit të Helsinkit të Shqipërisë, Znj. Skëndaj, t’ja përcillja  me firmën time përmes shërbimeve të IEVP-së “Jordan Misja”, pranë drejtuesve të Partisë së Lirisë, që prisnin për orë të tëra përjashta.

Meqënëse, kjo u pamundësua, atëherë jam i detyruar që ta bëj publike për të gjithë.

E nderuar Znj. Erida Skëndaj!

Në radhë të parë ju falenderoj që pas 18 muajsh dërguat përfaqësuesin tuaj, Z. Zylyftar Bregu të Komitetit të Helsinkit, të më vizitonte në qelinë time, këtu te IEVP “Jordan Misja”.

Së dyti, ju falenderoj se vetëm pas konstatimit nga ana e përfaqësuesit tuaj, se në tualetin e kësaj qelie nuk kishte drita, menjëherë erdhën elektriçistët dhe i vendosën, pasi këtë punë nuk i lejonin ta bënin që nga 23 tetori 2024, kur unë u bëra banor i IEVP-së që mban një emër Heroi si Jordan Misja.

Sigurisht që kjo është një neglizhencë “e vogël”, të cilën unë se kam ngritur kurrë publikisht, pasi këto sjellje ordinere nuk më habisin e shqetësojnë, por as përfaqësuesi juaj nuk do ta besonte po ta thoja publikisht pa e parë me sytë e tij. Mistrecllëqe të tilla ka dhe shumë të tjera, që përfaqësuesi juaj mund t’jua thotë juve siç është edhe shpimi i bidonave plastikë prej 20 litrash për të më cënuar sado pak mua ushtrimet fizike në qeli, meqënëse këtu nuk ka palestër.

Ajo që më shqetësoi më shumë nga takimi  me përfaqësuesin tuaj ishte se përgjegjësi i Policisë i kishte thënë se edhe unë bëj ajrosje dy herë në ditë si gjithë të tjerët.

Unë i kërkova ballafaqim përfaqësuesit tuaj me këtë përgjegjës policie, emrin e të cilit ai nuk e dinte ose nuk ma tha.

Po kështu, jam i hapur në çdo kohë, në praninë tuaj apo të përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit, që të ballafaqohem me këtë përgjegjës policie, që mashtron  Komitetin e Helsinkit. Që nga dënimi im, pas komunikimit telefonik me gazetaren Znj. Aida Toncica në 2 korrik 2025, përmes numrit të avokatit tim Z. Kujtim Cakrani, unë bëj vetëm një herë në ditë ajrosje, ndryshe nga 500 banorët e tjerë të IEVP-së “Jordan Misja” dhe këtë e dinë dhe e shohin të gjithë këtu, përveç këtij shefit të Policisë.

Po kështu, duhet të dini se edhe sot e kësaj dite edhe pse e kam kërkuar zyrtarisht edhe përmes avokatit tim, ende nuk na është dhënë vendimi zyrtar se përse jam dënuar unë nga Komisioni Disiplinor i IEVP “Jordan Misja”,  që në 2 korrik 2025.

A nuk kam të drejtë edhe unë si çdo qytetar që të njihem me bazën ligjore dhe arsyet e këtij vendim-dënimi? Po kështu, pse të më mohohet e drejta edhe mua, si çdo qytetari tjetër për t’u ankuar? Akoma më e rëndë është përgjigjja për ju, e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, që vlerëson se çfarë duhet të them unë në media  kur pyetem apo se nuk duhet të flas për çështjen  penale kundër meje pasi kjo mund të shqetësojë prokurorët.

Pra, të tjerët kanë të drejtë të shpërndajnë gënjeshtra në media se gjoja kanë dalë fakte të reja nga hetimi kundër Metës, se gjoja Meta ka përdorur karta amerikane, ndërsa unë nuk paskam të drejtë t’u them të gjithë shqiptarëve se jo vetëm karta amerikane dhe europiane, por kurrë nuk kam patur mundësinë të përdor as kartë shqiptare.

Në një vend demokratik, jo vetëm prokurorët kanë të drejtë të akuzojnë apo edhe të abuzojnë për fat të keq, e kjo varet nga personaliteti i tyre, por edhe i akuzuari ka të drejtë të mbrohet publikisht dhe të distancohet nga gënjeshtrat në adresë të tij.

Nëse i pandehuri intimidon prokurorët apo dëshmitarët, të cilët në rastin tim nuk ekzistojnë, askush nuk i ndalon prokurorët të ngrejnë akuza të reja ndaj të pandehurit, përfshirë edhe rastin tim.

Për më tepër,  që për shkak të funksioneve më të larta që kam mbajtur  në Republikën e Shqipërisë si President i Republikës, Kryetar  i Kuvendit dhe Kryeministër, por edhe si President i Partisë së Lirisë sot, kam detyrimin të jap llogari para qytetarëve shqiptarë për çdo akuzë apo trillim kundër personit tim.

Nuk mund të jetë cënim i hetimit, Znj. Kryetare, të kërkosh publikisht që të pyetet personi konkret shqiptaro-amerikan, që prokurorët nuk kanë dashur ta bëjnë deri tani, për katër vite me rradhë.

Edhe vetë gjyqtarja, Znj. Irena Gjoka, e konstatoi këtë mangësi të hetimit në dosje dhe ja la për detyrë Gjykatës të Themelit për ta zgjidhur në të ardhmen. Nuk është cënim i hetimit, Znj. Kryetare, që të kërkohet që letërporositë drejtuar SHBA për lobimet të bazohen mbi kontratën e ligjshme të LSI-së me GSIS-në, të regjistruar në SHBA dhe në Shqipëri dhe që çdo gjë të bëhet  transparente sipas  kësaj kontrate, si e vetmja mënyrë për të verifikuar nëse ka shkelje  të ligjeve amerikane  apo shqiptare dhe cili apo cila palë apo person  është përgjegjës për këto shkelje nëse janë të vërteta, në SHBA apo në Shqipëri.

Keqpërdorimi i paraburgimit tim si mjet persekutimi politik dhe njerëzor, nuk ka ngjashmëri as me Rusinë e Putinit, ku kundërshtarëve u është lejuar  të intervistohen edhe nga mediat  ndërkombëtare në burgjet  më të largëta të Siberisë.

Po kështu, është një mashtrim që ju është bërë juve se gjoja jam lejuar  të takohem me Z. Tedi Blushi.

Që nga Qershori 2025, asnjë takim shtesë  nuk më është lejuar dhe pranuar me Z. Tedi Blushi, madje ende vazhdon i bllokuar  në mënyrë të paligjshme  numri i tij i telefonit, pavarësisht nga rekomandimi i Avokatit të Popullit.

Z. Blushi apo edhe Z. Petrit Vasili apo Z. Edmond Panariti, gjatë kësaj kohe kanë ardhur në vend të familjarëve të mi, me kërkesën time, duke sakrifikuar takimet me familjarët e mi.

Kjo është në kundërshtim me të gjitha të drejtat e mia  njerëzore, por edhe politike,  si President i Partisë së Lirisë, të njohura këto nga Konventa Europiane  për të Drejtat e Njeriut, por edhe të rekomanduara nga vetë Avokati i Popullit zyrtarisht.

Unë nuk kam kërkuar të bëj mbledhje të Partisë së Lirisë këtu, siç e le të nënkuptuar përgjigjja e ish-Drejtorit të Përgjithshëm, Z. Klevis Qosja për ju.

Por të kem mundësinë që përveç katër takimeve familjare, siç do i paraburgosur tjetër në Republikën e Shqipërisë, të kem takime shtesë me deputetët e Partisë së Lirisë apo drejtues të caktuar të saj, siç ka ndodhur para zgjedhjeve të 11 Majit 2025.

Po kështu, ju keqinformoheni  kur ju thuhet se nuk ka patur kërkesa nga ne për të dhënë intervista në media kur janë me dhjetëra kërkesat e gazetarëve  të njohur për të më intervistuar.

Disa prej tyre kanë marrë leje edhe nga SPAK-u, por janë bllokuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që ju ka gënjyer juve.

Ne do t’u vemë në dispozicion të gjitha kërkesat e gazetarëve  dhe përgjigjet e SPAK-ut apo të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Unë Znj. Kryetare, nuk kërkoj asnjë trajtim të privilegjuar, por të drejta të barabarta si gjithë të paraburgosurit e tjerë dhe po kështu garantimin e të drejtave të mia politike, ku kryesorja është heqja e pengesave  të paligjshme të komunikimit telefonik me Z. Tedi Blushi, si Sekretar i Përgjithshëm dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë dhe drejtues të tjerë të kësaj force politike.

Lejimi i takimeve me depuetët, pasi siç ju keni konstatuar me të drejtë, ndalimi i këtyre takimeve ka qenë i paligjshëm dhe i parregullt  nga Drejtoria e Burgjeve.

Në pamundësi për të ardhur dhe për t’ju takuar në zyrën tuaj, unë ju mirëpres në çdo kohë, nëse ju e gjeni atë për të biseduar edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë jo vetëm me standardet e paraburgimit, por edhe të vetë gardianëve dhe të punonjësve të burgjeve, që janë edhe më të vështira.

Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të paraburgosur, të cilët fatkeqësisht janë të shumtë që kanë humbur jetën për arsye shëndetësore  apo që kanë vrarë veten, po për fat të keq kemi patur edhe raste të gardianëve që kanë bërë vetëvrasje.

Edhe njëherë, duke ju falenderuar  për dërgimin e përfaqësuesit tuaj  të Komitetit të Helsinkit  në qelinë time dhe duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj  në bërjen publike të kësaj  letre, me qëllimin e vetëm  që përmes transparencës, të përgënjeshtroj të gjitha të pavërtetat që ju janë  raportuar juve dhe Komitetit të Helsinkit nga autoritetet përgjegjëse  për shkeljen e të drejtave të mia, njerëzore dhe politike, të cilat m’i garanton Kushtetuta  e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, ju shpreh konsideratën më të lartë për ju dhe për Komitetin  Shqiptar të Helsinkit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?