POLITIKE

‘Rama ka shpopullur Shqipërinë’, Boçi: Samiti i diasporës, fasadë për të fshehur pastrimin e parave të pista të qeverisë

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Prill 2026, 16:23
‘Rama ka shpopullur Shqipërinë’, Boçi: Samiti i

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar Samitin e Diasporës, të organizuar nga kryeministri Edi Rama, si një “fasadë” për të mbuluar pastrimin e parave dhe për të maskuar dështimin e ekzekutivit në frenimin e shpopullimit masiv të vendit.

Boçi argumentoi se këto samite nuk janë të reja dhe se të mëparshmet nuk kanë sjellë asnjë rezultat konkret. Sipas tij, qeveria i shfrytëzon këto evente për t'iu drejtuar emocioneve të diasporës dhe jo për të ofruar zgjidhje apo arsye reale pse ata duhet të investojnë në Shqipëri.

Arnold Kariqi: Samiti i Diasporës, duke qenë se gjithmonë trumbetohet nga mediat pranë Ramës, ka qenë vetë kryeministri i cili është ndalur tek shqiptarët duke i ftuar ata që të vijnë këtu, të investojnë. Më tej, në fakt, ai u shpreh se sot imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar falë qeverisë së tij dhe jo punës së mira apo mos themi miliona shqiptarëve të cilët janë nëpër diasporë, duke sakrifikuar, duke punuar, por edhe duke u shkolluar dhe duke shërbyer. Pikë së pari janë larguar deri në këto momente rreth 1 milion shqiptarë. Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri shqiptar i fton të investojnë në Shqipëri. Çfarë kërkon me këtë lëvizje zoti Rama? Apo po i përdor emigrantët si fasadë për paratë e pista në ekonomi? Apo është thjesht slogan ky që ejani këtu

Luçiano Boçi: Ka ndodhur edhe vite më parë, kur Rama ka organizuar samite dhe nuk ka marrë asnjë lloj rezultati nga këto që pretendon, sepse në fakt samitet ai i shfrytëzon për t'ju drejtuar emocioneve të diasporës dhe jo arsyes pse diaspora duhet të jetë një faktor shumë i rëndësishëm në performimin dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare, apo të krijohet mundësia që një pjesë e saj të rikthehet, të investojë apo të bëjë jetën sociale dhe publike në Shqipëri. Dhe këtu duhet të ndajmë mirë dy terma. Termi i diasporës dhe i emigrantëve, sepse nuk janë të barabarta. Gjithsesi, këtu abuzohet. Diaspora është ajo që ka shumë vite dhe ka pasur suksesin e saj, është integruar në jetën e shteteve ku ajo ka shkuar dhe është pjesa e emigrantëve që kanë shkuar vitet e fundit që ende janë në kërkim të vetvetes dhe për një pune apo të marrjes së familjes. Dhe ai e di shumë mirë që shkaku kryesor i emigrimit të shqiptarëve është vetë ai dhe mundohet ta mbulojë me këtë diasporën shumëvjeçare që vërtet në ato vende ka raste suksesi, është integruar mirë, ka një emocion shumë të fortë në raport me vendlindjen, në raport me Shqipërinë dhe që ka një qasje shumë emocionale, shumë pozitive, duan. Këtë element e shfrytëzon Rama, dhe ndërkohë kërkon, siç e thatë ju, ta përdorë dhe si koperturë për atë që po ndodh realisht në Shqipëri, që tashmë ne e kemi denoncuar, Shqipëria është një lavanteri e pastrimit të parave të pista që vijnë nga trafiqet e drogës, që vijnë nga korrupsioni i lartë, zyrtarëve të lartë dhe nga rrugë të tjera të krimit transnacional, që janë të interesuar që të pastrojnë paratë e tyre, sepse Shqipëria hyn tek ato vende ku lehtësisht mund të pastrosh para, jo se nuk ka legjislacion.

Pra, sepse këto na nderohen me legjislacion edhe me me arritje gjoja të Moneyval-it apo të referencave të tjera. Ai nuk mat lehtësinë e bërjes, sepse shteti nuk vepron. Ligji ekziston, por shteti nuk vepron. Rama nuk vepron. Rama madje krijon hapësira, krijon kanale të tilla, të cilat sjellin pastrimin e parave. Dhe madje ka qenë ai që i ka promovuar, i ka mbështetur, rasti i portit të Durrësit, rasti i Smart City-t apo raste të tjera të shumta, ku shoqëri guackë janë investitorë apo investojnë në hoteleri apo në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare.

Pra, me tërheqjen e gjoja emigrantëve që vërtetë kanë para, e kanë para djersë, nuk e kanë para të lehtë. Këta emigrantë nuk mund të jenë konkurrentë në tregun e ashpër shqiptar të parasë së pistë, ku çdo biznes i ndershëm, i ndërtuar prej vitesh, gjendet në situatën më të vështirë të sulmit dhe të rrezikut të falimentimit. Dhe, këto parada që organizon Rama, nuk shërbejnë, për mendimin tim, për ekonominë, shërbejnë për t'i pararendur një shfrytëzimi total të resurseve dhe vlerave që ka në fakt diaspora.

Arnold Kariqi: Pra me paratë, me djersën e ndershme të emigrantëve, pak a shumë po lahen paratë e pista të... emigrantes, se edhe zonja Balluku ka qenë emigrante në Greqi, zoti Boçi.

Luçiano Boçi: Në fakt paratë e pista i qarkullojnë këtu, jo në kohën që ishte emigrante, sepse të jetë mundësia e një emigranti për të vendosur kapitale është krejt e kufizuar përpos atyre që kanë një biznes dhe kanë pasur sukseset e tyre. Pra, nuk ka një synim të tillë Rama fare, kërkon ta përdorë si fasadë. Kam postuar në faqen time një reagim të shoqatës së shqiptarëve në Selanik, një nga shoqatat më kryesore, e cila ka refuzuar që të përdoret si fasadë e samitit, sepse në radhë të parë diaspora ka nevojë për mbështetje, ka nevojë për mbështetje reale në politikat që ofron qeverisja, ka nevojë që t'i krijohen lehtësira në momentin që kërkon të ndërtojë një aktivitet biznesi, t'i krijohen lehtësira edhe në momentet kur dikush vendos që të rikthehet në Shqipëri, qoftë edhe pa bërë një investim, por që t'i krijohen ato kushte dhe rrethana që të ndërtojë një jetë që ka brenda siguri, që ka brenda shërbime, që i flet dhe me siguri për të ardhmen e tij dhe familjeve të tyre, gjë që në Shqipëri nuk ndodh. Sepse fenomeni që vazhdon, vazhdon dhe është alarmi i kuq, është Shpopullimi.

Shqiptarët vazhdojnë të ikin përtej retorikës së bukur, përtej fjalimeve emocionale, sepse thashë, këto samite sundohen nga emocioni dhe jo nga arsyeja. E vërteta është krejt e errët dhe sot që flasim, dëshira më e madhe e të rinjve, sipas sondazheve, është të largohen nga vendi. Sot, dëshira e familjeve të reja shqiptare është të largohen për shkak të realitetit të qeverisjes, për shkak të korrupsionit dhe mungesës së asaj lirie që fillon nga liria politike dhe deri tek liritë ekonomike, gjëra që janë të prekshme dhe janë të vërtetueshme. Dhe, ai që e vërteton më shumë është reagimi i të rinjve dhe reagimi i familjeve të reja.

Por nuk mungojnë edhe familje që ndoshta kanë ndërtuar një lloj të themi ritmi jete këtu, por u mungon siguria, u mungon e ardhmja e fëmijëve dhe ata kanë vendosur të largohen. Përderisa sipas statistikave, ka ikur elita, ka ikur pjesa më e suksesshme e shoqërisë dhe Shqipëria ka një rënie të frikshme të numrit të popullsisë. Ne këtë e vërejmë edhe në analizat që bëjmë në kuadrin e reformës territoriale, ku fshatra të tërë janë braktisur, zona të tëra kanë humbur peshën e të rinjve dhe qytete të tëra në Shqipëri kanë humbur kontributin themelor, pasurisë themelore që ka pasur Shqipëria.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?