Nga Belind Këlliçi
Në mënyrë të përsëritur, Edi Rama po gjen fajtorë të tjerë për bllokimin e integrimit, ndërkohë që është ai në mënyrë ekskluzive pengesa për kalimin e fazës së parë të kapitullit themelor, që ka të bëjë me shtetin ligjor. E bëri këtë në mënyrë të vetëdijshme, nën paralajmërim, kur vendosi të mbrojë në Kuvend me 82 vota, korrupsionin 1.1 miliardë euro.
Me zë e me figurë, me akt konkret, me fytyrën e tij, ai ktheu mbrapsht SPAK-un, dhe ndaloi drejtësinë para aferave më të rënda të 35 viteve, ku padyshim është vetë i përfshirë. Ishte Brukseli në Tiranë, me gojën e McAllister që i tha: “Rasti Balluku është test për Shqipërinë”. E dëgjuan të gjithë. Çfarë bëri Edi Rama? E dinë shqiptarët. Në mes të marsit ai urdhëroi votat mjerane të shumicës së tij, dhe e shpalli veten të pahetueshëm.
Ktheu mbrapsht drejtësinë, ktheu mbrapsht Shqipërinë.
Ndaj, ato që thotë sot pa turp, janë thjesht gënjeshtra, njësoj si mashtrimi që ngriti edhe në fushatë sikur Shqipëria vetëm me atë do të shkonte në BE. Opozita e kundërshtoi dhe e luftoi këtë moment që solli ngrirjen e integrimit. Me çdo mjet që kishte në dorë. Ne kërkuam nga dita e parë që e ardhmja europiane të mos mbahej peng nga interesat e Rama-Ballukut. Por ai refuzoi të merrte këtë mesazh dhe nga ndërkombëtarët, dhe nga PD dhe nga shqiptarët.
Opozita vijon të qëndrojë në këtë betejë, duke qënë e vetmja shpresë për të ndalur projektin personal të Edi Ramës që është rehatia, pushteti e pasurimi i tij, edhe nëse kjo sjell rënien e Shqipërisë në greminë. Një njeri që nuk ka moral dhe turp për t’i bërë vendit këtë gjëmë, pse duhet të ketë moral dhe turp që ta pranojë përgjegjësinë?!
Ky soj është i fundit që do të kishte raport me të vërtetën. Ai që ka ndërtuar këtu narkoshtet, që ka qeverisjen më të korruptuar në kontinent, që pi verë 33 mijë euro shishja, që falimentoi kompaninë ajrore me udhëtimet e tij personale, që cakton koordinator për bandat, nuk e ka fare për gjë që të gënjejë çdo ditë, se ka për dert të gjejë e të shpalllë fajtorë ngado.
Çdo ditë, përveçse me aktet konkrete, Edi Rama po i sfidon shqiptarët dhe me fjalët e me sjelljen e tij. Deri ku mendon ai se do të pranohet kjo, deri sa do ta durojnë njerëzit?!
Koha po i shkurtohet. Fundin e tmerrshëm po e kërkon vetë.
Me 17 prill njerëzit do të bashkohen në shesh, të motivuar e me kurajo për të ndalur këtë të keqe.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Prill13:25
Tabaku: Shteti po rrit të ardhurat duke marrë më shumë nga shtresa e mesme
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti sot shqetësimin mbi modelin aktual ekonomik në Shqipëri, duke theksuar se rritja nu...
POLITIKE
6 Prill12:58
'Bashkia e Tiranës i mban paratë', Gazetarja: Qeverisje që dështon në investime dhe transparencë
E ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’, gazetarja Denada Jushi Kola u shpreh se Bashkia e Tiranës, ndonëse ka fonde të mjaftueshme...
POLITIKE
6 Prill10:41
Rama dëshmitar në gjyqin për dosjen “Partizani”? Berisha: Pagoi 320 mijë nga buxheti i Bashkisë Tiranë! Duhet të merret i pandehur
Prokuroria e Posaçme u shpreh pak ditë më parë në lidhje me kërkesën e kreut të PD Sali Berisha, që dëshmi...
POLITIKE
6 Prill10:24
“Ergys Agasi feston sepse nuk ka asnjë urdhër arresti ndërkombëtar”- Berisha pas daljes nga SPAK: Gjoja është në kërkim, por shkon shpesh në Surrel
Kreu i opozitës Sali Berisha ka folur ditën e sotme pata gazetarëve, pas daljes nga SPAK.
Berisha: Aty gjeta Ergys Agasin bashkë me Irena...
POLITIKE
6 Prill09:39
Erisa Xhixho: Rritja e çmimeve të ushqimeve është një alarm social që po varfëron çdo familje shqiptare
Deputetja dhe njëherësh Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një reagimi në rrjetet...
POLITIKE
5 Prill21:35
Rama: Ja pse besoj në Zot
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se nuk është ndjerë kurrë rehat për të folur për besimin e tij fetar. Rama ë...
POLITIKE
5 Prill21:15
Situata Shqipëri-Iran pas paralajmërimit nga SHBA, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën e sigurisë në Shqipëri në kontekstin e zhvillim...
POLITIKE
5 Prill19:33
'Rama s'ka asnjë arritje reale për të treguar'/ Vasili: Shqipëria sot më e dobët në çdo tregues krahasuar me 2013
Ish-deputeti Petrit Vasili ka artikuluar një sërë kritikash ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë bisedës, Vasili u shp...
POLITIKE
5 Prill19:01
Zhupa me operatorët turistikë në Sarandë: 13 vite pa përmirësime serioze në port! Premtim elektoral i pambajtur
Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës, Ina Zhupa, gjatë takimit me operatorët turistikë në Sarandë,...
POLITIKE
5 Prill18:40
Takimet e Ramës në njësinë 5/ Braçe nuk kursehet: Mbledhje pa deputetin, histori deliri e joproduktive!
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me situatën politike. Ai ka falënderua t...