POLITIKE

“Njerëz të krimit për të mbyllur gojën e dëshmitarëve për çështjen Balluku?”, Lala: SPAK të veprojë

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 21:47
“Njerëz të krimit për të mbyllur gojën e

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se SPAK duhet të ngrejë një akuzë zyrtare ndaj Belinda Ballukut nëse vërtetohet se janë përdorur persona me rekorde kriminale për të intimiduar dëshmitarë në kuadër të hetimeve.

Lala u shpreh se Prokuroria e Posaçme ka paraqitur përgjime telefonike dhe ambientale të vartësve dhe ish-vartësve të Ballukut, ku sipas saj, janë ngritur dyshime për ndërhyrje dhe presione ndaj personave që duhet të dëshmojnë.

Sipas gazetares, nëse provohet se dëshmitarët janë kërcënuar apo ndikuar nga persona të lidhur me botën e krimit, atëherë SPAK ka detyrimin ligjor të sqarojë rolin e tyre dhe të ngrejë përgjegjësi penale.

“Do të kisha preferuar që zonjën Balluku ta shihja të përballej me kolegët dhe prokurorët për të dhënë shpjegimet e para. Sepse për gazetarët ka pasur një ndalim 30 sekondësh duke thënë se do respektoj vendimmarrjen, por në fakt është duke përdorur kryeministrin dhe forcën e vet politike dhe është duke bërë makinacion ligjor dhe jo ligjorë për të…Çështja Balluku e ka vënë zotin Rama në një vështirësi duket qartazi. Fakti që një kryeministër del pas një ekrani n ëmëngjes dhe na bën leksione juridike do të thotë se është në vështirësi të madhe. Dy janë momentet që duhet të sqaroj.

Së pari, sot SPAK ka sjellë disa përgjime telefonike dhe ambientale që janë përgjuar vartës dhe ish vartës të Ballukut. Në diskutime mes njëri-tjetrin kanë nxjerrë në pah një fakt shqetësues, duke lënë të kuptohet që njerëz me rekorde kriminale kanë intimiduar dëshmitaët ose janë përdorur nga Balluku ose persona pas saj për t’i intimiduar. SPAK ka detyrimin ligjor të sqarojë se kush janë njerëzit e botës së krimit që dyshohet ta kenë bërë këtë? Nëse Balluku ka përdorur njerëz të botës së krimit për të indimiduar dëshmitarët duhet të ketë akuzë zyrtare ndaj saj, dhe kjo na nxjerr më pas në një situatë të re, që dmth se krimi dhe politika janë bashkë dhe mund të përdorin çdo mekanizëm. Moment i dytë ka të bëjë me rëndimin e pozitës së Ballukut.

Sot bëhet fjalë pë 9 episode në total, 6 episode të Unazës së Madhe dhe koncesioni i rrugës Thumanë Kashar. Fakti që është gjetur përsëritëse, sipas prokurorëve, është shkak i fortë që të kërkojnë leje për ta arrestuar. Se prokurorët thonë se kemi dyshime që ka intimiduar dëshmitarët, dhe njëra nga të pandehurat për tunelin e Llogarasë ka deklaruar para prokurorëve që thotë mua më janë afruar njerëz për të intimuduar, i ka bërë tenderat nën diktatin e Berberit, më kanë përndjekur burrin, më kanë përdorur çdo mekanizëm ligjorë dhe jo ligjorë për të më mbyllurgojën për të mos dëshmuar kundër Ballukut.

Kjo historia e intimidimit të dëshmitarëve duhet të shkojë deri në gjenezën e vet. Për mua është më e rëndë se janë përdorur njerëz të krimit për të intimiduar dëshmitarët sesa vepra në vetvete. “, tha ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?