Boçi: Përgjimi i Ahmetajt fundos Ramën, SPAK të nisë hetimet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka deklaruar se SPAK po vonon ngritjen e akuzës për ‘organizatë kriminale’ ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Çollakut, situata në vend është tashmë një përballje e hapur ‘mes mafies dhe shtetit’, ku, siç u shpreh ai, Rama dhe Balluku përfaqësojnë një organizatë kriminale me fuqi të plotë politike dhe ekonomike. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për çështje procedurash apo burokracish, por për të pandehur që sipas tij janë pjesë e një strukture kriminale.
Duke iu referuar një rasti konkret të përmendur nga SPAK, Çollaku kritikon faktin që një kompani turke ka përfituar 50 milionë euro nga buxheti i shtetit ‘pa prekur asnjë punë me dorë’, ndërsa akuzat zyrtare flasin vetëm për ‘shkelje të barazisë në tendera’. ‘Kjo është vjedhje me dhunë e buxhetit të shtetit’, theksoi ai.
‘Është luftë, është përballje mes mafies dhe shtetit. Është përballje mes organizatës kriminale e përfaqësuar nga Rama dhe Balluku. Këta tashmë janë organizatë kriminale dhe këtu gjej një hapësirë të vonuar të strukturës së posaçme e cila nuk sjell në vëmendje akuzën organizatë kriminale. Këtu nuk ka, nuk është çështje procedurash, nuk është çështje burokracie ligjore.
Këtu janë të pandehur pjesëtarët e një organizate kriminale. Si qenka shkelje e barazisë në tender? Vjen ai turku këtu, merr 50 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prekur asnjë punë me dorë, ne themi shkelje e barazisë në tendera? 50 milionë euro i ka kërdisur ai sa ka ardhur në Shqipëri me sojzëzen e tij. Edhe ne themi shkelje barazie, çfarë shkelje barazie? Kjo vjedhje me dhunë. Vjedhje me dhunë e buxhetit të shtetit. Unë mora një shembull dje, nga njoftimi i SPAK-ut.
Bashkëpunim me partnerët tanë të çmuar, të vyër, nga andej, goditëm grupe, katër grupe kriminale. Dy në Turqi, një në Itali, një në Shqipëri, të cilët transportonin emigrantë. Nga vendet e lindjes si Siria, Siri, Irak, dhe një nga Egjipt. Drejt Italisë dhe Bashkimit Europian.
Këta ishin cilësuar menjëherë grupe të strukturuar kriminal. Kundrejt shumave nga 5 deri 10.000 euro dhe në 30 episode të investiguara nga ekipet e përbashkëta të ndihmës juridike, Shqipëri dhe vendet e BE-së plus Turqinë, na rezultonte që ishin provuar, të transportuar në këto shuma të ndërmjetme, rreth 1.100 raste, unë thashë 1.200.
Sikur të gjithë paratë, që nuk është para publike. Kanë gënjyer, kanë mashtruar, kanë shkelur ligjin, kanë bërë çfarë kanë bërë, janë nga 6 deri në 12 milionë euro. Këtu ne flasim për miliarda euro, që duhen 300 grupe kriminale të ngjashme t'i prodhojnë këto para dhe akoma kemi një akuzë komike, qesharake. Këtu, struktura e posaçme të cilat do ta mbështesim 30 orë në 24, duhet të shkojë tek thelbi i gjësë.
Kjo është vjedhje me dhunë dhe Edi Rama është duke mbrojtur vetveten. Belindën e ka lëshuar ai. Sepse duke qenë nën shënjestrën e presidencës Trump, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ku që nga sanksionimi i Luftar Hysës i kësaj familje, e sanksionuan nga departamenti i thesarit sepse ka bashkëpunuar me Sinaloan, ka pastruar qindra milionë euro, edhe në Shqipëri. Çfarë ndodhi? Në të gjithë vendet ku ky grup, kjo pjesë e kartelit ka operuar, janë ndaluar si sipërmarrje, janë në hetim. Po këtu çfarë duhet të bëjë? Ai zotëria ka hyrë e ka dalë ke Edi Rama dhe ka marrë lejen, bekimin, ndihmën, të gjitha.
Me personin B, se ishte dhe personi B aty, i dosjes tjetër. Këtu tani mblidhen të gjithë trafikantët dhe i bëjnë presion Ramës. Çfarë e kemi thënë njëherë dhe unë këmbëngul këtu. Rama dhe Balluku janë garancia e të gjithë punëve të mafiozëve të shpërndarë në Shqipëri. E të gjithë grupeve kriminale, u kanë dhënë leje, koncesione, strategjike, dhe pyetja, dhe pyetja bëhet, mirë se për Hysën na tha që e takova se ashtu ishte muhabet lagje andej nga Vlora.
Ai tjetri tha do bënte një libër me një skocez se i ka qejf librat ky zotëria. Po për Tushen mbremë, po për Tushen e ke takuar? Po për Gjokën e strategjikut, e ke takuar? Kush do ta pyesë pra, kush do ta pyesë? Këta zotërinj tani që na shesin drejtësi gjithë ditën. Ta bëjnë këtë punë, sepse. Sepse këtu janë miliarda euro. Organizata kriminale ka mbërthyer vendin dhe është në zyrën e pushtuar të qeverisë. I thonë Amerika, çfarë duam ne?
Të vijnë prokurorët amerikanë në vend të këtyre të SPAK-ut edhe ta arrestojnë Edi Ramën, të arrestojnë Belinda Ballukun? Ata duhet të arrestojnë prokurorët dhe gjyqtarët të cilët nuk veprojnë. Nëse ka të tillë dhe luhatjet e tyre, a ka trysni, a ka presion? Sigurisht që ka mafia kombëtare dhe ndërkombëtare në shpinë, ata prokurorët atje’, tha ndër të tjera Çollaku.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama ka ushtruar presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese. Berisha shkruan ...
Çështja e pezullimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka mbërritur në Gjykatën Kus...
PD ka emëruar Xhemal Gjunkshin në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë Kryetarit të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ankimimin që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin nga detyra të...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një konferencë për mediat për ç&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku ka vjedhur dhe ajo duhet të largohet nga qeveria. Sipas Berishës, v...
Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri një krahasim mes Belinda Ballukut dhe Koço Kokëdhimës i cili sipas tij, u larguar nga parlamen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka konsideruar të gjitha mashtrime publike, deklaratat e Ramës, që thotë se Komisioni ...
Kryedemokrati, Sali Berisha nga selia blu deklaroi se Belinda Balluku duhet të ishte arrestuar pas zbulimit të aferave korruptive, dhe pezullimit t&...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se interpretoi Komisionin e Venecias sipas interesit të tij në lidhje me pezullimi...