Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr...
POLITIKE

"Parlamenti është shndërruar në një institucion turpi"/ Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

P
Piranjat 5 October 2026, 15:57 · 4 min lexim
"Parlamenti është shndërruar në një institucion

Kreu i Partisë Demokratoke ka deklaruar se Parlamenti është kthyer në një insitucion turpi. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha iu drejtua socialistëve duke ju thënë se janë kthyer në zëdhënës të grupeve kriminale. 

Ai denonci edhe një herë skandalin e SHISH dhe ish-drejtores Vlora Hyseni. Berisha akuzoi socialistët se po shmangin nga agjenda në parlament debatin për këtë skandal.

Berisha: Parlamenti është shndërruar në një dhunues flagrant të interesave më jetike të qytetarëve shqiptarë. Është shndërruar në një institucion turpi, që po i shërben në verbëri absolute narko regjimit, narko shteti të parë dhe të vetëm në Europë, padrinos së Shqipërisë. Për çdo qytetar shqiptar, patriot pavarësisht nga bindjet e tij, çështja më themelore është se si piramida e sigurisë së tyre u faktua totalisht piramidë e narko shtetit kartelit.

Në vend që të spostoni çdo gjë nga agjenda dhe të sillni këtu debatin për goditjen fatale përfundimtare të shtetit nga narko shtet, asgjësimin nga narko shteti i Edi Ramës, ju bëni sikur derdhni lot krokodili për ata qytetarë që ju i urreni, që i vidhni nga mëngjesi në darkë.

Për qytetarët e vjedhur nga qeveritarët tuaj që ju i mbroni për vjedhjet që kanë bërë. A e dini çdo të thotë shefja e shërbimit, anëtare e grupit të strukturuar kriminale, më të rrezikshëm në Europë. Grupi që dispononte qindra mln euro për llogari të Edi Ramës në AKSHI.

Që kontrollonte internetin dhe komunikimin e mbarë vendit. Që kontrollonte sekretet shtetërore. Që në një akt pabesie, në një akt dhunimi flagrant të konventave ndërkonëvbatëre me urdhër të padrinos vuri në kontroll misionet diplomatike, delegacionet e huaja duke kërcënuar sigurinë e tyre në Shqipëri. Çfarë jeni ju? Avoketër të akteve të tilla, vetë një pjesë e juaja anëtare bandash.

Një pjesë e juaja ka porositur vrasje. Ka bërë pazaret më të fëlliqura me kartelet e drogës dhe tani bëheni avoketër të Edi Ramës dhe Vlora hysenit. A e dini SHISH është një institucion dhe jo një person?! Ju kujtoni se do shpëtoni me çdo mënyrë. Jeni skllevër të padrinos. Ky parlament duhet zhdukur sa më parë. A jeni shqiptarë ju? A nuk është SHISH një institucion iu rëndësisë më të lartë të shqiptarëve. Ju nuk keni një interes shoqëror, as interesa kombëtare, asnjë interes për këtë shtet dhe për këtë vend. Jeni skllevër të pasurimit tuaj.

Po të mos ishin këto ju Edi Ramën e kishit zhveshur lakuriq. Ndaj dhe nuk qëndrohet më këtu në parlament. ky parlament është zëdhënës i grupeve më të egra të Europës, zëdhënës i Lubi Ballukut. Ku e keni atë? Zëdhënës i Lindave të AKSHI-t. Zëdhënës i Suel Çelës. Zëdhënës i Troplinëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.