Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Elton Qyno rrëfen për dosjet e bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vr*sjet e Klodian Saliut dhe Va... Qeveria miraton ndryshimet në prligjin për sigurinë kibernetike, gjoba deri në 10 milionë lekë Skandali i Nvidia-s, lidhjet e Alice Huang me rivalin kinez Huawei ngrenë dyshime të reja Artan Hoxha ngre pikëpyetje për dosjen e SPAK: Kush organizoi dhe ekzekutoi vrasjet e Vajdin Lamës dhe Arta... Surpriza e motit të premten, ja çfarë pritet të ndodhë me reshjet Negociatat për fundin e luftës, Zelensky pas takimit me të dërguarit amerikanë : Fati i Ukrainës nuk mund t... Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenz... Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve; 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës
POLITIKE

PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH

P
Piranjat29 September 2026, 14:20 · 3 min lexim
PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit

Partia Demokratike i ka dërguar këtë të martë një kërkesë zyrtare për informacion Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj lidhur me procedurat e përdorura për propozimin dhe dekretimin e ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Kërkesa është dorëzuar nga nënkryetari i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Klevis Balliu, i cili e konsideroi situatën aktuale si një cënim të rëndë të sigurisë kombëtare.

Si rrjedhojë e situatës alarmante në të cilën ndodhet vendi, në një moment kur siguria kombëtare është cenuar rëndë, ngrihen pyetje serioze mbi mënyrën se si janë administruar institucionet më të rëndësishme të sigurisë së vendit.

Sipas të dhënave dhe fakteve që janë bërë publike, institucione të rëndësishme të sigurisë kanë qenë nën ndikimin e Ergys Agasit. Policia e Shtetit, ku në krye të saj ndodhet Ilir Proda; AKSHI, ku drejtoreshë ka qenë Mirlinda Karçanaj; strukturat e sigurisë kibernetike ku bashkeshorti i drejtoreshes Ervina Gjana ishte showerues i Agasit,; si dhe SHISH, ku janë bërë publike fajtet se shefja e sherbimit informativ ishte ne sherbim te Agasit dhe bandave qe ai kordinonte ne interes te qeveris

Nëse drejtues të institucioneve kyçe të sigurisë kombëtare i përgjigjen një personi që nuk mban asnjë funksion shtetëror, pyetja themelore është: kush e ka fuqinë dhe autoritetin për të vendosur mbi këto institucione?

Vetëm Kryeministri ka autoritetin institucional mbi një pjesë të konsiderueshme të këtij zinxhiri ekzekutiv. Për këtë arsye, është e pamjaftueshme dhe e pabesueshme çdo përpjekje për të paraqitur Edi Ramën si të paditur për veprimtarinë apo marrëdhëniet e njerëzve që kanë pasur akses dhe ndikim në institucionet më të rëndësishme të sigurisë së vendit.

Nuk ka asnjë njeri serioz që mund ta marrë seriozisht pretendimin se Edi Rama nuk di asgjë.

Sot, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, si dhe si deputet i pajisur me certifikatë sigurie, i kam dërguar Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit një kërkesë zyrtare për informacion mbi kriteret dhe procedurat e përdorura nga Edi Rama për propozimin e Vlora Hysenit, si dhe mbi kriteret dhe procedurën e ndjekur nga Presidenti i Republikës për miratimin e këtij propozimi.

Në kushtet e kësaj emergjence dhe për shkak të rëndësisë që kjo çështje ka për sigurinë kombëtare, pres një përgjigje urgjente, të plotë dhe transparente nga institucionet përkatëse.

Kjo nuk është një çështje personale apo partiake. Është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe me funksionimin e institucioneve të shtetit.

Institucionet duhet të japin përgjigje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.