Xhixho: Arsimi në emergjencë kombëtare! Shqipëria po mbetet pa profesionistë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deklaron se arsimi shqiptar gjendet në emergjencë kombëtare.
Reagimi i Xhixhos:
Arsimi në emergjencë kombëtare!
FMN ngre alarmin: Shqipëria po mbetet pa profesionistët që do të ndërtojnë ekonominë e së ardhmes.
Alarmi i ngritur nga FMN-ja është ngritur me kohë prej nesh.
Rezultatet e PISA-s në matematikë treguan dështimin e sistemit tonë arsimor dhe mungesën e aftësive bazë analitike te nxënësit shqiptarë.
Në një kohë kur ekonomia botërore po ecën drejt teknologjisë, inovacionit dhe automatizimit, Shqipëria po prodhon shumë pak inxhinierë, programues, shkencëtarë dhe profesionistë të teknologjisë.
Dhe kur një i ri nuk sheh mundësi për një punë të mirë, pagë dinjitoze dhe një të ardhme të sigurt, zgjedhja për t’u larguar nga vendi bëhet gjithnjë e më e fortë.
Nuk mund të flasim për Shqipëri europiane kur analfabetizmi funksional vetëm rritet dhe të rinjtë largohen sepse nuk shohin të ardhme këtu.
?Arsimi kërkon investim real, modernizim të kurrikulave, forcim të arsimit profesional, mbështetje për STEM-in, lidhje mes universiteteve dhe tregut të punës dhe mbi të gjitha, politika që u jep të rinjve arsye për të qëndruar dhe jo për të ikur.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Shqiptarët po vuajnë nga një sistem i korruptuar, vrasës e kriminal, Cakrani: Rama e ngriti!

Hetimet për Taren dhe Ballukun, Qyno: Mediat harruan objektin thelbësor, kishte apo jo korrupsion

'Ambient policor dhe patronazhisht' - Aktivisti zbulon prapaskenat e takimit të Ramës në Michigan

‘Bangladeshasit po bëhen mazhorancë, do të kenë përfaqësi me gjuhë zyrtare’, Mziu: Rama e arriti qëllimin politik

Protestuesit në ditën e 122: Dorëheqje e menjëhershme për kryeministrin! Arrestoni Ramën!





