Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit dërgohet me urgjencë në spital pas problemeve kardiake Era e fortë rrëzon kolltukun nga tarraca e pallatit në Vlorë, dëmtohet një biznes në Skelë Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës/ Makina përmbyset pranë fshatit Kotë Çfarë dimë për rënien globale të Microsoftit? Miliona përdorues pa Outlook, Teams dhe Copilot Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës para se të largohem nga Shtëpia e Bardhë, nuk përjashtoj ndërhyrjen u... Dyshohet se furnizonte sportistët me substanca dopingu, arrestohet vëllai i Pirro Dhimës në Greqi Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë “Koka” e grupit të trafikut të drogës, dënohet me burg shqiptari në Gjermani Trump “tërheq” Vancen nga negociatat me Iranin Nga ylli i Portos te varësia nga dr*ga, Mario Jardel rrëfen periudhën më të errët të jetës Skandali i Nvidia-s/ A u rrezikua siguria kombëtare e SHBA? Kongresi amerikan thërret për të dëshmuar Jense... Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit...
POLITIKE

U denoncua nga Piranjat/ Kallëzohet në SPAK ministrja Klodiana Spahiu, kopjoi temën e diplomës

P
Piranjat29 September 2026, 11:29 · 2 min lexim
U denoncua nga Piranjat/ Kallëzohet në SPAK ministrja Klodiana Spahiu,

Avokatja Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK, ministren e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, për pretendime për plagjiaturë të temës së diplomës.

Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Posaçme ku dhe depozitoi kallëzimin, Kalaja tha se në focus do të jenë ministrat dhe deputetët të cilët kanë marrë gradat e titujt shkencorë në mënyrë të pamerituar, rasti i Klodiana Spahiut u denoncua nga emisioni Piranjat. Ku pjesë të ndryshme të punimit të saj shkencor ishin të kpjuara nga disa autorë të huaj. 

Sipas Kalasë, dija arrihet me force dhe punë, e jo me plagjiaturë siç ka vepruar ministrja Klodiana Spahiu dhe kolegët e saj socialistë.

Po ashtu Kalaja, theksoi se edhe ndaj ish zëvendëskryeministres ka një kallëzim në SPAK, për falsifikim të diplomës së shkollës së lartë.

Duhet të kthejnë pas paratë e marra nga titujt shkencorë, fokus do jenë edhe ministrat që kanë marrë tituj e grada shkencore. Dija arrihet me forcë dhe punë, jo duke kopjuar e vjedhur siç është rasti i ministers së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

Jo vetëm që ka marërë plagjaturë temën, por s’e ka minimalin e ruajtjes së kopjimit. Jemi besimplotë se SPAK, do nisë me Spahiun dhe personat e tjerë.

Ne s’kemi marrë ende përgjigje se Balluku e ka diplomën e shkollës së lartë të falsifikuar. Ka pasur kallëzim, pastaj do merremi me Taulant Ballën e Ulsi Manjën, bashkë me grabitjen që i kanë bërë vendint, të na grabisin edhe dijen.  Ne vijmë me subjektin që është kompetencë e SPAK.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.