POLITIKE

"Shqipëria ka ende virusin komunist", Shkjau: ‘Zgjedhorja’ më e keqja në Ballkan

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 13:46

"Shqipëria ka ende virusin komunist", Shkjau:

Zëvendëskryetari i Ballit Kombëtar, Xhemal Shkjau ka lëshuar akuza të rënda ndaj procesit të reformës zgjedhore dhe gjendjes së demokracisë në vend.

Gjatë një diskutimi mbi ‘Zgjedhoren’ dhe ‘Territorialen’, Shkjau e cilësoi reformën aktuale zgjedhore si “një ndër më të këqijat në Ballkan”, duke argumentuar se vendi ende vuan nga një “virus komunist”, që po e degradon demokracinë.

Sipas tij, Shqipëria ka dalë nga diktatura, por mban brenda një “mikrob komunist” që e çon drejt degradimit. Ai përdori termin “Rama-Duro” për të përshkruar qeverisjen aktuale, duke pretenduar se ajo po i afrohet një forme diktature.

Zyrtari i Balllit Kombëtar, kritikoi ashpër procesin e numërimit të votave, duke theksuar se ndërsa në Kosovë apo Mal të Zi rezultati del brenda 24 orëve, në Shqipëri procesi zgjat me muaj të tërë, i shoqëruar nga “rrenë mbas rrene, gjyq mbas gjyqit, hajni mbas hajnisë”. Këtë vonesë ai ia atribuoi pikërisht “virusit komunist”.

Si zgjidhje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shkjau propozoi dy masa thelbësore,  zgjedhjet parlamentare të zhvillohen nën drejtimin e një qeverie teknike tre deri në pesë mujore, me një kryeministër të propozuar nga opozita, si dhe heqjen e sistemit aktual zgjedhor rajonal dhe rikthimin tek sistemi mazhoritar me 100 zona zgjedhore, të cilin e konsideroi si “sistemin më të mirë që ka pasur Shqipëria”.

Deklarata:

Unë për shkak të eksperiencës që e kam gjatë viteve të demokracisë, kam qenë katër-pesë mandate në Këshillin e  Bashkisë, një mandat kam drejtuar Këshillin e Bashkisë Shkodër. Edhe e vlerësoj shumë këtë tavolinë për reformën zgjedhore, e sidomos për reformën territoriale sepse e rëndësishme, mendoj unë që reforma territoriale është shumë e rëndësishme. Edhe aq sa ishte shumë e dëmshme mosmarrja pjesë në zgjedhjet vendore tonat. Pushteti vendor është një mrekulli për demokracinë, në qoftë se ai menaxhohet drejt me demokraci, drejtpërsëdrejti me rregulla ligjore. Sa më afër pushtetit, pushteti t'i shkojë qytetarit, mendoj se aq më mirë është për qytetarin.

Ne jemi pro marrëveshjeve që bën Partia Demokratike për reformën territoriale. Shumë e mirë, 90 e sa bashki dhe komuna. Për reformën zgjedhore, këtu është një gamë e madhe. Reforma zgjedhore ka shumë probleme. Është një ndër reformat më të këqija, nuk po them në rajon, po në Ballkan, që është në Shqipëri. Në rajon po se po. Ka një ndërgjegje të dobët menaxhimit nga ata që e kanë për detyrë. Nuk ka kushte zgjedhore. Në Shqipëri, Shqipëria ka dalë nga diktatura dhe ka ndërgjegje, ka virusin komunist brenda, që për pak këtë gjë, ajo degradon nga demokracia. Siç ka filluar tashti me këtë Rama-Duron, siç quhet me të drejtë, që ky afërsisht po i afrohet me pak ndryshim, se ekziston si pluralizëm, po ama të tjerat gjëra ky i ka poshtë. Mendoj që reforma zgjedhore duhet të ketë parasysh se si të menaxhohet nga ana e logjistikës.

Bën tre muaj me dalë rezultati i zgjedhjeve. Në shkon në Kosovë, në Kosovë është brenda 24 orëve e merr vesh 100%. Në Mal të Zi 100%, në Maqedoni po ashtu. Në Shqipëri bën tre muaj, katër muaj. Rrenë mbas rrene, gjyq mbas gjyqit, hajni mbas hajnisë. Kjo është një kangrenë e madhe që këtë e ka vetëm  një vend që ka regjimin, ka atë mikrobin e virusit komunist. E dyta, unë mendoj që duhet shkuar edhe njëherë, mendoj unë, kam mendimin tim, duhet të shkojë edhe njëherë tek sistemi zgjedhor i 100 zonave, me 40, me 200 deputetë të tjerë, mazhorancë, siç ka qenë i pari. Ai ka qenë sistemi më i mirë në Shqipëri.

Të hiqet ky rajonal, se ky po e çon në diktaturë më. E bën ti katër mandate, s’është, nuk ndodh kjo punë. Nuk garantohet rotacioni politik, nuk ka demokraci. Mendimi im, unë jam me këtë që të kalohet në sistemin e e parë. Doktor, ai ka qenë sistemi më i mirë për ne. Mendoj unë. E dyta, në zgjedhjet parlamentare duhet të bëhen me një qeveri teknike. Me kryeministër nga opozita. Tre mujore. Tre mujore, pesë mujore si ta caktojnë, nuk ka këtu bëjmë zgjedhje, ai i merr se i merr more doktor. Ai i merr se i merr. Ai ka bërë një makineri të madhe kriminale për punën e zgjedhjeve. Duhet një qeveri tre mujore, katër mujore, pesë mujore me një kryeministër nga opozita me e bërë këtë.

 Edhe një problem tjetër që kam unë. Djem të mirë ka shumë Partia Demokratike, e djathta shqiptare është ajka e kombit shqiptar, por, me ta thënë të drejtën, këta zotërinjtë që marrin pjesë nga ana juridike në këto reformat e thella me marrëveshjet me këtë Partinë Socialiste, nuk më duken se kanë forcë fjale. Ai që s'mundet me ec, mos me mund me bë, mos me pas forcë fjale, edhe këtu është fati i gjysmës së shqiptarëve,. Për këtë mendoj unë që duhet të marrë masa për numërimin. Mos me pas makineri numëruese akoma për të mos thënë 35 vjet për të numëruar prapë edhe njëherë në tavolinë, kjo është me kaluar në primitivizëm. Kjo nuk është normale. Komisionerë, partitë bëjnë komisionerë, marrin votat në mes të llojit, brenda llojit. Komisionerët e Partisë Demokratike ju kanë marrë votën nëpër duart e tyre  Partisë Demokratike, le më aleatëve që po i shohim fare. Këto duhen parë. Këtu është problemi. Thelbi është: qeveri teknike.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 5 Dhjetor13:07

Alimadhi: Edi Rama i vjedh zgjedhjet

Gjatë diskutimeve në takimin e opozitës për reformën zgjedhore u theksua se reforma e ardhshme nuk duhet të kufizohet vetëm...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë