FAZ: Protestat e studentëve shqiptarë shndërrohen në një lëvizje më të gjerë
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...

Një shuarje të një prej motorëve kryesorë të ekonomisë, e ka cilësuar deputeti i PD, Arjan Ndoja, projektin e ri për Portin e Durrësit, e ndërmarrë nga qeveria Rama.
Duke folur në takimin e organizuar në Durrës, Ndoja tha se zhvendosja e fokusit nga një port tregtar strategjik në një projekt turistik, rrezikon jo vetëm ekonominë kombëtare, por edhe identitetin e qytetit dhe mirëqenien e banorëve të tij.
Ky transformim, theksoi ligjvënësi demokrat i jep përparësi vendeve të tjera të rajonit, si Serbisë, duke i hapur asaj hapësira për tregun e mallrave dhe shërbimeve.
Sipas tij, ai është një hap prapa për Shqipërinë, madje duke e cilësuar procesin e integrimit europian si “thjesht një demagogji dhe propagandë”, që nis pikërisht me mbylljen e motorit ekonomik të vendit dhe riorientimin e tij drejt turizmit.
Transformimi i Durrësit nga një qytet historik dhe portual në një “qytet me turizëm lokal, sezonal dhe dy-mujor” po i shkakton qytetit krizën më të madhe të identitetit, u shpreh ndër të tjera deputeti i PD.
FJALA E DEPUTETIT NDOJA
Plani strategjik, në këndvështrimin tim personal, kjo nismë edhe ky, kjo ndërmarrje e hapave veprime qoftë ligjore, qoftë praktike, ka shuar një nga motorët e ekonomisë shqiptare më të rëndësishëm që është porti i Durrësit. Nga pikëpamja e vlerës statistikore-ekonomike. E dyta, kjo i jep përparësi vendeve të tjera të rajonit më të zhvilluara se ne, siç është Serbia. Këtë e guxoj ta them personalisht dhe është këndvështrimi personal. Po vazhdoj prapë me kurajon time personale për të thënë që edhe procesi i integrimit të Shqipërisë është thjesht një demagogji, një propagandë e cila fillon që nga porti i Durrësit me këto veprime, duke mbyllur motorin ekonomik edhe duke e orientuar drejt turizmit. Është e vërtetë që turizmi është sektor strategjik, por nuk mund të ketë rëndësinë e zhvillimit të një ndërmarrje shumë të rëndësishme ekonomike me peshë në buxhetin e shtetit. Durrësi, nga një qytet historik, nëpërmjet projektit të tij dhe largimit të portit të Durrësit, kthehet thjesht një qytet me turizëm lokal, sezonal, dy mujor. Pra, pa identitet. I kemi bërë krizën më të madhe të identitetit të qytetit të Durrësit.
Banorëve të Porto Romanos, që nga Shënavlashi deri në Shënapremte atje lart, Kanali i Gjermanit që ju e dini, në të dy krahët, një krah vepron Erzeni, një krah vepron deti, i kemi përmbytur. Ne kemi banorë të zonave të Kënetës, Durrësit, të cilët janë të përmbytur për shkak të vendosjes në mënyrë të gabuar të hidrovorit. Vendosja e hidrovorit e ka ulur kalatën nga 2.1 në rreth 700 e ca metra dhe ul sasinë përpunuese të mallrave, që në aspektin ekonomik ne na sjell shumë dëm. Në anën tjetër, krijon dëme të konsiderueshme, ku me një reshje jo të konsiderueshme shiu, ka disa përmbytje ku qeveria nuk merr asnjë iniciativë për ta ndërtuar një hidrovor të ri, për ta spostuar, për ta çuar në nivelin dhe më e pakta, minimalisht, për të shpërblyer dëmet e ardhura banorëve të këtyre zonave.
As përllogaritjen nuk e kanë bërë të saktë, jo më për t'i shpërblyer për disa, disa raste me radhë. Pra, përtej konsekuencave personale që do marrë secili që është i lidhur me këtë projekt, me ato iniciativa abuzive, korruptive e të tjera e të tjera me radhë, ne ndodhemi përpara një fakti real, i cili kërkon zgjidhje. Porti i Durrësit e ka ndërprerë pothuajse veprimtarinë e vet, ndërkohë që tek tjetri s'ka filluar akoma punimet, madje u anulua dhe projekti para disa ditësh që ne e pamë. Ky është problem kombëtar. Sot Shqipëria po shkon kundër anëtarësimit në BE. E para me mosdhënien e imunitetit të zëvendëskryeministres. Goditje e madhe për reformën e ashtuquajtur në drejtësi. E dyta, hapjen e hapësirave të Serbisë në rajon për treg mallrash dhe shërbimesh dhe ulja e rëndësisë nga një port përpunimi i mallrash në një port turistik në qytetin e Durrësit.
Kreu i PD, Sali Berisha në tryezën e diskutimit, për Portin e Durrësit, hodhi akuza të forta në adresë të Qeverisë...
Sektori i peshkimit në Durrës ka lëshuar një alarm të fortë për mbijetesën e tij, duke u përballur me një k&...
Berisha ka deklaruar se Shqipëria po përballet me një “breshëri kushtesh të reja” në procesin e integrimit euro...
Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion. Gjatë tryezës së zhvilluar në Durrës për Portin e ...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Adrian Gashi, gjatë fjalës së tij u ndal te ajo që e cil&...
Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa i është drejtuar zyrtarisht Institutit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtar...
Deputeti socialist Erion Braçe tha dje nga parlamenti se një deputet i PS ka detyruar grupin parlamentar të socialistëve të votoj&eum...
Ish kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe tre të dënuar të tjerë kanë bërë rekurs në Gjykat...
Analisti, Mentor Kikia, nuk i sheh Erion Braçen dhe Elisa Spiropalin, si zëra ndryshe në PS. Sipas Kikisë, Braçe nuk ka debatuar...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë ndërsa është...