Protesta e 118-të/ Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Aktivisti Arben Kola: Dua të nis me një falënderim për shqiptarët e Amerikës dhe një prej koordinatorëve që qëlloi në shenjë. Një patriot nga Dibra që është pjesë e protestës që ditën e parë. Dua ta falënderoj nga zemra dhe duhet të vazhdojmë betejën, se nesër do të jetë sërish në Asamblenë e OKB-së Ramoviçi, bashkë me Tao Taon dhe servilat e tjera, të cilët po e shoqërojnë në Amerikë.
Ndërkohë që pensionistët vuajnë, spitalet pa ilaçe, ai fle në hotele me 15 mijë dollarë nata, Ramovicci. Ndërsa Tao në dhoma me 10 mijë dollarë nata. Imagjinoni çfarë talljeje bëhet me shqiptarët. Dua t’ju kujtoj se kërkesat tona nuk kanë ndryshuar. Një, dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit dhe qeverisë.
Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike.
Kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate. Për çdo kryeministër që do të vijë në të ardhmen, jo më shumë se dy mandate. E para është dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje.
Lexo edhe
POLITIKE
Protestuesit dhe studentët sfidojnë shiun! Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Aktivisti thirrje Eric Wendt: Na jepni një dorë, duam të krijojmë një qeveri të fortë

“Këtu mbaron predikimi im në shkretëtirë…!”/ Rama mbajti fjalimin në OKB, salla thuajse bosh

Protestat në Tiranë/ Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

“Koha për dorëheqje ka mbaruar”/ Protestuesit ashpërsojnë kërkesat: Nga sot vetëm arrestim! Do e mbyllësh karrierën në pranga

“Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Pankartat në ditën e 118 të protestës

Berisha: Ripërtëritja e PD është jetike për vendin! Populli opozitar pret fitoren
Berisha: ‘Tirania mediatike’ fsheh Shqipërinë e varfër dhe emigracionin, 1.1 milion shqiptarë janë larguar





