Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka mbajtur fjalimin e tij në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë, duke lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe duke bërë thirrje për reagim qytetar.
Në fjalën e tij, ai theksoi se pushteti aktual, sipas tij, është i brishtë dhe mund të rrëzohet nga e vërteta. “Mjafton një shkëndijë e së vërtetës që ky pushtet prej fasade të shkrumbohet e të bjerë në tokë,” deklaroi Xhaferri.
Deputeti akuzoi qeverinë se e ka kthyer vendin në pronë private dhe se fondet publike po keqpërdoren. “Paratë tuaja nuk shkojnë për shkolla më të mira, për spitale ku gjen shërim, as për rrugë e siguri publike. Shkojnë në xhepat e një grushti personash përmes tenderave sekretë dhe koncesioneve fantazmë,” u shpreh ai.
Në vijim, Xhaferri theksoi se problemi nuk është varfëria, por korrupsioni. “Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur. Nuk mund t’ia lëmë atdheun tonë atyre që e trajtojnë si plaçkë tregu,” tha ai.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë dhe të mos pranojnë situatën aktuale, duke theksuar se vendi ka potencial për zhvillim. “Ne kemi inteligjencën, forcën dhe arsimimin që ta bëjmë Shqipërinë të denjë për familjet tona,” deklaroi deputeti.
Xhaferri kërkoi zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i bërë thirrje qytetarëve të mos kenë frikë. “Duhet të shembim murin e pandëshkueshmërisë dhe të ngremë një rebelim kundër të keqes që na ka zënë frymën. Mos kini frikë nga makineria e tyre e propagandës,” përfundoi ai.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Prill19:56
VIDEOLAJM/ “Karteli narko-elektoral”, opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, mesazhet pikante në protestën e PD
Në protestën e sotme të opozitës, nuk kanë munguar mesazhet e ndryshme të qytetarëve të shfaqura më anë të...
POLITIKE
17 Prill19:34
Këlliçi para protestës: Rama bunkerizoi parlamentin duke mos i hequr imunitetin Ballukut
Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se në protestën e sotme do jepen mesazhe kryesore për skandalet që kanë ndodhur në...
POLITIKE
17 Prill19:31
Mijëra qytetarë mblidhen para kryeministrisë në protestë kundër korrupsionit Rama - Balluku, çmimeve të larta dhe varfërisë
Mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për protestën kombëtare kundër qeverisë Rama pas aferave ...
POLITIKE
17 Prill19:13
Snajper në tarracë dhe forca të shumta policie, çfarë po ndodh te Kryeministria?
Pak minuta para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, situata para Kryeministrisë paraqitet jo problematike, ndërkohë jan&eu...
POLITIKE
17 Prill18:56
Bushkolaj: Kokaina, call center-at dhe korrupsioni po varfërojnë qytetarët, ka arsye të forta për protestë
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se goditja e një grupi kriminal dhe sekuestrimi i rreth 7.5 ton&eu...
POLITIKE
17 Prill18:46
Pak para nisjes së protestës, Berisha mbërrin në seli, pritet me ovacione
Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, kryetari i Sali Berisha ka mbërritur në Selin&eu...
POLITIKE
17 Prill18:25
Nga shantazhi te aksioni i beftë në bizneset e bashkëshortit, zbardhen arsyet pse shpërtheu Elisa Spiropali
Duket se përplasja mes Elisa Spiropalit dhe Edi Ramës e sidomos Belinda Ballukut që është rreshtuar në një krah me të nu...
POLITIKE
17 Prill17:13
Protesta e opozitës/ Berisha: Qytetarët mblidhen kundër një regjimi që mbron vjedhjet e tyre
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën kombëtare të opoztës, e cila do të zhvllihet sot në o...
POLITIKE
17 Prill17:02
Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra
Rreth 1200 mbështetës të opozitës janë nisur në mënyrë të organizuar nga Shkodra për të marrë pjes&e...
POLITIKE
17 Prill17:00
'Në Shqipëri nuk sundon shteti ligjor, por Partia-Shtet e Ramës', Bardhi: Të protestojmë
Një arsye më shumë për të votuar është dhe vendimi i dhënë sot nga Gjykata Administrative e cila quajti të pal...