POLITIKE

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shtator 2026, 17:43
Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte

Në daljen e tij pas kthimit nga Nju Jorku, Edi Rama përsëriti të njëjtën linjë mbrojtjeje që ka përdorur sa herë ushtari i tij i radhës del në dosjet e SPAK-ut: përgjegjësia është individuale dhe kryeministri nuk mund të dijë çfarë bëjnë njerëzit e tij pas shpine, edhe kur këta hanë mollë dhe dardha. Vetëm se çështja këtë herë është më e rëndë. Hetimi ka çuar në arrest shtëpie ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, një skandal që ka prekur themelet e shtetit dhe për të cilën Rama bëri të paditurin.

I ndërgjegjshëm se i njëjti refren për "mollë dhe dardha që ia hanë pas shpine" nuk e bën më të njëjtin efekt siç e bënte dikur, Rama e artikuloi vetë pyetjen që sot e ngre gjithkush:

“Po si mund të mos e dija? Po si mundet që të mos jem i përzier unë vetë? Po si mund të them prapë se m’i hëngrën dardhat pas shpinës? Po si? Si?…”, tha ai duke e dhënë vetë përgjigjen.
Sipas tij një kryeministër nuk duhet të gjykohet për njerëzit që ka emëruar apo afruar pranë vetes, por nga mënyra se si sillet, pasi ata kapen nga drejtësia.

“Një kryeministër nuk gjykohet dot me pretendimin absurd, që asnjë njeri i lidhur me të nuk do ta shkelë kurrë ligjin, sepse përndryshe shkelësi është ai vetë. Kryeministri dhe krejt shumica qeverisëse gjykohen nga qëndrimi që mbajnë dhe veprimi që bëjnë, kur hapet llogaria e drejtësisë për dikë mes tyre apo pranë tyre”, tha Rama.

Duke shkuar akoma më tej kësaj logjike absurde që e zhvesh liderin nga çdo përgjegjësi politike, Rama e përmbysi edhe pyetjen që bëri vetë, duke thënë se nuk duhet pyetur “Si ka mundësi të mos e dijë kryeministri kur një vartës i tiji shkel ligjin?”, por “Si mund ta dijë kryeministri që vartësi i tij po mendon ta shkelë ligjin apo po vepron fshehtazi në shkelje të ligjit?”. 

Teorikisht, argumenti i Ramës edhe mund të qëndrojë; një kryeministër s'mund ta dijë për çdo ryshfet që merr një drejtor, çdo tender që manipulon një zyrtar apo çdo marrëveshje të paligjshme që bëhet fshehurazi në administratë.

Praktikisht, po të shohësh përgjimet e Ergys Agasit të siguruara nga SPAK, rezulton e pamundur që një njeri pa asnjë funksion publik, të kishte akses dhe ndikim në disa prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit. Le t’i marrim me radhë:

Vlora Hyseni dhe shpresa për një ndërhyrje nga “KM”

Rasti më i drejtpërdrejtë që tregon se Rama kishte njohje personale me Ergys Agasin është dosja e SPAK ku janë zbardhur mesazhet e Vlora Hysenit. Ato tregojnë se shpresa e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit ishte se Rama do të ndërhynte për t’i ndihmuar në mënyrë që Agasi të mos prekej nga policia.

Në një prej mesazheve Hyseni i shkruante: “Po më presin me shku te km… Jo mo zemer unë nje ore nuk rri me shume me ate”. Në një tjetër e njoftonte: “Neser duhet ta takoj km ne 830”. Por komunikimi më domethënës është ai i 19 gushtit 2026, në një moment kur situata e Agasit ishte rënduar dhe në Francë ishte arrestuar Ermal Beqiri. Hyseni e informonte se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, e kishte thirrur për takim: “Skenderi me thirri me u taku te hënën…”, dhe më pas shtonte: “Të shpresojmë që ka porosit km..”.

Mesazhi është i tillë që tregon se Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi shpresonin te një ndërhyrje e kryeministrit në polici, njësoj siç kishte ndodhur me Ilir Prodën që ishte në shërbim të Agasit. Pse dy njerëz në pozicionet e tyre mendonin se kryeministri mund të ndërhynte te drejtuesi i policisë? Pse Vlora Hyseni kishte bindjen se Rama do t’i ndihmonte? Mesazhet janë një provë e tërthortë se Rama ka qenë pjesë e komunikim të afërt me ta dhe jo më kot, çifti shpresonte tek një ndihmë nga ana e tij. Megjithatë hetuesit e SPAK nuk janë thelluar në këtë pjesë dhe kryeministri sot pretendon të kundërtën.

Kontrolli i Agasit në tenderat e AKSHI-t? 

E njëjta pyetje shtrohet për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ergys Agasi themeloi EA Solution më 15 shtator 2023 me kapital vetëm 1 mijë lekë. Brenda tre muajve e gjysmë kompania deklaroi 242.4 milionë lekë të ardhura dhe 232.1 milionë lekë fitim para tatimit, ose një normë fitimi rreth 95.7 për qind. Hetimi i SPAK-ut dyshon se ky sukses financiar nuk vinte nga ndonjë produkt teknologjik, por se EA Solution ishte përdorur për kalimin e parave të përfituara nga Soft & Solution drejt Agasit.

Nga materialet e dosjes, Agasi shfaqet si njeriu që kontrollon procedurat, fondet dhe mënyrën si do të ndaheshin kontratat e AKSHI-t. Në njërën nga bisedat e zbardhura në dosjen e SPAK, ai dëgjohet që i bie shkurt kur flet për një tender me logjikën “nga 2 e bëjmë 4” milion euro, ndërsa Mirlinda Karçanaj, drejtuesja shumëvjeçare e AKSHI-t, sipas akuzës së SPAK-ut, ishte pjesë e mekanizmit që favorizonte kompanitë e lidhura me grupin.

AKSHI është një agjenci nën varësinë e direkt të kryeministrisë, që administron sisteme dhe kontrata me vlerë qindra milionë euro. A mundej që një person privat të arrinte një nivel të tillë ndikimi mbi drejtuesit e një institucioni nën Kryeministri, vetëm nëse nuk do të kishte miratimin direkt të Edi Ramës? Edhe një herë, faktet janë kundër deklaratave të kryeministrit.

Policia në gjunjë përballë Ergys Agasit 

Padituria e Ramës bëhet akoma më e pabesueshme kur ndikimi i Agasit mbërrin te policia e shtetit. Në momentin e arrestimit ai ishte shoqëruar nga Uljan Shpataraku një ish drejtues I policisë së shtetit, ndërsa SPAK ka marrë në pyetje për të njëjtën dosje edhe ish-drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ilir Prodën. Të dy dyshohen si lidhje e drejtpërdrejt e Ergys Agasit.

Për më tepër, Gerond Meçe, biznesmeni që konkurronte dhe ankimoi procedurat e prokurimit të AKSHI-t, ka deklaruar se përpara pengmarrjes së tij kishte marrë një paralajmërim nga zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erjon Ismaili, që të qëndronte larg tenderëve të AKSHI-t. Pikërisht kjo dëshmi u përdor për hetimin e lidhjeve të Ismailit me grupin dhe ndaj tij më pas u raportua masë pezullimi nga detyra.

Më 12 gusht 2025, persona që u prezantuan si oficerë të BKH-së e morën Meçen dhe e çuan në zonën e njohur si Kilometri 26, në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan. Sipas hetimit, atje e kërcënuan atë dhe familjen e tij për ta detyruar të hiqte dorë nga ankimimet në tenderët e AKSHI-t. SPAK ka ngritur dyshime se Agasi kishte rol organizues në pengmarrje.

Një tjetër hallkë e dyshuar brenda Policisë së Shtetit që shfaqet në dosjen e Ergys Agasit është Fatjon Kalluçi, punonjës i Policisë Shkencore. Sipas raportimit, me kërkesë të SPAK-ut ishte kryer ekspertimi i një “Land Rover Defender” të zi, të sekuestruar më 22 korrik 2026 në garazhin e vilës së Agasit pranë kompleksit “Equos Resort”. Automjeti po ekzaminohej për gjurmë gishtash, fije flokësh dhe për t’u krahasuar me pamjet e mjetit të të njëjtit tip që dyshohet se ishte përdorur në rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe. Akt-ekspertimi i Policisë Shkencore iu përcoll SPAK-ut, por sipas të njëjtit raportim, disa ditë më vonë tri faqe të dokumentit hetimor iu dërguan në “Signal” edhe Ergys Agasit nga Fatjon Kalluçi.

Kur këto fakte vendosen bashkë, alibia e Ramës se ai nuk dinte asgjë, nis të fusë ujë.

Rama pranoi në fjalimin e tij se “me siguri” ka fajet e veta, duke shtuar se “nuk jam ëngjëll e as i pagabueshëm”, por këmbënguli se nuk mund të bëhet përgjegjës për shkeljet që njerëzit kryejnë fshehurazi.

Por pasi i je rikthyer historisë së plotë, versioni që tregon Rama bëhet shumë fantastik për të qenë i vërtetë.

Kështu na del se Ergys Agasi bëri për vete drejtuesen e AKSHI-t dhe kontrollonte tenderat e institucionit me qindra miliona lekë, korruptoi shefat e policisë dhe i urdhëronte ata për presion ndaj biznesmenëve konkurentë, siguronte dokumente të hetimit nga policia shkencore kur ishte në arrati, ndërkohë merrte informacione nga drejtuesja e SHISH-it dhe kishte ndikim edhe në institucione të tjera si tek Kadastra, të gjitha këto nën hundën e një kryeministri që kuptonte asgjë.

Me pak fjalë, Shqipëria paska pasur për vite me radhë dy kryeministra. Një leshko që dilte çdo ditë në televizor dhe tjetrin që kishte çelsat realë të shtetit. I pari nuk e dinte se ekzistonte i dyti.

Sigurisht që me këtë version të ngjarjeve që Rama po na propozon të jemi të gjithë leshko dhe të besojmë se për vite me radhë, atij nuk i paskan ngrënë vetëm frutat pas shpine. I kanë marrë pemët, bahçen, gardhin dhe të gjithë shtetin. Kurse ai thjesht nuk e dinte./Lapsi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime