Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si, sipas tij, institucionet shtetërore ushtrojnë presion ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
Gjatë një lidhjeje me emisinin ‘News24 Fundjavë”, ai tha se frika nuk lidhet aq me Policinë, sa me institucionet që kanë kompetenca kontrolli dhe mund të ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin e qytetarëve.
Korreshi akuzoi pushtetin për krijimin e një sistemi që, sipas tij, toleron abuzimet dhe më pas përdoret për të shantazhuar personat që janë përfshirë në to. “Për mua nuk është frika e policisë, sesa frika nga pushteti, frika nga tatimet, AKU etj. Të gjitha këto institucione qe vene si taksidarë, si arrogantë që i thonë ckeni ju, se aty di jenë shërbimet, do të jenë shërbime, do t’ju shfarosim.
Këta kanë ngritur një sistem hajdutërie që i lënë që të vjedhin, pastaj kur i bie bilbilit ai i madhi i ka të gjithë të shantazhueshëm. Kjo më tremb më shumë. Nuk besoj se qytetarët kanë frikë nga një polic’.”, tha ai.
Korreshi komentoi edhe miratimin e reformës së re territoriale në Kuvend, e cila mori 85 vota pro nga mazhoranca. Deputeti demokrat e cilësoi votimin si “vdekje të demokracisë”, duke pretenduar se nuk u mor parasysh zëri i banorëve të bashkive që preken nga riorganizimi, veçanërisht në qarkun e Fierit, Divjakë dhe Patos, si dhe në 13 bashki të tjera.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Tetor21:42
Protestuesit marshojnë rrugëve të Tiranës: O pallosh, pallosh i gjatë këtu na ke ditë e natë
Protestuesit vijuan me marshimin pas fjalimeve te Kryeministria në ditën e 132-të të protestave kundër qeverisë Rama.
Marshuesit ...
POLITIKE
9 Tetor20:10
“Këtij pushteti i ka ardhur fundi”, aktivistja Vatnikaj: Reforma e re territoriale një turp, nuk frikësohemi nga asnjë shantazh
Aktivistja Sidorela Vatnikaj në fjalën e saj në protestën e 132 kombëtare kundër qeverisë deklaroi se pushtetit të Edi R...
POLITIKE
9 Tetor20:09
“Çohuni shqiptarë! Të mos u dridhen kockat në varr të parëve”/ Doktori Pashaj “shpërthen” në protestë: Rama ka mision zhbërjen e vendit!
Këtë të premte mbahet protesta e 132-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i Ramës. Ermal Pashaj, doktori i njohur u sh...
POLITIKE
9 Tetor19:57
Protesta e 132-të/ Pankartat 'godasin' Ramën dhe Braçen: Me zërin kundër, me votën pro
Protesta e 132-të kundër qeverisë në Tiranë është shoqëruar me mesazhe ironike dhe kritika ndaj kryeministrit Edi Rama d...
POLITIKE
9 Tetor19:44
Berisha: Edi Rama ndërtoi narkoshtetin, Olsi Rama solli grupin nga Miçigani
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për lidhje me trafikun e drogës, duke e cilësuar atë si kërc&eum...
POLITIKE
9 Tetor19:12
Mazhoranca votoi reformën territoriale, Berisha: Kriminelë gjakftohtë
Sali Berisha ishte sot në Fier në kuadër të turit të tij të Foltoreve të Ripërtëritjes ku foli edhe për seanc&...
POLITIKE
9 Tetor18:33
Reforma Territoriale/ A e “shiti” Erion Braçe votën për një mundësi drejt Bashkisë së Tiranës?
Politika shqiptare njeh jo pak raste kur zërat kritikë brenda partive përfundojnë duke mbështetur pikërisht vendimet që kan&e...
POLITIKE
9 Tetor16:35
Reforma fshin 15 bashki, Korreshi: Kjo lëvizje si një “paradhomë e diktaturës”
Kuvendi i Shqipërisë ka vulosur gjatë orëve të vona të natës fatin e reformës së re territoriale, duke miratuar me ...
POLITIKE
9 Tetor16:13
PS kërkoi përjashtimin e tij, Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet. Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS-së për ta nd&eum...
POLITIKE
9 Tetor15:33
Kryeministri Rama njofton ngritjen e Ministrisë së Administratës Publike, zbulon edhe emrin e drejtueses
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike.
Gjatë fjalës së tij, Rama...