Protesta e 132-të/ Pankartat 'godasin' Ramën dhe Braçen: Me zërin kundër, me votën pro

Protesta e 132-të kundër qeverisë në Tiranë është shoqëruar me mesazhe ironike dhe kritika ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deputetit socialist Erion Braçe.
Një prej pankartave i kushtohej Braçes, duke vënë në dukje qëndrimin e tij kundër reformës territoriale përpara votimit dhe mbështetjen që i dha më pas në Kuvend.
“Me zërin kundër, me votën pro, teatri i Rilindjes”, thuhej në mesazhin e protestuesve, që ironizonte kontrastin mes deklaratave të deputetit dhe votës së tij.
Në shënjestër të protestuesve ishte edhe kryeministri Edi Rama. Një pankartë tjetër përcillte mesazhin: “Nuk na bëjnë përshtypje përrallat me luanë, na intereson ku shkojnë paratë tona”.
Slogani duket se i referohet një videoje të publikuar së fundmi nga Rama në rrjetet sociale, ku ai fliste për sfidat dhe zhgënjimet, ndërsa në sfond shfaqej një luan.
Përmes këtyre pankartave, protestuesit shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj vendimmarrjes politike dhe kërkuan llogaridhënie për përdorimin e parave publike.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Edi Rama ndërtoi narkoshtetin, Olsi Rama solli grupin nga Miçigani

Mazhoranca votoi reformën territoriale, Berisha: Kriminelë gjakftohtë

Reforma Territoriale/ A e “shiti” Erion Braçe votën për një mundësi drejt Bashkisë së Tiranës?

Reforma fshin 15 bashki, Korreshi: Kjo lëvizje si një “paradhomë e diktaturës”

PS kërkoi përjashtimin e tij, Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet. Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën

Kryeministri Rama njofton ngritjen e Ministrisë së Administratës Publike, zbulon edhe emrin e drejtueses

Agron Tare përballet me gazetarin live: Vëllait tim po i bëhet gjyq popullor, Toska: Jeni familjarisht për burg

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë





