Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes rëndë. S... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO
POLITIKE

“Çohuni shqiptarë! Të mos u dridhen kockat në varr të parëve”/ Doktori Pashaj “shpërthen” në protestë: Rama ka mision zhbërjen e vendit!

P
Piranjat 9 October 2026, 20:09 · 2 min lexim
“Çohuni shqiptarë! Të mos u dridhen kockat në varr

Këtë të premte mbahet protesta e 132-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i Ramës. Ermal Pashaj, doktori i njohur u shpreh se e keqja e këtij vendi është kreu i qeverisë Rama dhe zgjidhja e vetme është largimi i tij.

Pashaj deklaroi se, sipas tij, kërkesat e protestuesve për dinjitet nuk po dëgjohen nga qeveria, ndërsa e akuzoi atë për klientelizëm dhe përdorimin e pushtetit për interesa të lidhura me qëndrimin në detyrë. Doktori u bëri thirrje qytetarëve të dalin në krah të vendit, duke iu referuar edhe sakrificave të brezave të mëparshëm.

“Të ashtuquajturit e përzgjedhur të shtetit, nuk e kanë ndërmend të dëgjojnë kërkesat tonë. Ky emërues ka vetëm një mision, misionin e ka të lidhur me klientelizmin rreth karrikes së tij. Rama ka një mision, zhbërjen e Shqipërisë. Kemi kaq kohë që rropatemi, pse janë kaq pak njerëz që e kanë zemrën në vendin e duhur. Duhet t’i luftojmë këto gjëra vëllezër. Nuk kemi çfarë të presim nga besa e këtij tradhtari. Besa e një tradhtari është thika pas shpine. Këtë e ka vërtetuar ky pushtet.

Kërkesat tona për dinjitet janë legjitime. Ditën që ti pret se dikush do ndryshojë, e patë dje si ndryshoi. Duhet të bëhemi njerëz që e kanë zemrën në vendin e duhur. Nuk lejojmë njerëz që të përdhosin, e pamë dje që maskarada nuk ka fund. Dilni krah vendit tuaj, ata kanë derdhur gjak për këtë vend. Sot është lufta e të mirës ndaj të keqes. Rroftë Shqipëria, bashkohuni vllezër”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.