Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave, këtë herë jo për fushatën e 14 majit dhe për sulmet e tij ndaj Opozitës, por për një deklaratë të bërë në mediat italiane, ku shfaqet edhe njëherë tjetër si ‘avokati’ i Serbisë.
Në një intervistë për Porta e Porta, Rama kërkoi që Serbia të qëndrojë më afër me vendet e tjera të Ballkanit, për të qenë më të bashkuar politikisht. I pyetur nëse Shqipëria i tremnbet një zgjerimi të mundshëm në Bashkimin Evropian që përfshin Serbinë, në një kohë kur ky vend shihet shumë pranë Rusisë, Rama e mohoi në mënyrë kategorike.
“Jo, jo vetëm që nuk i trembemi kësaj, por jemi një zë mjaftueshëm i dalluar në Ballkanin Perëndimor që thotë se duhet ta mbajmë Serbinë shumë pranë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të jemi të bashkuar politikisht. Nga ana tjetër, sigurisht që ka dallime sepse Serbia nuk e ka sanksionuar Rusinë për arsye të qarta që në një moment duhet kuptuar se ato janë arsye të natyrës politike dhe historike, por edhe të natyrës pragmatike,”- tha Rama.
Madje, kryeministri i Shqipërisë tha se në mënyrë kategorike nuk e mendon një Bashkim Europian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë.
Edi Rama: Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur që pasioni luftarak, le të themi, të mos na përfshijë edhe ne në krijimin e mosmarrëveshjeve mes vendeve anëtare të NATO-s dhe pro NATO-s në Ballkan dhe mes Serbisë dhe komuniteteve që i përkasin një bote sllavo-ortodokse, që është e lidhur ngushtë me Rusinë.
Vittoriana Abate: A mund të mendohet një Bashkim Europian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë?
Edi Rama: Jo, për mendimin tim jo.
Vittoriana Abate: Çfarë skenari mund të imagjinoni në këtë fazë të konfliktit?
Edi Rama: Mundësia më e madhe është që ky është një nga konfliktet e ashtuquajtura të ngrira, por me një dimension mjaft mbresëlënës që mund të marrë peng jo vetëm Rusinë dhe Ukrainën, por të gjithë botën për një periudhë të gjatë kohore. Dhe, nëse rusët kanë qenë gjithmonë luftëtarë mjaft të ashpër, ukrainasit janë të njëjtë. Kështu të thuash që këtu mund të vendoset pa ata, më duket mjaft e vështirë.
Kjo deklaratë ka marrë dhe mjaft reagime. Një prej atyre dhe analisti polak, Jakub Bielamoëicz, ekspert në çështjet e integrimit europian.
“Pavarësisht nga probabiliteti i ulët që ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohet në BE së shpejti, është sërish e habitshme të shohësh Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, duke lobuar për anëtarësimin e Serbisë në BE, të cilin lidershipi aktual post-Millosheviçit e ktheu në shtetin kandidat më pak të përshtatshëm për anëtarësim”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama lobon për Serbinë. Në një intervistë për AP-në të dhënë më 5 dhjetor të vitit 2022, Rama i bënite thirrje BE-së që ta mbante sa më afër Serbinë.
Rama ka kritikuar më parë BE-në për zvarritjen e saj në pranimin e vendeve të reja anëtare. Gjashtë vendet që janë në fokus të samitit - Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia - morën garanci për vite me radhë, por panë që hapat e tyre drejt anëtarësimit të ngecin.
Sipas Ramës, lufta në Ukrainë ka dhënë një kujtesë të cenueshmërisë së rajonit dhe i ka dhënë BE-së një nxitje për të sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor në vathën demokratike të Evropës. Ai tha se blloku duhet veçanërisht të punojë "afër me Serbinë", e cila nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së gjatë kohës së luftës ndaj Rusisë.
“Zëri i përbashkët i Ballkanit Perëndimor...ka ndihmuar të shtyjë më shumë liderë të BE-së” që të lëvizin vendet në rrugën e anëtarësimit sepse “ju duhet Ballkani, Ballkani Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në”, tha Rama.
TIRANË- Një poster i Belind Këlliçit, që ka mbushur shumë nga akset e kryeqytetit, është shndërruar në nj&...
TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi bëri nj&e...
Qeveria ka përgatitur një ligj të ri për sigurinë kibernetike duke e përafruar atë me direktivat e Bashkimit Europian dhe d...
Kujt i ka skaduar karta e identitetit, do të lejohet të votojë më 14 maj. Kabineti qeveritar këtë të enjte ka zhvilluar mbl...
Gjykata Kushtetuese, ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike pë...
Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi edhe debatin e stisur nga Erion Veliaj dhe mediat e tij në lidhje me një poster të kandidatit opozita...
SERBI- Mediat serbe raportojnë se kryeministri Edi Rama ka dështuar me kërkesën e depozituar në Këshillin e Evropës pas rap...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur Manchester City si skuadrën me të cilën do të nënshkruajë një marr&e...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sot thirrje anti- kushtetuese dhe ka kërcënuar se nuk do të njohë votën e shqiptarëve n&...
Shkrimi ku shtjelloj pse sot jam kundër të baraslarguarve ka hapur mjaft polemika. Duke e interpretuar termin “bashkim” si shkrirje apo ...