POLITIKE

“Ramës i dolën lakuriq vjedhjet”/ Berisha: Po i bën presion Kushtetueses për vendimin ndaj Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 19:34
“Ramës i dolën lakuriq vjedhjet”/ Berisha: Po i bën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Edi Rama është sipas tij hajduti kryesor i aferave ku akuzohet si e implikuar Belinda Balluku.

Nga Foltorja para kryeministrisë, Berisha u shpreh se presioni që Rama po i bën Gjykatës Kushtetuese tregon se ai ka frikë nga drejtësia dhe do të mbrojë veten e vet. Berisha shtoi se opozita nuk do ti ndalë protestat derisa Rama dhe Balluku të largohen nga pushteti.

“Ne jemi dëshmitarë këto ditë të një krize ndër më të paimagjinueshmet. Një krize, e cila zhveshi lakuriq para shqiptarëve hajdutin më të madh të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, Edi Ramën.

U desh akuza e bazuar në dokumente zyrtare të vjedhjes së 50 milionë euro nga zëvendëskryeministrja, për të bërë që Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se hajduti jam unë, se paratë i kam marrë unë dhe se drejtësisë i tregoj bërrylin dhe nuk e lejoj të veprojë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo, as mbret, as perandor, as diktator, as kryeministër, që t’i lejojë vetes një akt të tillë. Cilido do kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm. Por nuk e largon dot se paratë i ka marrë ai, se vjedhja është bërë me urdhër të tij, se paratë i kanë ndarë së bashku dhe se kjo është vetëm një sasi e vogël e tyre.

Edi Rama ka dy ditë që ka humbur çdo gjë dhe në një përçartje të neveritshme del merr në mbrojtje haptas, po mbroj ministren, nuk po mbroj Lubinë.

Po mbroj kryeministrin, nuk po mbroj Edvinin. Po të dy jeni hajdutë mor, ku ka hajdutë si ju.

Po ti atë që bën kundër Gjykatës Kushtetuese, fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere.

Pra, le t’u drejtohemi bashkë shqiptarëve, çfarë do bëjmë ne të dashur qytetarë, të dashur bashkëatdhetare kudo që jeni? Do pranojmë ne të vazhdojmë të vidhemi nga një kusar që nuk ka asnjë normë morale, që kërkon të bllokojë edhe vendimin e gjykatës, apo nuk do i ndahemi atij gjer ditën e fundit të largimit nga pushteti. E dyta është misioni ynë”,- u shpreh Berisha.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?