Reuters jehonë protestës së studentëve në Tiranë: Demonstrata mes një vale më të gjerë të aktivizmit studentor në Evropë

Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë, ndërsa policia u përgjigj duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji, pasi një demonstratë mbarëkombëtare për arsimin dhe çështjet sociale degjeneroi në dhunë. Policia shoqëroi disa protestues.
Duke publikuar lajmin mbi protestat e kësaj të marte në Tiranë, agjencia Reuters, shkruan se organizatorët e studentëve thanë se protesta ishte për kushtet në universitete, kostot e arsimit të lartë, mbështetjen financiare dhe perspektivat e punësimit pas diplomimit.
“Ajo që i duhet Shqipërisë është një revolucion, një ndryshim, një përmbysje e plotë e sistemit sepse nuk mund të vazhdojë kështu”, tha protestuesja Luljeta Kola, duke shtuar se në vend ka padrejtësi të thellë sociale dhe një hendek midis të pasurve dhe të varfërve.
Agjencia shkruan se demonstrata vjen në mes të një vale më të gjerë të aktivizmit studentor në Evropë. Në Francë, nxënësit e shkollave të mesme kanë organizuar javë të tëra protestash dhe bllokimesh shkollash duke kërkuar më shumë mësues dhe ambiente më të mira, duke argumentuar se ndërtesat shkollore në përkeqësim dhe klasat e mbipopulluara po dëmtojnë arsimin.
Lexo edhe
POLITIKE
Përplasjet te Ministria e Arsimit, reagon PD: Koha e Ramës mbaroi, pushteti nuk e mbron më

Boçi pas dhunës ndaj studentëve: Ky regjim duhet shembur me protestë mbarëqytetare

VIDEO/ Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

Berisha reagon për dhunën në protestën e studentëve: Stop terrorit të banditëve të narkoshtetit!

Pas shkrirjes së 15 Bashkive, PS gati të shkurtojë edhe numrin e deputetëve

“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat, ja çështjet që pritet të diskutohen!

Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve, Tabaku: E keni kthyer Kuvendin në tallje





