Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji... VIDEO/ Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave... Apeli e liroi nga qelia! Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë Gjykata rrëzon vendimin e mazhorancës, Bardhi: Rama kërkon një Kuvend pa opozitë! Përgjegjësit do të përbal... Kuçana pas seancës në GJKKO: Balla shmang drejtësinë, unë jam e ardhmja, ai është e shkuara Rama lajkaton Marta Kosin për progres-raportin, komisionerja flet për shifra, ‘harron’ demokracinë Trump i kërkon Putinit të “tërhiqet” nga agresioni në Evropë
POLITIKE

‘Po i serviloset Izraelit’, Koka: Ron Yeffet po i ofron Ramës një shërbim që i duhet fort

P
Piranjat13 October 2026, 10:53 · 2 min lexim
‘Po i serviloset Izraelit’, Koka: Ron Yeffet po i ofron Ramës

Gazetari Bledian Koka thotë se biznesmeni izraelit Ron Yeffet po i ofron Ramës një shërbim që i duhet fort.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Koka shton se Rama po luan me Izraelin të njëjtën kartë që ka luajtur dhe me Erdoganin ndërsa po mundohet të shkojë në ekstrem për të gjetur një mbrojtje. Koka është i bindur se tashmë janë pjekur kushtet që Rama të thirret në SPAK për t’u përballur me forcën e ligjit.

“Qartazi Ron Yeffet i ofron një shërbim që Ramës i duhet fort e pret t’i vijë nga Izraeli. Mënyra si i serviloset Izraelit, provokon shqiptarët me ngritjen e muzeve hebraike në Vlorë, nxit historianët e vet të thotë që Vlora ka pasur më shumë hebrej se vlonjatë. Rama ka luajtur të njëjtën kartë me Erdoganin. Po mundohet të shkojë në ekstrem për të gjetur një mbrojtje.

Kërkon një drejtësi që nuk vepron me regji dhe për llogari të njërit apo tjetrit grup të maxhorancës por vepron për llogari të shtetit shqiptar dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Por paralelisht me reagim të fortë të qytetarëve dhe ndërgjegjësimi i tyre në raport me atë që kanë përballë. Nëse nuk veprojnë këto dy elementë, thjesht pritja nëse dikush nga jashtë do na e zgjidhë hallin tonë që kemi me këtë njeri të papërgjegjshëm nuk mjafton. Janë pjekur kushtet që Rama të përballet  me një minithirrje nga SPAK që do të ishte dhe hapi i parë drejt shkuarjes që do të ishte skenari kroat apo një skenari të ngjashëm, ku Rama të përballet me forcën e ligjit në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.