POLITIKE

Ron Yeffet, njeriu hije për lobim apo fshehje pasurie/ Koka: Ja pse Rama ka zgjedhur një prestanome ndërkombëtar

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Prill 2026, 19:04
Ron Yeffet, njeriu hije për lobim apo fshehje pasurie/ Koka: Ja pse Rama ka

Një aktakuzë në SHBA ndaj shtetasit izraelit Ron Yeffet për mashtrim ka rikthyer dyshimet për lidhjet e tij me qeverinë shqiptare, duke e vendosur atë në qendër të pikëpyetjeve për rolin që mund të ketë në raport me kryeministrin Edi Rama në një kontratë të dyshuar me një vend anëtar të NATO-s.

I ftuar në emisionin “Task Force”, gazetari Bledian Koka u shpreh se në qendër të debatit publik po del një skemë e dyshuar ndërkombëtare që lidhet me qeverinë shqiptare dhe figurën e shtetasit izraelit Ron Yeffet, i cili përmendet në një aktakuzë të ngritur në SHBA për mashtrim.

Koka theksoi se, ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi rolin e Yeffet në marrëdhënie me kryeministrin Edi Rama dhe mbi mënyrën se si strukturohen skemat e financimit dhe lobimit.

Ndër të tjera ai u shpreh se, sipas analizave të diskutuara, ekzistojnë dy qasje kryesore: njëra që e paraqet atë si lobist, dhe tjetra që ngre dyshime për përdorimin e tij si “njeri hije” apo “prestanome” në skema të dyshuara financiare, duke shtuar se mungesa e transparencës dhe përdorimi i mekanizmave ndërkombëtarë e bëjnë të vështirë gjurmimin e këtyre proceseve nga institucionet hetimore.

Pjesë nga deklarata:

Që me shumë gjasë, nëse do të zbulohet, si me thënë, është, do të duhet të jetë Shqipëria, logjikisht, sepse “sufina” që lexuat pak më herët, që përcolli edhe tej çdo dyshimi, është një aktakuzë që është prodhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, është ai versioni i famshëm i “sufinës” që kishim edhe në rastin e McGonigalit dhe që na tregon, pra, që ky njeri akuzohet për mashtrim dhe të gjitha mashtrimet i ka bërë duke pasur një mbështetës si cover. Pra, çfarë janë mashtruesit? Mashtruesit janë njerëz të cilët atyre që i kanë përballë dhe që duan t’i zhvasin, u ofrojnë një panoramë me lidhje shumë të fuqishme, të cilat ata i besojnë ose i bëjnë counterpart-it të besojë se mund të investojë në projekte që do të gjenerojnë shumë më shumë para.

Patjetër që diskutohet, dhe kur në fakt nuk ofrohet asgjë, por kjo është mes Ron Yeffet dhe atij që ka bërë padinë. Tani pyetja është: çfarë përfaqëson Ron Jefet për Edi Ramën? Dhe është titulli i asaj që kemi vendosur, që është “njeriu hije i Edi Ramës”. Njeriu hije për çfarë? Njeriu hije për lobim apo njeriu hije për të fshehur paratë? Ka, pra, prestanome. Pra, pjesa e parë është shërbim i cili paguhet, kurse pjesa e dytë është më e rëndësishme: bashkautor në krim. Sepse ajo që tha edhe zoti Ahmetaj, që e ka deklaruar para disa kohësh, përpara se Ron Jefet të ishte thjesht një emër i panjohur, na jep një panoramë tjetër. Na jep një panoramë ku zoti Rama, përveç atyre prestanomeve që ka në Shqipëri dhe që ata që duan t’i dinë i dinë fare mirë, për atë që besohet si pastrim parash që gjenerohet përmes korrupsionit, ka zgjedhur tashmë edhe një prestanome, këtë herë ndërkombëtar. Ndërkombëtar, nga ata që është e vështirë edhe të hetohen për shkak të shtetësisë. Sepse e dimë fare mirë që shtetasit izraelitë, kudo që janë dhe kur kanë një lloj pushteti të caktuar, janë të vështirë për t’u hetuar. Pra, kjo gjë e luajti…

Këtu loja, me sa duket, me aq sa kuptoj unë, bëhet edhe më e sofistikuar, bëhet edhe më kripto, meqë ra fjala. E kupton? Sepse këtu hyjmë edhe te çështja e kriptove, por kjo do të kuptohet, sepse është muhabeti i kriptove, janë bankat e reja që po krijohen në Shqipëri dhe ardhja e Eric Adamsit në Shqipëri. Të gjitha këto do të prodhojnë reperkusione, por ne nuk po spekulojmë, por po flasim vetëm për ato që shohim, kemi hulumtuar dhe ato që na thonë dëshmitarët e Edi Ramës. Pra, Ron Jefet, siç na thotë zoti Ahmetaj, nuk është një njeri që ka dalë së fundmi. Daton që në kohën kur diskutohej çështja e borxhit, dhe çështja e borxhit është një çështje e vjetër. Dhe sigurisht zoti Rama gjithmonë ka përdorur, ose “Air Albania”, që daton që në 2019-ën, mekanizma, prestanome, njerëz të cilët marrin përsipër kosto dhe veprojnë.

Prandaj ndoshta kjo është edhe vështirësia. Sepse ne themi SPAK-u, SPAK-u, SPAK-u. Patjetër që SPAK-u duhet, këto që i bëjmë ne duhet t’i dijë ose t’i hetojë dhjetë herë më shumë. Por pikërisht ky lloj mekanizmi okult, i fshehtë, i gjetjes së personave, fijet e të cilëve janë zakonisht në ishuj ose në offshore, zgjidhen pikërisht këta persona për të bërë xhiron e madhe të parave, ku mishi piqet, thotë populli, dhe helli nuk digjet. Dhe prandaj sot zoti Rama del me kënaqësinë dhe me krenarinë e njeriut: “unë s’kam akuza për korrupsion”. Sigurisht që diskutohen dhe përmenden raportet që bënte dikur Komisioni i Këshillit të Europës për këtë njeri që ka 200 milionë euro që i ka çuar lart e poshtë, por ne jemi duke folur në nivele të tjera. Shohim pra një person i cili është realisht shumë me hije, i cili del sa herë bëhet fjalë për një nga ato vendimet e dyshimta dhe pisllëqet e zakonshme që dalin në fund te qeveria, inceneratorët, you name it…

Sepse, që të kuptojmë Ron Jefetin ose çfarë bën Ron Jefeti, duhet të shikojmë çfarë ndodhi me inceneratorët. Çfarë ndodhi me inceneratorët? U gjendën dy persona që sot jetojnë si princa dhe si mbretër në Vjenë dhe na bëjnë qejfllëk dhe prodhojnë lajme për Shqipërinë herë pas here, sipas nevojës, sepse kanë bërë lekë. Kanë marrë lekët e Bled Kokës, të Naim Lamexhos, të Genc Burimit, Genc Gjokutajt, Burimit të Durrësit, sepse Burimi ndonjëherë shpëtoi.

E kupton? Dhe të gjithë ata që po na shohin në këto momente jetojnë si mbretër në Austri dhe, me bekimin e Edi Ramës, ndërtuan tre inceneratorë inekzistentë. Morën 405 milionë euro dhe qytetarët shqiptarë ngelën me rrobat e reja që nuk ekzistojnë. E njëjta gjë është edhe këtu. Nuk kemi incenerator, dje kishim “Air Albania”-n, pastaj kemi borxhin, pastaj këtë markimin e këtyre. Tani na del kjo Kajo, që për sigurinë bëhet me tendera sekretë, të cilët nuk ke shanse t’i shohësh ndonjëherë. Kështu që duhet të presim kur do të shkasi këmba, sepse një ditë zullumi këputet. E vetmja gjë që nuk këputet është, si me thënë, siguria e zotit Rama dhe këtu ndoshta futemi te tema e dytë, për faktin që çfarëdo që ai bën, SPAK…

Artikuj te sugjeruar

video

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Albania; 23/10/2026

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”