POLITIKE

Rritja e çmimeve/ Alimehmeti: Nafta s’ndjek normat e tregut, por ato të interesave të një grushti personash!

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Prill 2026, 17:45
Rritja e çmimeve/ Alimehmeti: Nafta s’ndjek normat e tregut, por

Rritja galopante e çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore nuk është thjesht pasojë e luftës në Ukrainë, por një problem i thellë i shkaktuar nga keqqeverisja, abuzimi i vazhdueshëm dhe një strategji afatgjatë për shpopullimin e vendit. Ilir Alimehmeti, theksoi se kriza aktuale është ndërtuar gradualisht që nga viti 2013 dhe lufta po përdoret si justifikim për të mbuluar dështimet e brendshme.

Alimehmeti: Më 2013-ën, patën deklaruar që jo po do heqim akcizat nga nafta, do heqim akcizat nga ushqimet e shportës e me radhë. Nuk e bën kurrë këtë në 13 vite, kështu që mos presim neve që do ta bëjnë në këtë moment këtu. Në këtë situatë ku ndodhemi, patjetër që lufta ë shkakton një situatë, një pështjellim të gjërave, por kjo nuk i mjafton si justifikim qeverisë për rritjen e çmimeve. Fillojmë nga nafta e më pas gjithë çmimet e tjera. Se kujtoj që nuk kemi shkuar rastësisht këtu, kemi shkuar sepse ne kemi, naftën gjithmonë kemi pasur naftën më të shtrenjtë në të gjithë Europën. Kujtoj që sa herë rritej valuta, se ne e blejmë atë në valutë, nuk e blejmë lekë, atëherë e gjej justifikimin për ta rritur naftën, po tashti edhe kur euroja është në rekordet historike prej kaq vitesh për shkak të eurove ë të pista që hyjnë në Shqipëri për shkak ë nga narkotrafiku, kurrë nafta nuk u ul, por rritej, vazhdonte dhe rritej.

Pra nuk ndjek normat e tregut për shkak sepse ndjek normat e interesave të një grushti personash, të cilët kryesohen në fund të fare nga Edi Rama se ai e ka gjithë këtë diskutim në dorë. Kujtoj gjithashtu që kemi pasur një denoncim ku 1 miliard tonë, 1 miliard litra, ndjesë, naftë, kanë hyrë kontrabandë në këtë vend dhe janë paguar nga ne bashkë me taksat e shtetit që kanë shkuar në xhepat e tyre.

Njëjtë për ushqimet. Nëse neve nuk i vumë mend gjithë ato zjarre që ndodhën vitin e kaluar, se shkatërruan ato bujqësi e blegtori e prona. Nga krahu tjetër pastaj nuk i shkaktuam, nuk i dhamë rëndësi as përmbytjeve që shkaktuan blegtori e bujqësi e prona e me radhë, dhe pastaj habitemi ne dhe t'ia vëmë gjithçka luftës. Është një pakujdesi e qëllimshme e vazhdueshme e qeverisë, e Edi Ramës dhe ministrive përkatëse në këto lloj drejtimesh. Sepse në qoftë se nuk ke subvencione të vazhdueshme në bujqësi, nuk mund t'ia lësh fajin vetëm luftës pse të rritet sot çmimi i ë perimeve, i frutave, i mishit apo çfarëdo lloj produkti tjetër. Sepse e ke të vazhdueshme gjatë qeverisjes tënde mbajtjen mbrapa, mbajtjen një marsh mbrapa të të gjithë ekonomisë shqiptare në këtë rast në veçanti bujqësisë dhe blegtorisë.

Katastrofat natyrore nuk erdhën rastësisht, erdhën si mungesë investimi në minimizimin e risqeve prej tyre. Kështu që këto ndjekin të gjitha njëra-tjetrën dhe zullumet mblidhen bashkë. Lufta është vetëm një nga faktorët. Kjo është e vërteta që neve duhet t'ia themi njëri-tjetrit e ta pranojmë shumë qartë, se luftë dikur nuk do ketë, por në qoftë se qeveria vazhdon është zullumqare për këtë shtet nuk është se do ketë ndonjë zgjidhje. Kështu që çmimet janë të lidhura në radhë të parë me keqqeverisjen.

Më pas ka dhe faktorë të huaj që mund të ndikojnë, po s'ka asnjë lloj ë faktori i huaj lufte që mund të ndikojë te çmimi i domates. Në qoftë se domatja prodhohet këtu në Shqipëri, pse duhet të ndikohet ajo nga çmimi i luftës? Në qoftë se ka deklaruar kjo qeveri që naftën do t'ia japi bujqësisë pa taksë, në qoftë se ka deklaruar kjo qeveri që do ja japi pa akciza e me radhë, atëherë po t'i kishte mbajtur këto premtime, ne nuk do kishim fare asnjë lloj ndikimi këtu. Ndikimi do ishte krejtësisht, në qoftë se nuk do kishte abuzuar me fondet e IPARD-it, nuk do kishim asnjë lloj problemi këtu. Po problemi është pikërisht që abuzon në mënyrë të vazhdueshme dhe të gjitha këto të vendosura mbi njëra-tjetrën, sjellin një situatë të këtij tipi që tashti na rëndon xhepat e të gjithëve. Se shkon dhe tallet dhe thotë mbas 220 lekëve do bëhet pa akcizë, me metoda të tilla të pakuptimta.

Shteti patjetër ka taksa që do mbështetet nga ato taksa për të bërë x shërbime. Nuk është faji i askujt prej jush, pra i qytetarëve, që po rritet kjo pjesë, por ne nuk do taksojmë ekstra sepse do ta ndajmë këtë ngarkesë financiare bashkë. Do kishte qenë relativisht korrekte. Apo të merret vesh me opozitën, të dëgjojë ë propozimet e saj, sepse është detyrë të dëgjosh propozimet, mund të mos jetë dakord, mund ta votojë dhe kundra. Po jo të mos i marrë parasysh fare, mos t'i hedhi as për diskutim. Prandaj këto, këtu kemi një qeveri e cila e ka sjellë këtë situatë, jo vetëm ditët e fundit e javët e fundit, e ka sjellë me vite situatën këtu ku s'mban më dhe e mban tashti që ne jemi, nuk kemi asnjë lloj sovraniteti, edhe pse jemi vend që nxjerr naftë vetë, s'kemi sovranitet nga ky drejtim. Edhe pse jemi vend që kemi bujqësi e blegtori, as këtu s'kemi sovranitet, jemi të detyruar të importojmë pothuajse gjithçka sepse nuk e kemi subvencionuar bujkun dhe blegtorin shqiptar dhe kemi detyruar të shpopullohen këto zona se na duhen ato tokat djerrë.

Në mënyrë që t'i zaptojmë me paketa malesh, me investitorë strategjikë e me radhë e me radhë. E pastaj këtë e vuajnë të gjithë, nga i pari tek i fundit, kur vjen puna te konsumet e shportës. Prandaj kjo është një, një vizion që ato kanë pasur. Unë e kam thënë sa herë në këtë emision. Nuk është thjesht çështje korrupsioni, po ato kanë pasur një vizion shpopullimi të këtij vendi, i cili arrihet në mënyra nga më të ndryshmet. I ofrojmë më pak shëndetësi, i ofrojmë më pak arsim, i ofrojmë më pak siguri, i ofrojmë çmime më të larta, ia vështirësojmë jetën në çdo lloj mënyre të mundshme, në mënyrë që ata njëherë e përgjithmonë të thonë që kjo Shqipëri nuk bëhet e të largohen. Pra e kanë agjendë të vjetër dhe ky është plan veprimi i tyre. Prandaj në këtë aspekt ne duhet të jemi shumë korrekt dhe konkret dhe ta themi plot që nuk ka ardhur kjo situatë as në mars, as në prill të 2026-ës. Kjo ka ardhur duke filluar nga 2013-a e këndej duke u ndërtuar si kazus.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 5 Prill21:35

Rama: Ja pse besoj në Zot

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se nuk është ndjerë kurrë rehat për të folur për besimin e tij fetar. Rama ë...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?