Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për... Macron pas 10 vitesh si President: Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve  Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi... VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër...
POLITIKE

“Shkove bëre plazh e fjete në shtëpi”/ Deputetët “shpërthejnë” në të qeshura te “Ligjet”! Mziu: Kur të jep këshilla edhe Zegjineja

P
Piranjat 2 October 2026, 13:10 · 2 min lexim
“Shkove bëre plazh e fjete në shtëpi”/ Deputetët

Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për ndarjen e re territoriale ka shkaktuar krahas debateve edhe batuta dhe të qeshura.

Ka qenë deputetja e PS, Zegjine Çaushi, e cila i është drejtuar kolegut të tij demokrat, Xhelal Mziu, duke i thënë se për 4 muaj bojkotove komisionin e reformës territoriale.

“Mos e bojkotoje 4 muaj, por shkove berë plazh, fjete dhe gjumë në shpi dhe vjen këtu e kërkon bashkimin e dy nismave”, iu drejtua Zegjine Çaushi deputetit Xhelal Mziu.

Ky i fundit me nota ironie u përgjigj, duke i thënë se “kur të jep këshilla edhe Zegjineja është standard i lartë, ndaj duhet të merren në konsideratë”.

Pjesë nga debati:

Zegjine Çaushi: Nëse e kishte kaq shqetësim të madh reformën territoriale  ti Xhelal, kujtoheshe. Mos e bojkotoje 4 muaj, por shkove berë plazh, fjete dhe gjumë në shpi dhe vjen këtu e kërkon bashkimin e dy nismave

Ulsi Manja: Ti zonja Caushi, këtë punën e plazhit e pate vetëm për zotin Mziu apo për të gjithë?!

Xhelal Mziu: Në fakt kur Zegjineja të jep këshilla në të gjitha fushat është vërtet një standard i lartë dhe duhet ta marrësh në konsideratë edhe ti kryetar për qortimet që ju bën, sepse Zegjineja është më afër asaj që ka si pikësynim PS dhe jo standardi. Kështu që do të dëshiroja që komisionit të shkojë drejt zbatimit të ligjit dhe jo rekomandimeve të Zegjinëse që nuk të dërgojnë në asnjë vend, përveçse në një kolpasi të pushtetit vendor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.