Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
POLITIKE

Shkrirja e 15 bashkive, Bozdo nga Komisioni i Ligjeve: Projektligj fals i urdhëruar nga Rama! Dëmtohen komunitetet

P
Piranjat23 September 2026, 12:03 · 4 min lexim
Shkrirja e 15 bashkive, Bozdo nga Komisioni i Ligjeve: Projektligj fals i

Debatet për Reformën e re Territoriale kanë përfshirë mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ku deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka lëshuar akuza të forta ndaj mazhorancës socialiste lidhur me propozimin për shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin.

Gjatë fjalës së tij, Bozdo e cilësoi këtë nismë si një vendim të pastër politik të kryeministrit Edi Rama për të goditur demokracinë vendore dhe shërbimet ndaj qytetarëve, ashtu siç ndodhi sipas tij me reformën e vitit 2015.

“Sot në Komisionin e Ligjeve, duke shqyrtuar propozimin e Partisë Socialiste për shkrirjen e 15 bashkive, në ‘emër’ të një Reforme Territoriale që u ndërpre në mënyrë brutale nga vendimi politik i Edi Ramës për të masakruar përsëri, njësoj si me Reformën Territoriale 2015, komunitete, shërbime dhe demokracinë vendore!” deklaroi Bozdo.

Më tej, Bozdo u ndal te procedura e ndjekur nga mazhoranca, duke denoncuar faktin se projektligji i paraqitur në Komisionin e Ligjeve është tërësisht fals dhe i pambështetur në studime teknike apo shifra zyrtare.

“I shpjegova Komisionit të Ligjeve që produkti apo propozimi ligjor që ai shqyrton sot, është fals. Ai nuk vjen nga të dhënat e Komisionit të Reformës Territoriale (KRT). Kjo sepse KRT-së i u ndërpre puna brutalisht në mes, sepse ai nuk arriti të bëjë as edhe 1/3 e punës së tij, se madje në këtë komision nuk pati as edhe një diskutim të vetëm profesional, me shifra dhe ide, për të ardhmen e pushtetit vendor në Shqipëri,” u shpreh deputeti opozitar.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Bozdo paralajmëroi pasojat e rënda që kjo lëvizje politike do të sjellë për vendin, duke theksuar se heqja e shërbimeve do të thellojë edhe më tej braktisjen e zonave rurale.

“Kjo reformë politike territoriale do ta dëmtojë edhe më shumë Shqipërinë se ajo e vitit 2015. Banorët do t’i braktisin edhe më shumë këto zona, se me sytë e mbyllur prej politikës së keqe, PS po e shkatërron Shqipërinë përsëri, për të pafundmen herë!” përfundoi Eno Bozdo.

Sot në Komisionin e Ligjeve, duke shqyrtuar propozimin e Partisë Socialiste për shkrirjen e 15 bashkive, në “emër” të një Reforme Territoriale që u ndërpre në mënyrë brutale nga vendimi politik i Edi Ramës për të masakruar përsëri, njësoj si me Reformën Territoriale 2015, komunitete, shërbime dhe demokracinë vendore!
Si përfaqësues i Beratit, kërkova që Poliçani dhe Dimali të jenë përsëri bashki, sepse shkrirja e tyre dëmton pafund komunitetet, banorët dhe cilësinë e jetës në këtë qark!
Kërkova gjithashtu krijimin e Bashkisë Otllak dhe Bashkisë Shpirag, si mundësi për zhvillim ekonomik dhe social të banorëve të këtyre zonave!
Nga ana tjetër, i shpjegova Komisionit të Ligjeve që produkti apo propozimi ligjor që ai shqyrton sot, është fals. Ai nuk vjen nga të dhënat e Komisionit të.Reformës Territoriale. KRT.
Kjo sepse KRT iu ndërpre puna brutalisht në mes, sepse ai nuk arriti të bëjë as edhe 1/3 e punës së tij, se madje në këtë komision nuk pati as edhe diskutim të vetëm profesional, me shifra dhe ide, për të ardhmen e pushtetit vendor në Shqipëri.
Së fundmi, theksova faktin se kjo reformë politike territoriale do ta dëmtojë edhe më shumë Shqipërinë se ajo e vitit 2015, se banorët do ti braktisin edhe më shumë këto zona, se me sytë mbyllur prej politikës së keqe, PS po e shkatërron Shqipërinë përsëri, për të pafundmen herë!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.