POLITIKE

Shkullaku: Goditja e SPAK ndaj Ballukut është goditje për Ramën, vizita në SHBA s’i sjell përfitime politike

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 22:01
Shkullaku: Goditja e SPAK ndaj Ballukut është goditje për

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin Çim Peka LIVE në SYRI TV, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA dhe zhvillimet e fundit lidhur me kërkesën e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku me qëllim arrestimin e saj.

Shkullaku u shpreh skeptik për ndikimin real të vizitës së Ramës në SHBA në planin e brendshëm politik dhe vuri në pikëpyetje edhe përfitimet konkrete të vizitës në Uashington.

Duke u ndalur te zhvillimet me SPAK-un, Shkullaku tha se kërkesa për arrest me burg ndaj Ballukut përbën një goditje direkte ndaj Ramës. Sipas tij, mazhoranca aktuale prej 85 mandatesh nuk po reflekton forcën politike që ka pasur më parë, ndërsa tensionet me SPAK-un dhe çështje të tjera, si ajo e AKSHI-t, tregojnë një situatë të re për qeverinë.

‘Çështja është çfarë fiton Rama me këtë punë? Në debatin lokal ne mund ta shtymë dhe një emision. Edhe dy tre të tjerë. E priti Trumpi, s'e priti Trumpi. Në debatin lokal prapë nuk ka vlerë reale. Pse? Sepse Rama votat, ndryshe siç mund të jetë në Kosovë, ku një takim me përfaqësues të lartë të politikës amerikane ka ndikim.

Ose është zbehur roli i Amerikës në rajon. Se njëherë thonë kryeministri më i mirë, njëherë thonë kryeministri më i keq. Pra, dhe amerikanët njëherë janë për ndryshim kufijsh, njëherë janë për Ballkan të Hapur, ka një mungesë serioziteti.

Rama nuk i merr votat as çfarë thotë Blinkeni dhe as nëse e pret. Sa të ketë çunat e vet, nuk i plas shumë se çfarë ndodh përtej oqeanit. Sigurisht që i duhet këtu për të marrë pak oksigjen, për të thënë që shiko se Amerikën e ka me vete, do zbythet SPAK-u, s'do zbythet SPAK-u, që ndërkohë nuk ka ndodhur.

Do t'i rregullohen marrëdhëniet me Bashkimin Europian, s'i rregullohen marrëdhëniet me Bashkimin Europian. A ka marrë ndonjë ndihmë konkrete financiare për Shqipërinë? Dhe a takoi ndonjë zyrtar të lartë në Uashington Edi Rama? Pra, që të marrësh rrugën për t'u ulur atje dhe për të folur tre minuta si një nga 93 vendet pjesëmarrëse të bordit.

Rumani, Hungari, Kosovë, Shqipëri. Pra katër vende ishin, ishim një nga 94-at. Për shkak të debatit që u bë këtu, që Trumpi ka hequr vizën e të tjerë e të tjerë, fotografia treshe, jo dyshe, me Vjosa Osmanin në fund, mund të thuhet që okej Rama vajti te Trumpi. Kaq është historia.

Çështja është, ajo që diskutojmë ne këtu është, ore, a ja vlen të falen copa Shqipërie, të çohen para, të bëhen lobime e të tjerë e të tjerë, për një fotografi treshe? Për ne si shqiptarë nuk ja vlen fare. Por dhe për Ramën mendoj që nuk ja vlen. Do të ishte tjetër histori, nëse këtu pozitat e Ramës do kishin qenë po aq të forta sa ç'kanë qenë para disa vitesh.

A janë po aq të forta? Unë them që jo. Nuk janë aq të forta. Pra, Rama ka mazhorancën më të madhe që ka pasur ndonjëherë, 85 mandate, po përpëlitet si legen ka tre muaj, ja Belinda, pezullimi, SPAK-u, erdhën me patllake, po ma marrin, po ma bëjnë tenxheret, kazanët, po më sulmojnë vetëm mua, ç'janë këta të poshtër, SPAK-u do t'i vë kufirin këtu.

Pjella e Ramës, mjafton vetëm kaq. Atuja më e madhe që ka pasur Rama ka qenë që unë kam bërë drejtësi, vëlla, që nga 1912-ta. Kjo mazhorancë i ka dhënë Shqipërisë drejtësi. Sot po na del që kjo drejtësi qenka e korruptuar, jashtë binarëve, duhet vënë fre, duhet reformuar, duhet ndryshuar, duhen futur duart si në Kushtetutë, si në Kodin e Procedurës Penale.

Sepse tjetër temë do ishte mbas takimit me Trumpin, mesazhin, SPAK tërhiqu nga imuniteti, bëj atë që thotë Rama. Ti pezullimin e ke, pse do ta çosh në burg Ballukun? Po sot, kryetari i SPAK-ut ka kërkuar arrest me burg për Ballukun. Pra, unë këtë goditjen e Ballukut unë nuk e shoh të palidhur me një ndryshim të politikës amerikane në raport me Shqipërinë dhe me qeverinë Rama.

Mund të jetë edhe një trimërim i papritur i SPAK-ut dhe një ndriçim i tyre që ore, ne deri tani e kemi jetuar kot, tani duhet të jetojmë tamam. Por mua më duket goditje për Ramën. Edhe AKSHI është goditje për Ramën’, tha Armand Shkullaku ndër të tjera.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?