“Nuk do t’i takosh fëmijët e mi”, letra që trondit marrëdhënien familjare të Meghan Markle
Meghan Markle raportohet se i ka dërguar babait të saj, Thomas Markle, një letër në dhjetor të vitit 2025, ku i ka bërë ...
Meghan Markle raportohet se i ka dërguar babait të saj, Thomas Markle, një letër në dhjetor të vitit 2025, ku i ka bërë ...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...
Të dielën në darkë, sheshi kryesor i Beogradit u kthye në një arenë gëzimi për mijëra të rinj dhe qytet...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i shmanget më përgjegjësisë politike për situatën e krijuar në vend.
Sipas tij, reagimi i pushtetit ndaj protestave dhe përdorimi i dhunës shtetërore kanë thelluar krizën, duke e bërë të domosdoshëm largimin e Ramës dhe përballjen e tij me drejtësinë.
Shkullaku u shpreh se situata nuk duhet parë më si një çështje të rënies apo ngritjes së kryeministrit, por si një proces që ka nisur prej disa muajsh dhe që, sipas tij, po shkon drejt përfundimit të pushtetit të Edi Ramës.
Ai akuzoi qeverinë se po e trajton revoltën qytetare përmes represionit, duke e përshkruar situatën si një aparat dhune shtetërore të vënë në funksion të mbajtjes së pushtetit.
‘Ajo që kemi kuptuar këto kohë, mendoj unë, të paktën unë e kam kuptuar kështu që, është e kotë të flasim për rënie apo për ngritje.
Mendoj që është një proces, që ka filluar nga të paktën pesë muaj, dhe që siç parashikohet, Edi Rama nuk është një lider apo një udhëheqës që funksionon mbi përgjegjësinë publike, përgjegjësinë morale dhe dhënien e përgjigjes ndaj masivitetit të protestës, ndaj ashpërsisë së protestës.
Dhe kur ajo kthehet në revoltë, ne e dimë që Edi Rama nuk reagon në bazë të kodeve që rregullojnë politikën kudo në Evropë. Edi Rama po vepron si një satrap i juntave ushtarake, dhe është e qartë që Shqipëria prej dy javësh gjendet nën një aparat dhune shtetërore, pra mund ta quajmë një shtet policor i vënë totalisht në funksion të mbajtjes së karriges së Edi Ramës.
Pra, përveç policisë, e theksoj e kam thënë dhe herën tjetër, janë dhe mercenarë civilë, banda që janë veshur me maska dhe me uniforma për të goditur apo për të bërë diversion mes protestuesve. Megjithatë, sado e madhe të jetë represioni, aq më i sigurt mendoj unë është fundi i Edi Ramës.
Pra, në qoftë se deri dje kishim dilema që a do t'i jepet Ramës një rrugëdalje, nëse nesër situata agravohet, a është Edi Rama ende faktor me të cilin mund të negociohet për të zgjidhur krizën e të tjerë e të tjerë, unë jam nga ata që them që le ta mbajmë pak më shumë.
Vetëm mos ta ketë më kurrë këtë mundësi. Pra, Shqipëria do shkëputet nga tranzicioni politik që po zgjat prej kaq kohësh, vetëm nëse Edi Rama do të shkojë para drejtësisë menjëherë sapo drejtësia të çlirohet dhe të ketë mundësi mos të ketë frikë të marrë dhe Edi Ramën të pandehur. Ky është një proces që sigurisht merr kohë.
Në Ballkan kanë ndodhur ndryshime këto vite, pra ka ikur Gjukanoviçi pas 30 viteve, ka ikur Gruevski, ka ikur Orbani si model politik, iku dhe Vuçiçi, sigurisht do iki dhe Edi Rama. Ne kujtojmë që mbas rënies së murit të Berlinit, kur u prish blloku sovjetik, ne ishim vendi i fundit, po prapë që mbërritën proceset te ne.
Çaushesku atje u pushkatua, ndodhi në Rumani, Shqipëria deshi dhe një vit tjetër për të ndodhur ai proces që ndodhi. Pra, sigurisht që ne për shkak të defekteve që kemi si shoqëri, problemet tona që nuk është vendi për t'i analizuar këtu, është gjithmonë diçka me vonesë, por fundi është i pashmangshëm.
Edi Rama nuk mund të mbijetojë më, për mua nuk mund të mbijetonte edhe pa dhunën. Pra me gjithë skandalet që kishte bërë dhe me atë protestë paqësore që bëri revolucioni i flamingove në bulevard, për mua nuk kishte kuptim të mbijetonte politikisht. Por mbasi dhunës, jo vetëm nuk mbijeton politikisht, por e ka shkruar edhe fatin e tij juridikisht apo penalisht nëse mund ta them kështu.
Dhe ky duhet të jetë mendoj unë një nga zotimet që forcat politike do të rimarrin mbas kësaj situate, një nga zotimet e këtyre partive të tjera duhet të jetë çuarja para drejtësisë e Edi Ramës. E them këtë gjë sepse dhuna si mjet i fundit për të mbajtur pushtetin është karakteristikë vetëm e atyre liderëve që kanë frikë nga mëkatet e tyre.
Një lider normal, dhe ne kemi dhënë shembuj plot, e ka bërë Fatos Nano në '91-shin, e ka bërë Fatos Nano prapë në '98-ën, e ka bërë Sali Berisha në '97-ën, pra dorëheqja nuk është fundi i botës. Nëse ti je i bindur që vendit i ke shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim, ka momente që duhet të marrësh përgjegjësi politike.
Ky nuk e ka marrë asnjëherë. Prandaj kemi folur këtu që duhet të japë dorëheqjen Edi Rama, e ka dhënë Saimir Tahiri, e ka dhënë Belinda Balluku, e ka dhënë Ilir Beqja, e ka dhënë Erion Veliaj. Pse? Sepse dorëheqja nuk është shpikur kot. Dorëheqja është institucion... është, duket moral, por në fakt nuk është moral.
Është një nga ingranazhet më të rëndësishme të mekanizmit që përdor demokracia funksionale, pra vendet demokratike për të mos shkuar në kriza dhe në përplasje fizike dhe për të mos kërcënuar paqen sociale.
Prandaj ekzistojnë dorëheqjet, prandaj ekzistojnë kompromiset, prandaj ekzistojnë zgjedhjet e parakohshme, prandaj ekzistojnë kompromiset, koalicionet e të tjerë e të tjerë, që ky sistem në të cilin ne bëjmë pjesë i ka krijuar pikërisht për të mbrojtur stabilitetin dhe lirinë e një vendi.
Por ama nuk mundesh që këtë ta bësh nëpërmjet një metode që i takon një tjetër regjimi dhe një tjetër sistemi që nuk është ky në të cilin ne duam të jemi pjesë. Kështu që i ka shkelur të gjitha drejtimet, jemi në fazën, prandaj thashë që nuk ka kuptim as negociata as... jemi në fazën që Edi Rama është përballë qytetarëve dhe për sa kohë ne kemi parë atë revoltë, mendoj që historia e Edi Ramës është e parashkruar.’, u shpreh gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.
Analisti Andi Bushati thotë se vetë Rama ka frikë se mos bie nga qeveria. Kjo është arsyeja pse lajmëroi paketën ligjore ...
Gazetari Osman Stafa ka deklaruar se protestat studentore përbëjnë një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, duk...
Historiania dhe pedagogia Elena Kocaqi ka folur për situatën politike në vend, tha se angazhimi i saj ka qenë shumë serioz. Ajo kritik...
Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e djeshme një paketë masash ligjore me gjashtë pika, për të gjithë ata që kanë...
Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj akuzave të Taulant Ballës dhe disa faqeve në rrjetet so...
Gazetari i njohur gjerman Michael Martens, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, deklaroi se anëtar&...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, e ka cilësuar bashkëpunimin e kryeministrit Rama dhe ish-presidentit serb Aleksandër Vuç...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke përgëz...
E ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV, Ilda Zhulali, eksperte e çështjeve ndërkombëtar...
Një i ri, pjesëmarrës në protestën para Kryeministrisë, ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve, du...