Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht një nga zërat më aktivë për integrimin europian, Jorida Tabaku, ka përmbyllur një vizitë tre ditore në Gjermani me ftesë të qeverisë gjermane, ku zhvilloi takime në Ministrinë e Jashtme gjermane, në Bundestag, në Kancelari si dhe me përfaqësues të biznesit dhe politikës gjermane.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se gjatë diskutimeve fokusi kryesor ka qenë procesi i integrimit europian, sfidat që hasin qytetarët shqiptarë dhe pengesat me të cilat përballen bizneset në Shqipëri.
Sipas saj, problematika kryesore mbetet mungesa e sigurisë ligjore, zbatimi i dobët i ligjit dhe korrupsioni, çështje që ndikojnë drejtpërdrejt si tek investimet e huaja ashtu edhe tek cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë.
“Problemet kryesore që hasin shqiptarët dhe bizneset lidhen me ligjin, me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Tabaku.
Deputetja demokrate vlerësoi gjithashtu rolin e Gjermanisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar Berlinin si mbështetësen kryesore të këtij procesi dhe motorin e Procesit të Berlinit.
“Gjermania ka qenë mbrojtësja kryesore e këtij procesi dhe shtytësja kryesore e Procesit të Berlinit, duke e bërë këtë për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, deklaroi ajo.
Tabaku nënvizoi se integrimi europian nuk është thjesht një debat politik, por një proces që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe të ardhmen ekonomike të vendit.
“Procesi i integrimit është i vetmi proces që do ta ndryshojë Shqipërinë”, tha Tabaku.
Gjatë vizitës në Gjermani, ajo zhvilloi takime edhe me Komisionin për Politikën e Jashtme dhe Çështjet Europiane në Bundestag, shoqata biznesi dhe përfaqësues të rëndësishëm gjermanë, ku u diskutua mbi potencialin ekonomik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë në një Europë që po ndryshon shpejt.
Sipas Tabakut, Shqipëria mund të shndërrohet në një partner serioz për investimet dhe industrinë europiane, por kjo kërkon reforma reale, ekonomi tregu funksionale, konkurrencë të ndershme dhe institucione që funksionojnë për qytetarët dhe sipërmarrjen.
Teksti:
Në përfundim të një vizite tre ditore në Gjermani, në Ministrinë e Jashtme ku diskutuam për procesin e integrimit, problemet kryesore që hasin shqiptarët, që hasin bizneset, lidhen sigurisht me ligjin, lidhen me zbatimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit.
Por më e rëndësishmja është qëndrimi i qeverisë Gjermane. Gjermania ka qenë mbrojtësja kryesore e këtij procesi, shtytësja kryesore e Procesit të Berlinit dhe e bën këtë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, duke pasur parasysh që integrimi është projekti më i rëndësishëm.
Këto tema sigurisht janë tema të politikës, por janë tema edhe të jetës së qytetarëve shqiptarë, sepse procesi i integrimit është i vetmi proces që do e ndryshojë Shqipërinë.
Kandidati për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, është paraqitur sot përpara Komisionit të...
Kandidati për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka vlerësuar punën e SPAK gjatë seancës d...
I nominuari i Presidentit amerikan për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric G. Wendt, ka paraqitur para Komitetit t&eum...
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me z. Peter Haubner, President i Dytë i Parlament...
Për më shumë se 8 orë, 40 studentë shqiptarë nga Tirana që udhëtonin për t’iu bashkuar protestës p&eum...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një interivstë për median estoneze Postimees, se për rastin e Belinda Ballukut kanë bë...
Deputetja demokrate Denisa Vata deklaron se qeverisja e Edi Ramës është në sulm për përdorimin e mekanizmave të blerjes s&eum...
Gazetari dhe drejtuesi i ‘Kafe Shqeto’ Flavio Qarri, i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka komentuar zhvillim...
Bashkimi Europian mbetet i ndarë sa i përket progresit të Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit. Sipas burimeve n&eum...
Avancimi i negociatave me Bashkimin Europian dhe shtetet anëtare ende nuk kanë arritur një konsensus final për IBAR-in e Shqi...