POLITIKE

Tedi Blushi akuza Ramës: Shqipëria nën ujë, kryeministri në tapetin e kuq të modës në Katar

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 14:17

Tedi Blushi akuza Ramës: Shqipëria nën ujë, kryeministri

Deputeti i Partisë së Lirisë përmes një konference për shtyp akuzoi kryeministrin Edi Rama se Shqipëria pësoi dëme të mëdha nga përmbytjet ndërsa kreu i qeverisë shijon ditët e modës në Katar.

“Rama ka zgjedhur me arrogancë të shijojë ditët e modës në Katar mes luksit të shfrenuar, i shkëputur nga realiteti dramatik i popullit më të varfër të kontinentit ku e ka zhytur papërgjegjshmëria, korrupsioni dhe keqqeverisja e tij”, tha Tedi Blushi duke shtuar se “rruga e florinjtë Qukës-Qafë Plloçë, që u kostoi shqiptarëve 260 milion euro, është kthyer në një varr monumental korrupsioni, një grumbull dherash dhe gurësh që për fat nuk rrezikoi jetën e qytetarëve, shoferëve e pasagjerëve”.

Deklarata e Tedi Blushit

Ndërkohë që Shqipëria noton në ujë dhe qindra familje po kalojnë ditë tmerri, me shtëpi të përmbytura, bagëti të ngordhura, pasuri e prona të shkatërruara dhe kur “rrugët e florinjta” shemben nga korrupsioni si thes kashte duke rrezikuar jetët e qytetarëve, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur me arrogancë të shijojë ditët e modës në Katar mes luksit të shfrenuar, i shkëputur nga realiteti dramatik i popullit më të varfër të kontinentit ku e ka zhytur papërgjegjshmëria, korrupsioni dhe keqqeverisja e tij.

Në kulmin e një emergjence kombëtare, kur në Korçë humbi jetën një qytetare nga përmbytjet, kur mijëra shtëpi të ngritura me mundin dhe sakrificat e një jetë janë prej ditësh të pabanueshme e të rënuara, kur bagëtitë dhe prodhimet i kanë marrë lumenjtë, Edi Rama shfaqet i pashqetësuar në edicionin e 7-të të Fashion Trust Arabia.

Në vend të ishte ne terren, pranë njerëzve, fëmijëve e të moshuarve që kanë humbur gjithçka kishin dhe prej ditësh ngrysen e gdhihen nën qiell të hapur në temperatura të ulta pa asnjë ndihmë nga shteti, Edi Rama pozon në tapetin e kuq të strehës së ngrohtë dhe superluksoze të Muzeut Kombëtar të Katarit.

Në vend të fliste me familjet që humbën shtëpitë, pronat e bagëtitë, Edi Rama zgjodhi bisedat mondante me përfaqësues të industrisë ndërkombëtare të modës, duke komentuar fustanet e kostumet e shtrenjta firmato.

Ngjashmëria me autokratët më të egër të botës është e frikshme, njësoj si Bashar Al-Asadi që shijonte luksin në ditët e fundit të pushtetit teksa vendi i tij digjej nga flakët e luftës, edhe Edi Rama me po të njëjtën arrogancë dhe papërgjegjshmëri, i majmur nga korrupsioni skizofrenik dhe vjedhjet e përbindshme ndaj popullit të vet, nuk gjendet në detyrë, por në një prej eventeve më luksoze të planetit duke pozuar për revistat e njohura të modës dhe botës rozë.

E gjitha kjo ndodh ndërkohë që në Shqipëri qytetarët nxjerrin ujin me kova nga dhomat e gjumit dhe qajnë para tokave, serave, bagëtive dhe prodhimeve të përmbytura e të humbura përgjithmonë dhe kur disa nga “veprat e florinjta” të kësaj Qeverie, të ndërtuara me taksat e popullit më të varfër të Euroës, janë shembur si thes kashte nga korrupsioni dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Nga dje, rruga e florinjtë Qukës-Qafë Plloçë, që u kostoi shqiptarëve 260 milion euro, është kthyer në një varr monumental korrupsioni, një grumbull dherash dhe gurësh që për fat nuk rrezikoi jetën e qytetarëve, shoferëve e pasagjerëve.

Nga dje, rruga tjetër e florinjtë Korçë-Ersekë, e shembur një vit më parë dhe që kostoi mbi 80 milion euro, u ça sërish duke rrezikuar shembjen për herë të dytë brenda një viti.

Nga dje, aeroporti i Vlorës, një tjetër kryevepër korrupsioni e Edi Ramës me vlerë rreth 138 milion euro, noton e gjitha në ujë thuajse jashtë çdo funksioni dhe me çdo investim të deritanishëm të nxjerrë jashtë përdorimi.

Nga dje, rruga tjetër e florinjtë dhe jashtë çdo standardi sigurie Kardhiq-Delvinë që u kushtoi shqiptarëve rreth 146 milion euro, u shemb në hyrje të tunelit të Skarficës, si një tjetër tragjedi dhe katastrofë e paralajmëruar më herët se do të ndodhte.

Vetëm me këto kryevepra korrupsioni, pa përmendur Tunelin e Llogarasë dhe të tjerat, Edi Rama dhe Belinda Balluku u kanë vjedhur shqiptarëve rreth 650 milion euro, të cilat duhet të kishin shkuar për përballimin e emergjencave civile, për rritjen e pensioneve, për rritjen e pagave për mësuesit, pedegagët, mjekët dhe infermierët, për mbështetjen e sektorit jetik por të nënfincuar të bujqësisë që pas përmbytjeve ndodhet në prag të kolapsit, para që Edi Rama dhe Belinda Balluku i bashkëvodhën përbindshëm për t’i shijuar me udhëtime luksi, shpenzime marramendëse dhe shfaqje mondane arrogance e papërgjegjshmëri si ajo e Kryeministrit në Katar në edicionin e 7-të të Fashion Trust Arabia.

Korrupsioni i përbindshëm i Edi Ramës nuk po ndalet dhe gjakerdhja e financave të popullit më të varfër të rajonit vijon me shpejtësi skizofrenike sepse drejtësia hesht dhe as guxon të marrë në pyetje e jo më të marrë të pandehur një kryeministër hajdut e të inkriminuar, të cilit i duheshin hedhur prej kohësh çelësat në det e jo më të lihej i lirë për të vjedhur e për t’i shfaqur me arrogancë popullit më të vuajt e më të vjedhur luksin e shfrenuar personal të ndërtuar mbi vuajtjen e tyre.

Belinda Balluku dhe gjithë “diellat” e tjera të Qeverisë nuk kanë vjedhur të vetëm dhe vetëm për vete, por të gjithë për vetëm për llogari të Edi Ramës.

Është kjo arsyeja pse aferat korruptive vijojnë, pse pagesat për inceneratorin fantazmë të Tiranës nuk ndalen dhe vitin e ardhshëm do gllabërojnë edhe 1 miliard lekë nga taksat  shqiptarëve, pse dy tigrat rangallë nga Bangladeshi që nuk punojnë paguhen 95 mijë euro në ditë dhe pse rrugët e florinjta po vazhdojnë dhe do vazhdojnë të shtrohen edhe pse Balluku nuk është më dhe nuk do të jetë më Zv/Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës në këtë Qeveri.

Të gjitha aferat korruptive të çojnë vetëm te një emer, te Edi Rama, ideatori, pronari “de facto” dhe përfituesi i vetëm i tyre, të cilin kjo drejtësi i ka garantuar pandëshkueshmëri dhe imunitet politik absolut.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm, punëtorë e patriotë të ngrihen për të mbrojtur familjet dhe pronat e tyre, taksat dhe ekonomitë familjare, liritë dhe të drejtat më themelore, nga një regjim autoritar, të korruptuar, të inkriminuar e grabitqar, armik të qytetarëve, që ndërton pasuri të paligjshme mbi fatkeqësitë, katastrofat dhe varfërinë e një populli të stërmunduar nga hallet dhe kostot e papërballueshme të jetesës.

Asnjë iluzion nuk duhet të ketë te një drejtësi e kapur, që godet vetëm me regji politike, që belbëzon, mbyll sytë e nuk shikon tragjedinë e një populli që vazhdon të vidhet papushim nga një Kryeministër i damkosur ndërkombëtarisht si i korruptuar dhe i inkriminuar deri në palcë.

Nuk ka më kohë për të pritur dhe as për justifike por është koha për një reagim të fuqishëm mbarëpopullor dhe për llogaridhënie për t’i vënë njëherë e përgjithmonë pikat mbi i një regjimi që është sjellë me qytetarët më egër se çdo pushtues i huaj.

Është koha që Rama të largohet dhe sovrani të marrë në duar pushtetin që i takon!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?