Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
TIRANË- 2 javë para zhvillimit të zgjedhjeve vendore në Shqipëri, misioni vëzhgues i OSBE/ ODIHR ka bërë publik një raport të ndërmjetëm. Misioni, i cili ka mbërritur në Shqipëri që më 6 Prill po vëzhgon situatën e derimëtanishme, duke vlerësuar se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë
ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha. Në raportin e përpiluar shkruhet periudha 30 ditore e fushatës filloi më 14 prill dhe është veçanërisht e dukshme në Tiranë, e se deri tani nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka patur një ton të moderuar. Megjithatë janë theksuar dy raste dhune - mes tyre dhe tritoli i vendosur tek mjeti i kreut të PD në Vaun e Dejës Benard Ndreca- për të cilin u shprehën se iu rrezikua jeta.
Në raport është pasqyruar edhe situata brenda Partisë Demokratike: Pas zgjedhjeve të vitit 2021 dhe shpalljes persona non grata nga qeveria e SHBA-së e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe kryetarit të PD-së për një kohë të gjatë, Z. Sali Berisha, kryetari i atëhershëm i PD-së, Lulzim Basha, e përjashton atë nga grupi parlamentar i PD-së.6 Pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie të marsit 2022, z. Basha dha dorëheqjen si kryetar partie dhe Enkelejd Alibeaj, kreu i grupit parlamentar të PD-së, u bë ushtrues i detyrës së kryetarit të PD-së. Më 25 mars 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë regjistroi ndryshimet statutore të miratuara në dhjetor 2021 nga një kuvend kombëtar i PD-së i thirrur nga mbështetësit e zotit Berisha dhe më pas, më 22 mars, anëtarët e partisë e zgjodhën atë si kryetar partie. Z. Alibeaj apeloi vendimin e Gjykatës së Rrethit dhe Gjykata e Apelit Tiranë më 3 mars 2023 e rrëzoi atë vendim dhe i ktheu përfaqësimin ligjor të partisë z. Alibeaj. Z. Berisha dhe Partia e tij Demokratike e Shqipërisë-Komisioni i Rithemelimit (PDKR) kanë njoftuar se do të apelojnë atë vendim.
Por gjithashtu janë listuar edhe shqetësimet lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare. Megjithatë premtimet e Ramës janë mbajtur shënim nga OSBE. Por edhe akuzat e opozitës së kryedemokratit Sali Berisha për aplikacionin "Aktivisti" por edhe për kërcënimin e kryeministrit se nuk do u jepte fonde bashkive të opozitës. Nga ana e Enkelejd Alibeajt nuk është raportuar asnjë shqetësim.
"Partitë politike të mëdha e kanë filluar zyrtarisht fushatën. Ato duken të jenë të orientuara më tepër ndaj profileve të kandidatëve sesa platformave specifike politike të tyre, ku zgjedhjet e këshillave kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë. Ndërkohë që grupet kryesore të opozitës e nisën fushatën e tyre me takime publike, PS në pushtet ka deklaruar që ka synim të ketë një fushatë jo të bujshme.32 Kështu, që fushata ka qenë relativisht modeste dhe me ton të moderuar deri më tani. Disa garues iu shprehën MVZ-së të ODIHR-it që kishin planifikuar ta bënin fushatën në media sociale, me vizita derë më derë, takime të vogla me zgjedhës, dhe postera të vegjël.
Meqënëse disa Rama deklaroi, gjithashtu se mbështetja e qeverisë së ardhshme ndaj bashkive do kushtëzohej nga rezultati i zgjedhjeve.Më 24 mars, kandidati i Komisionit të Rithemelimit i kërkoi Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të fillojë hetimin penal ndaj Kryeministrit Rama dhe të tjerëve
lidhur me shpërndarjen dhe përdorimin e aplikacionit “Aktivisti”, prezantuar në 2022 nga PS. Kërkesa
e kandidatit sugjeron që aplikacioni përdoret brenda administratës publike të kontrolluar nga PS, për të
kontrolluar veprimtarinë nëpër media sociale të punonjësve vartës në sektorin publik për të mbështetur
aktivitetet e PS dhe zyrtarëve qeveritarë dhe liderave të partisë në rrjetet sociale,"-shkruhet në raport.
Një pikë e rëndësishme e raportit ishte dhe media. Televizioni (TV) mbetet burimi kryesor i informacionit politik, por ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me përqëndrimin dhe kontrollin e mediave nga ndërthurja e
interesave të biznesit me interesat politike, duke vënë në dukje se të dy faktorët krijojnë pengesa për
pavarësinë editoriale dhe i bëjnë gazetarët të pambrojtur ndaj presionit dhe vetë-censurimit.
"Sulmet mbi gazetarët, retorika diskretituese e politikanëve, dhe vështirësitë për marrjen e informacioneve
publike u identifikuan si faktorë kryesorë që prekën profesionistët e mediave,"-theksohet ndër të tjera në raport.
Shefja e Misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR në Shqipëri Audrey Glover e paralajmëroi disa javë më parë raportin e ndërmjetëm, duke premtuar se ditën e zgjedhjeve 324 vëzhguesit e huaj do të ishin kudo. Listat, financimet e partive, vendimet e KQZ dhe media ishin ndër shqetësimet e kryevëzhgueses së misionit të OSBE-ODIHR.
SHBA- Senati amerikan ka miratuar kandidaturën e diplomatit David J. Kostelancik si ambasadori e ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës n&...
Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët deklaroi se flamuri i fushatës është në duart e opozitës, t...
TIRANE- Edhe pse fushata elektorale është bërë agresive për hapësirat publike që mungojnë në Tiranë dhe ku k...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave, këtë herë jo për fus...
TIRANË- Një poster i Belind Këlliçit, që ka mbushur shumë nga akset e kryeqytetit, është shndërruar në nj&...
TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi bëri nj&e...
Qeveria ka përgatitur një ligj të ri për sigurinë kibernetike duke e përafruar atë me direktivat e Bashkimit Europian dhe d...
Kujt i ka skaduar karta e identitetit, do të lejohet të votojë më 14 maj. Kabineti qeveritar këtë të enjte ka zhvilluar mbl...
Gjykata Kushtetuese, ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike pë...
Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi edhe debatin e stisur nga Erion Veliaj dhe mediat e tij në lidhje me një poster të kandidatit opozita...