Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
POLITIKE

“Vlora Hyseni ju fiku radarët e shtetit!”/ Gazment Bardhi: Ia keni dorëzuar me vetëdije shtetin gupeve kriminale! Agasi solli 12 deputetë...

P
Piranjat24 September 2026, 12:35 · 3 min lexim
“Vlora Hyseni ju fiku radarët e shtetit!”/ Gazment Bardhi: Ia

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke u ndalur te çështja e drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

Bardhi tha se opozita kishte paralajmëruar më herët për emërimin e Hysenit, ndërsa akuzoi mazhorancën se në atë kohë i kishte kundërshtuar pretendimet e opozitës.

“E kuptoj sikletin tuaj që një nga çështjet më të rënda në Shqipëri ta trajtoni duke mbrojtur një të papërgjegjshme, sepse asnjë i përgjegjshëm nuk mund ta marrë fjalën dhe të flasë për 1994, kur sot në 2026 Shqipëri, vend i NATO-s, është provuar”, deklaroi Bardhi.

Ai iu referua gjithashtu pretendimeve të mëparshme të opozitës se Vlora Hyseni ishte emëruar për t’i shërbyer interesave të grupeve kriminale.

“Qeshnit atëherë kur ju thonim që Vlora Hyseni është emërim i Agasit, për t’i shërbyer krimit. Ju qeshnit dhe thonit: Rama zgjedh më të mirët. Ku e keni Edi Ramën sot?”, tha Bardhi.

Më tej, kreu i grupit parlamentar të PD-së ngriti akuza lidhur me pretendimet se Hyseni kishte ndihmuar persona të lidhur me botën e krimit.

“Hyseni jo vetëm ndihmonte kreun e organizatës t’i arratisej drejtësisë, por i thoshte: ‘Thuaju çunave të jenë të qetë, sepse për ty i fik radarët e shtetit’. Dhe vërtetë ia ka fikur radarët shtetit”, u shpreh Bardhi.

Ai e cilësoi situatën si një tregues të asaj që e quajti “narkoshtet”, duke akuzuar qeverinë se ka lejuar grupe kriminale të ndikojnë në funksionimin e institucioneve.

“Nëse kryeministrin e urdhërojnë grupet kriminale, këtu nuk ka më shtet. Ky është antishteti, ku narkosi cakton ministrat, drejtorët e agjencive kryesore në vend, drejtorinë e Kadastrës. Ia keni dorëzuar me vetëdije shtetin grupeve kriminale, sepse dini që janë ato që ju mbajnë në pushtet”, deklaroi Bardhi.

Bardhi përmendi edhe emrin e biznesmenit Ergys Agasi, duke pretenduar se ai ka pasur ndikim në politikë dhe në radhët e Partisë Socialiste.

“A nuk ishte Agasi ai që ka sjellë në sallë 12 deputetë të PS? Me porosi direkte të Ramës, me SMS, ju e dini këtë”, tha ai.

Në përfundim, Bardhi tha se kritikat e tij nuk janë ndaj Partisë Socialiste si forcë politike në tërësi, por ndaj mënyrës se si, sipas tij, është transformuar qeverisja.

“Krimi nuk ka punë me PS-në. PS dhe PD janë asete kombëtare, me të mira e të këqija. Si mund ta shndërroni në organizatë kriminale? Ka bërë gjëra të këqija, por më parë ka bërë edhe të mira.
Çfarë duhet të ndodhë më në këtë vend që Rama të vijë e të japë dorëheqjen?”, përfundoi Bardhi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.