Mjeku Dasho ngre alarmin për salmonelën: Ja ushqimet që duhen trajtuar me kujdes
Rreziku i përhapjes së salmonelës në Shqipëri dhe mënyrat për ta parandaluar infeksionin kanë qenë në fokus ...
Rreziku i përhapjes së salmonelës në Shqipëri dhe mënyrat për ta parandaluar infeksionin kanë qenë në fokus ...
Në 16 Tetor 2024, qeveria shqiptare vendosi të themelojë një shoqëri aksionere të quajtur “Kayo”, duke filluar t&rsq...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi funksionimin dhe dokumentacionin e terminalit të...
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Greshicës, pak min...
“Dominimi i Edi Ramës po lëkundet”, me këtë konstatim e nis media spanjolle “The Objective” artikullin...
Pas parkut fotovoltaik 62 megavat në Taç të Kolonjës, kompania turke Fortis Energy & Construction ka marrë lejen e ndërtim...
Një denoncim ka mbërritur nga qytetarët e Përmetit të cilët denoncojnë vendosjen e një antene të re në qend&...
Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se po transportonte kundrejt pagesës shtatë shtetas të huaj,...
Detaje të reja janë raportuar për të shtënat me armë të mbrëmjes së djeshme në fshatin Zbarqe të Ndroqi...
Një 75-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës, n&eum...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi funksionimin dhe dokumentacionin e terminalit të Sarandës, duke e cilësuar investimin si një zgjidhje që, sipas saj, nuk i shërben problemeve reale të qytetit.
Gjatë një deklarate nga ambientet e terminalit, Zhupa kritikoi mënyrën se si është projektuar objekti, duke u ndalur te lëvizja e autobusëve dhe lidhja e terminalit me aksin kryesor të qytetit.
Sipas deputetes demokrate, pozicionimi i terminalit paralel me rrugën kryesore krijon vështirësi për autobusët që largohen nga Saranda drejt Tiranës apo destinacioneve të tjera.
Ajo pretendoi se autobusët nuk mund të dalin drejtpërdrejt në aksin kryesor, por duhet të përshkojnë rreth 1.5 kilometra, të shkojnë deri te rrethrrotullimi dhe më pas të rikthehen për të vijuar rrugën.
“Jua tregoj këtë si shembull i një projektimi të gabuar”, tha Zhupa.
Zhupa ngriti gjithashtu pretendime mbi dokumentacionin teknik të terminalit. Sipas saj, pavarësisht se objekti është në përdorim, ai nuk është pajisur me certifikatë kolaudimi dhe certifikatë sigurie.
Deputetja kërkoi gjithashtu transparencë mbi lejen e ndërtimit dhe parametrat teknikë të objektit, duke argumentuar se këto elemente duhet të garantojnë funksionalitetin dhe sigurinë e terminalit.
Një tjetër kritikë e Zhupës lidhet me qëllimin kryesor të terminalit: uljen e trafikut dhe lehtësimin e problemit të parkimeve në Sarandë.
Sipas saj, autobusët vazhdojnë të hyjnë në një pjesë të qytetit, ndërsa terminali nuk ka krijuar një zgjidhje funksionale për qytetarët që do të linin automjetet aty dhe do të vijonin drejt qendrës.
Zhupa tha se mungojnë linjat e rregullta të transportit urban që do të lidhin terminalin me qendrën e Sarandës.
“Terminali do të duhej të ishte zgjidhja e qytetit për trafikun. Duhet të ishte zgjidhja e qytetit për lehtësimin e parkingjeve në qytet. As njërën dhe as tjetrën nuk e ka bërë”, deklaroi ajo.
Në përfundim, deputetja e PD-së e cilësoi terminalin si një “investim fasadë”, duke pretenduar se paratë publike janë përdorur për një vepër që nuk ka sjellë, sipas saj, zgjidhje konkrete për trafikun dhe parkimin.
“Kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një investim fasadë, më shumë para të qytetarëve shqiptarë të cilat janë keqpërdor dhe që nuk sjell një zgjidhje reale as për trafikun dhe as për parkimin e qytetit të Sarandës”, u shpreh Zhupa.
“Dominimi i Edi Ramës po lëkundet”, me këtë konstatim e nis media spanjolle “The Objective” artikullin...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj raportimeve të disa portaleve për denoncimet e tij lidhur m...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar nismën e qeverisë për “pasqyrën digjitale” të çm...
Qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në Tiranë, në protestën e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit E...
Është mbyllur protesta e 126 kundër qeverisë sot më 3 tetor. Protestuesit e nisën protestën nga Sheshi Skënderbej, m&eu...
Në protestën e sotme të 126-ën me radhë kundër qeverisë, kishte edhe mjaft pankarta pikante. Në pankarta, thuhet se S...
Një nga protestuesit foli në protestën e sotme, të 126-tën me radhë kundër qeverisë. Ai tha se ka ardhur nga Athina p&e...
Një aktivist nga diaspora ishte i pranishëm sot në protestën e 126 para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, ai u kë...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 126 kundër qeverisë deklaroi se krimi i organizuar është n&...
Protestuesit kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt Kryeministrisë edhe sot më 3 tetor, në ditën e 126-të. Ata thirrën n&eu...