Dënohet me 1 vit burg me kusht, Ministri i Brendshëm i Kosovës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin për Xhelal Sveçlën lidhur me incidentin e vitit 2018, kur në Kuvend...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin për Xhelal Sveçlën lidhur me incidentin e vitit 2018, kur në Kuvend...
Inteligjenca Mbrojtëse e Ukrainës (DIU) ka thënë se Rusia ka burime të mjaftueshme për të vazhduar luftën kundër ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë në Tiranë ku këng&...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kritikuar çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri, duke e cilësuar si një fak...
Gazetarja e CNN, Isa Soares ka treguar sërish mbështetje ndaj protestës së qytetarëve shqiptarë, të cilët vijojnë...
Zbulohen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u q&...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar pas publikimit të një audio-dëshmie të...
Drejtuesit e automjeteve mund të përballen në të ardhmen me tarifa për të hyrë në zonat me trafik të rënduar...
Në një lëvizje të paprecedentë, administrata e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës ka pezulluar punën ...
Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë edhe bojkotin e parë nga administrata gjyqësore. Punonjësit...
Zjarri masiv që përfshiu një pallat banimi në kryeqytet për orë të tëra, nuk është vetëm një ngjarje tragjike, por edhe një kambanë alarmi për kaosin urban dhe mungesën e sigurisë që ka pllakosur Tiranën.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve qendrore në Syri Tv, analisti Enton Abilekaj tha se ndërhyrja e vështirë e shërbimeve të emergjencës dhe shkalla e rrezikut nxorën në pah problemet sistemike që fshihen pas fasadave të ndërtesave të reja.
Teksa iu referua zjarrit në pallatin pranë zonës ‘Farmacia 10’, Abilekaj tha se ngjarja tregoi se Tirana është praktikisht e papërgatitur për t'u përballur me fatkeqësi të kësaj përmase.
E gjitha situata, shpjegon Abilekaj ndodh si pasojë e “masakrës së ndërtimeve”, duke e është shndërruar kryeqytetin, në një “qytet të asfiksuar”, ku pallatet ndërtohen ngjitur me njëri-tjetrin, pa respektuar distancat ligjore dhe kriteret minimale të sigurisë.
Kjo jo vetëm që u heq banorëve dritën e diellit, theksoi Abilekaj, por krijon “kurthe zjarri”, ku flakët mund të përhapen me lehtësi nga një ndërtesë në tjetrën.
"Këtu imagjinoni në një ngjarje si kjo, që është një incident, që në një vend normal, ku funksionojnë institucionet do ishte mbyllur besoj për orë të tëra më parë. Kemi rreth katër orë tani që merremi me zjarrin. Ndërkohë që në Shqipëri është mbledhur e gjithë Shqipëria, që nga policia deri te drejtori i Policisë së Shtetit merret me këtë gjë. Ushtria. Të gjithë zjarrfikëset e Shqipërisë janë mbledhur nga Vora, , Tirana, Kamza. Të gjithë zjarrfikëset mblidhen aty dhe si rrjedhim vetëm një pompë zjarrfikëse arrin të ngjitet me vinç, sepse nuk kanë mjete të tjerët. Nuk ka mundësi, nuk ka shkallë sigurie,nuk ka mjete kundër fikjes së zjarrit, nuk ka cilësi ëh, të ndërtimit që, që të rezistojë.
Këtu ndërtimet janë pa asnjë lloj kriteri. Këtu janë pallatet ngjitur me njëri-tjetrin, i zënë njëri-tjetrit diellin dhe si rrjedhim i marrin dhe zjarrin njëri-tjetrit. Të mirë dhe të keqen. Të mirë dhe të keqen, çdo gjë. Dhe mendoj që ne jemi në një ëh, qytet të mbytur tashmë, një qytet që nuk ka zgjidhje, që duhet t'i urojmë Zotin që të mos ndodhin ngjarje të tilla, sepse zgjidhjet nuk ka. Nuk të jep askush. Një qytet me, me 800,000 banorë të pranuar, përveç të tjerëve që vijnë, punojnë ose kanë ardhur dhe s'janë regjistruar akoma. Dhe duhet të marrësh zjarrfikëse nga Vora dhe nga Kamza ky qytet për të pasur zjarrfikëse. E kupton ç'do të thotë kjo pra? Në një qytet që për një pallat, për një zjarr në një pallat, duhet të angazhohet ushtria dhe policia e shtetit, çdo resurs që kemi, sepse ata që kanë pasur në dorë t'i japin lejet, të bëjnë kontrollin, të bëjnë ndërtimin, nuk ka zbatuar asnjë rregull.
Pasojat e atyre do t'i paguajnë këta, sepse këta të shkretët, policia e shtetit nuk ka faj, as drejtori i policisë së shtetit, sigurisht, ata shyqyr që janë aty për të shmangur sa më shumë dëmin. Por ky dëm është ndërtuar nga ata që i kanë emëruar. Fajtor për këtë qytet që është ndërtuar kështu, dihet, është Edi Rama dhe Erion Veliaj. Me stafin e tyre, të cilët kanë ndërtuar këto, këtë sistem të këtij qyteti të pajetueshëm, një qytet që rrezikon çdo sekondë të, të ketë çdo lloj sëmundjeje, çdo lloj zjarri, çdo lloj të keqeje që i vjen nga natyra ose nga njeriu. Lejen e jep Edi Rama me Erion Veliajn.
Kushtet e lejes i kontrollojnë ata, largësinë në bazë të ligjit e kontrollojnë ata që japin lejet, institucionet që janë në varësi të tyre. Dhe pastaj kur mbaron pallati e kontrollojnë pikë, prapë ata janë të detyruar ta kontrollojnë, nëse janë zbatuar apo jo këto rregullat të këtyre institucioneve, pra bashkia dhe qeveria. Dhe kur ata japin leje ama, në një pallat ngjitur me pallatet e tjera dhe ku nuk janë zbatuar rregullat e sigurisë minimale, atëherë ne përgjegjësinë duhet ta kërkojmë jo vetëm te ndërtuesi, por dhe te ata që i kanë dhënë lejen ndërtuesit.
Kjo nuk ndodh në Shqipëri, po në vende të tjera të botës kur ka ngjarje të tilla, nis një hetim që nga ai që ka dhënë lejen dhe deri tek ai që e ka marrë në dorëzim. Minimal, po nuk do ketë hetim për këtë, është e sigurt sepse dihet që hetimi ku të çon. Hetimi të çon te Erion Veliaj dhe te Edi Rama. Kështu që, kështu që nuk do të ketë hetim për këtë gjë. Problemi është që çfarë duhet dhe çfarë do ishte e mirë, që qytetarët e shkretë, ata që sot nuk kanë as ku të flenë, që kanë humbur pasurinë që kanë ndërtuar aty shtëpinë dhe çfarë kanë brenda në shtëpi, dhe që do kërkojnë të jetojnë ku të mundën, ata të gjejnë pak drejtësi të paktën.
Anëtari i kryesisë së Partia Demokratike e Shqipërisë, Grigels Muçollari, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me ...
Shkallët e jashtme të Pallatit të Kongreseve u veshën me tapet të kuq, ndërkohë që simboli i shqiponjës dykrenare n...
Fundi i iluzionit të përjetësisë Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rëndësishme p&...
Përmes një audimesazhi presidenti i Partisë së Lirisë iu drejtua me një letër publike kryetares së Komitetit Shqipt...
Kryetarja e komisionit të Diaporës në kuvend, Ina Zhupa foli në hapje të Komisionit të Diasporës për samitin që po ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar Samitin e Diaspor...
Një tjetër debat është regjistruar sot në Samitit e Diasporës në Tiranë mes një qytetari të diasporës d...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, d...
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, duke folur në Komisionin e Ligjeve ngriti shqetësimin për rritjen e çmimeve të karburantit dhe produ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër përmes një postimi publik në rrjetet sociale, duke hedh...