Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
I dënuari dhunoi punonjësin e Burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun Denoncimi: Rruga e fshatit Degë në Tropojë në gjendje të degraduar! Institucionet asnjë masë  EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh...
POLITIKE

“PS grup kriminal, ka përplasje mes klaneve”, Këlliçi: Të rinjtë janë në shesh kundër modelit të korrupsionit! Spiropali foli hapur për situatën

P
Piranjat26 November 2026, 21:54 · 3 min lexim
“PS grup kriminal, ka përplasje mes klaneve”,

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Prime", ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, duke e cilësuar Partinë Socialiste si një organizatë kriminale, të ndërtuar mbi interesa korruptive, klienteliste dhe mafioze. Sipas tij, përplasjet mes klaneve brenda PS-së janë tregues i degradimit të kësaj force politike, ndërsa përgjegjësinë kryesore për situatën ia atribuoi kryeministrit Edi Rama.

Duke komentuar edhe përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar socialist, Këlliçi tha se është për t’u përshëndetur fakti që ajo ka vendosur të flasë hapur për zhvillimet brenda mazhorancës, ndonëse, sipas tij, për vite me radhë ka kontribuar në konsolidimin e pushtetit të Ramës dhe instalimin e autokracisë në vend.

Ai vlerësoi veçanërisht qëndrimin e Spiropalit për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke theksuar se ajo nuk u bashkua me votat e socialistëve për të penguar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres.

“Është për t’u përshëndetur që një person i tillë, që ka kontribuar në konsolidimin e pushtetit të Edi Ramës, flet hapur për situatën. Ajo i ka shërbyer instalimit të autokracisë në vend, por ka një akt me vlerë, që nuk ka bashkuar votat me deputetët e PS-së për të mbrojtur Belinda Ballukun për heqjen e imunitetit të saj kur e kërkoi SPAK-u dhe që nuk u bë pjesë e radhës së ushtarëve në shërbim të korrupsionit galopant të dyshes Rama-Balluku”, deklaroi Këlliçi.

Më tej, demokrati u ndal te situata brenda Partisë Socialiste, duke thënë se përplasjet nuk lidhen me bindje politike, por me interesa të ndryshme korruptive dhe klienteliste.

“PS-ja ka problemet e saj dhe është një organizatë kriminale me interesa të ndryshme korruptive, klienteliste dhe mafioze. Ka klane që përplasen gjithë kohës dhe është për të ardhur keq që një parti politike kthehet në një organizatë të mirëfilltë kriminale. Ajo që po shohim është se degradimi i kësaj force politike është i pashmangshëm. PS-ja është e gjitha një grup kriminal dhe kreu i saj është Edi Rama. Sa kohë nuk i biem problemit në kokë, aty duhet ta mbajmë diskurin”, u shpreh ai.

Këlliçi komentoi edhe protestat e të rinjve shqiptarë, duke i lidhur ato me kundërshtimin ndaj korrupsionit që, sipas tij, përfaqëson modeli i qeverisjes Rama-Balluku.

“Të rinjtë shqiptarë janë në shesh kundër korrupsionit Rama-Balluku dhe sepse nuk bien dakord me këtë model”, theksoi nënkryetari i PD-së.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.