Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun Denoncimi: Rruga e fshatit Degë në Tropojë në gjendje të degraduar! Institucionet asnjë masë  EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë
POLITIKE

“Komploti” për rrëzimin e Ramës, Spiropali: Më shpallën organizatore për të mbuluar përgjegjësitë

P
Piranjat26 November 2026, 21:45 · 2 min lexim
“Komploti” për rrëzimin e Ramës, Spiropali: Më

Deputetja Elisa Spiropali ka mohuar kategorikisht pretendimet se ka qenë në krye të një komploti për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, duke i cilësuar këto akuza si një narrativë të sajuar për të shmangur përgjegjësinë politike.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Spiropali deklaroi se nuk ka pasur asnjë përpjekje nga ana e saj për të organizuar një lëvizje kundër Ramës. Sipas saj, historia e një “puçi” u përdor për të zhvendosur vëmendjen nga çështjet që kërkonin përgjegjësi publike, përfshirë zhvillimet që lidhen me drejtësinë dhe rastin e Belinda Ballukut.

Ajo vuri në pikëpyetje edhe mënyrën se si emërohen dhe largohen zyrtarët e lartë, pa u dhënë publikut shpjegime zyrtare për arsyet e këtyre vendimeve.

“Pyetja nuk është pse reagova unë pas largimit. Pyetja është pse emërohen dhe pse largohen njerëzit pa u dhënë atyre arsye shtetërore, zyrtare dhe të përgjegjësisë publike”, u shpreh Spiropali.

Duke iu referuar pretendimeve se ajo kishte organizuar një komplot me mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë dhe brenda Partisë Socialiste, deputetja i hodhi poshtë këto interpretime, duke thënë se nuk ka përdorur asnjëherë marrëdhëniet me partnerët e huaj për të dëmtuar qeverinë apo Shqipërinë.

Spiropali theksoi se gjatë periudhës kur drejtonte Ministrinë e Jashtme ka mbrojtur me besnikëri qeverinë dhe interesat kombëtare në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

“Unë isha ministre e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe sigurisht që mbroja qeverinë time me besnikërinë maksimale. Kjo nuk diskutohet fare”, deklaroi ajo.

Në fund, Spiropali nënvizoi se qëndrimet dhe komunikimet e saj me partnerët ndërkombëtarë kanë qenë gjithmonë në funksion të interesit kombëtar dhe shtetëror, duke kundërshtuar çdo pretendim se ka tentuar të njollosë Shqipërinë apo të veprojë kundër qeverisë ku bënte pjesë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.