Përjashtim i Spiropalit/ Bushati: Makineria diktatoriale po ha bijtë e saj!

Analisti Andi Bushati ka komentuar përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit, duke u ndalur te mënyra se si pushteti reagon ndaj figurave që dikur kanë qenë pjesë e tij, por që sot shfaqin qëndrime kundërshtuese.
Bushati u shpreh se përplasjet mes Ramës dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij, përfshirë Spiropalin dhe Erion Veliajn, mund të duken si konflikte të brendshme politike, por problemi bëhet më serioz kur në lojë përfshihen institucionet shtetërore.
Sipas tij, shqetësimi kryesor është përdorimi i mekanizmave të shtetit kundër personave që kthehen në kundërshtarë të kryeministrit.
“Nga një anë, po të shohësh sherrin e Elisës me Ramën, Lalit me Ramën, të bën të bëhesh cinik dhe të vjen për të qeshur, nuk ka asgjë serioze. Problemi që del jashtë kufijve të bandës së Rilindjes, është si reagon pushteti i Ramës, ndaj puthadorëve të djeshëm që quhen si armiqtë e sotëm. Sa kohë janë hipokritë dhe të pavërtetë, punë e madhe. Por kur përdoret shteti kundër armiqve të partisë aty ka problem. Nëse Elisës papritur e bëjnë subjekt për SPAK, i çojnë tatimorët, nxjerrin drejtorin e tatimeve ti bjerë, i bëjnë kontrolle familjare, sa kritikon udhëheqësi i turren, ky problem i intereson shoqërisë. E kanë përodrur makinerinë e shtetit për të goditur kundërshtarët, tani makineria diktatoriale po ha bijtë e saj”,- shprehet Bushati.
Lexo edhe
POLITIKE
Rama për Spiropalin: Nuk ka pse të më ndjekë më! Tani është e lirë

Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun

Berisha: Blendi Gonxhe hyri në lice për pikturë vetëm se vizatoi makinën e ‘xhaxhit Enver’ kur ishte 8 vjeç

Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit

Presidenti Begaj në Strugë, viziton fshatin ku luftoi Skënderbeu dhe shkollën shqipe: Trashëgimia kulturore dhe arsimi, pasuri që duhen r...

Koka: Korrupsionin dhe krimin e organizuar e pranon edhe ambasada e SHBA...

Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata vendosi ta shqyrtojë çështjen ...

Nurellari: Pas ‘muajit të mjaltit’, Brukseli do të shtojë presionin ndaj qeverisë Rama





