Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë Kapet me pushkë dhe fishekë në makinë, arrestohet 22-vjeçari Zyrtarizohet përjashtimi nga partia? Spiropali mungon në mbledhjen e grupit socialist dhe në Kuvend Ngrohje apo dush me ujë të ngrohtë? Studentët e Mjekësisë përballë dilemës absurde në konvikte
POLITIKE

“Pse nuk mbahen premtimet?”/ Eno Bozdo: Kemi dimrin përballë, a është parashikuar një fond për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve?

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur disa pyetje në Kuvend gjatë diskutimit për projektbuxhetin e vitit 2027, duke u ndalur te financimi i shëndetësisë, arsimit dhe bujqësisë. Bozdo iu drejtua ministres së Shëndetësisë, duke e pyetur nëse e konsideron ende të arsyeshëm premtimin elektoral të Partisë Socialiste, të bërë 13 vite më parë, […]

P
Piranjat18 November 2026, 13:58 · 3 min lexim
“Pse nuk mbahen premtimet?”/ Eno Bozdo: Kemi dimrin

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur disa pyetje në Kuvend gjatë diskutimit për projektbuxhetin e vitit 2027, duke u ndalur te financimi i shëndetësisë, arsimit dhe bujqësisë.

Bozdo iu drejtua ministres së Shëndetësisë, duke e pyetur nëse e konsideron ende të arsyeshëm premtimin elektoral të Partisë Socialiste, të bërë 13 vite më parë, për financimin e këtij sektori me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ai kërkoi shpjegime se përse shëndetësia vijon të financohet në nivele që i cilësoi të ulëta.

Pyetje pati edhe për ministren e Arsimit, lidhur me premtimin për financimin e arsimit me 5% të PBB-së, ndërsa kërkoi të dinte se çfarë është bërë për të rritur fondet për këtë sektor.

Sa i përket bujqësisë, Bozdo deklaroi se ky sektor mbetet ndër më pak të financuarit dhe se prodhimi ka pësuar rënie të ndjeshme për të pestin vit radhazi. Ai pyeti ministrin e Bujqësisë nëse parashikohen instrumente shtesë për subvencionimin e fermerëve dhe nëse është planifikuar një fond për t’i mbështetur ata gjatë dimrit.

“Një pyetje që ka lidhje me sektorin e shëndetësisë, doja të dija nga zonja ministre nëse e konsdieron të arsyeshëm premtimin elektoral të PS para 13 vites për financimin e sektorit të shendetësisë me 5 % të prodhimit të brendshëm bruto. Nëse e konsideorn të arsyeshëm a mund të japë shpjegime se përse shëndetësia është ende në nivele shumë të ulëta. Edhe për ministren e Arsimit një pyetje, kemi një premtim të pambajtur prej 13 vitesh, elektoral për financimin e arsimit me 5 % të prodhimit të brendshëm bruto. Jemi ende në nivele shumë të ulëta. Çfarë ka bërë ministrja Arsimit për të marrë më shumë fonde? Për Ministrin e Bujqësisë, Bujqësia është ndër sektorët më të pafinancuar, për të 5 vit radhazi është nër rënie drastike të prodhimit si sektor. A ka zoti ministër ndonjë instrument shtesë për tëfinancuar subvencionimin e fermerëve? Kemi dimrin përballë, a ka parashikuar një fond për t’jua ardhur në ndihmë fermerëve? A mund të tregohet një rast i vetëm kur për këtë paketë fiskale është marrë një vërejtje?”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.