Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë, paratë shkojnë për Ronët e Mbrojtjes
Ndonëse kryeministri Edi Rama trumbetoi më të madhe rritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm duke tejkaluar shifrën mbi 10 miliard...
Ndonëse kryeministri Edi Rama trumbetoi më të madhe rritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm duke tejkaluar shifrën mbi 10 miliard...
Sërish debate në Gjykatën e Posaçme për çështjen e bojkotit të avokatëve. Në seancën për Ilir M...
Ivi Kaso, deputeti i PD-së që ndezi flakadanë sot në parlament dhe u përjashtua për së paku ditën e sotme, ishte i ftua...
Adil Rami përfundon në vorbullën e polemikave në rrjetet sociale pasi sulmoi me tone shumë të ashpra, Alexia Putellas, fituese e T...
Pas përfundimit të seancës plenare, teksa deputetët socialistë po dilnin nga salla, një grup vajzash u janë drejtuar me thirr...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës. Duke nisur nga dita e sotme, ora 15:00, nafta do të shite...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat komentoi zhvillimet sot në seancën plenare. Ai tha...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë vijojnë bojkotin e procesit mësimor prej dy javësh, në sh...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të enjte në Dragostunjë. Mësohet se në aksident ...
Ka nisur marshimi i studentëve nga Parlamenti drejt Ministrisë së Arsimit, ku prej 17 ditësh ata kërkojnë në mënyrë...

Ndonëse kryeministri Edi Rama trumbetoi më të madhe rritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm duke tejkaluar shifrën mbi 10 miliardë euro, mbështetja publike për dy sektorët më jetikë të ekonomisë që janë shëndetësia dhe arsimi do të ulet.
Shifrat zyrtare dëshmojnë se prioritetet financiare të qeverisë janë zhvendosur larg nevojave bazë të popullsisë, duke u orientuar me ritme masive drejt dikasterit të Mbrojtjes.
Të dhënat e buxhetit tregojnë se fondet për arsimin pësojnë një rënie reale në raport me madhësinë e ekonomisë. Ndonëse në vlerë absolute shpenzimet për këtë sektor rriten me 2.8 miliardë lekë, ndaj Prodhimit të Brendshëm shifra zbret nga 2.54% që është këtë vit, në vetëm 2.51% e PBB-së në vitin 2027.

Ndonëse studentët janë derdhur rrugëve duke protestuar me revoltë për kushtet e arsimit, qeveria jo vetëm që nuk e reflektuar, por ka ulur më tej mbështetjen për këtë sektor.
Ulja e shpenzimeve publike për arsimin tregon se arsimimi i brezit të ri jo vetëm që nuk po ndjek ritmin e zhvillimit ekonomik të vendit, por po lë shkollat dhe universitetet pa mbështetjen e nevojshme në një kohë krize demografike.
Shëndetësia, rritje të papërfillshme
As sektori i Shëndetësisë nuk paraqet ndonjë ndryshim madhor që do të përmirësonte ndjeshëm shërbimin apo do të lehtësonte xhepat e pacientëve.
Pesha e saj ndaj PBB-së rritet në mënyrë pothuajse të padukshme dhe krejtësisht të papërfillshme, duke shkuar nga 2.91% në vitin 2026 në vetëm 2.93% në vitin 2027.

Për investime kapitale në spitale e pajisje mjekësore janë parashikuar vetëm 5.73 miliardë lekë, një shifër minimale që vështirë se mund të sjellë transformimin e trumbetuar në shërbimin spitalor publik.
Paratë orientohen drejt Mbrojtjes
Përpara se fondet të shkojnë për shërbimet sociale, arsimore apo shëndetësore, qeveria ka vendosur të bëjë një marshim të fortë në financimin e sektorit të Mbrojtjes. Ky funksion pëson një kërcim rekord në projektbuxhet, duke u rritur nga 1.54% e PBB-së (43 miliardë lekë) në vitin 2026, në 2.08% e PBB-së (mbi 61 miliardë lekë) në vitin 2027.

Ky zgjerim masiv prej rreth 18 miliardë lekësh më shumë tregon qartë se ku po digjen burimet kryesore të rritjes së të ardhurave të shtetit shqiptar, ku vetëm për investime kapitale për ushtrinë dhe angazhimet ndaj NATO-s janë alokuar plot 38.89 miliardë lekë.
Ndonëse rritja e shpenzimeve për mbrojtjen është një angazhim që buron nga anëtarësimi në NATO, rreziku është që ky mal parash nga taksat e qytetarëve të përfundojë në xhepat e klientëve të qeverisë përmes kontraktimeve kontroverse si mekanizmi i KAYO-s./kapitali.al
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës studentore të 24 teto...
Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet lidhur me skandalin e strehimit të punëtorëve të huaj të kompanisë "Wolt" n...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vizitoi Akademinë e Sigurisë, ku rreth 1000 kandidat...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës. Duke nisur nga dita e sotme, ora 15:00, nafta do të shite...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë vijojnë bojkotin e procesit mësimor prej dy javësh, në sh...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të enjte në Dragostunjë. Mësohet se në aksident ...
Një ditë pas transferimit nga burgu i Durrësit te ai i Fierit, Erion Veliaj ka nisur “grevën” brenda qelisë. Kryebashkiaku...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në dhomën e observimit në burgun e Fierit, pas transferimit nga IEVP Durr&eu...
Siguria në vendet e punës mbetet një problem shqetësues në Shqipëri. Gjatë vitit 2025, 48 punëmarrës humbën j...
Tabloidi britanik, Daily Mail i ka bërë jehonë vendimit arbitrar të qeverisë shqiptare për të gjobitur qytetarët që...