Ronaldo nis karrierën në televizion, bëhet producent i serialit të ri “Day 1s”

Cristiano Ronaldo, kapiteni i Portugalisë dhe i Al-Nassr, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale, pasi ka vendosur të hyjë në botën e aktrimit përmes një seriali të ri televiziv.
Ronaldo ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shfaqet së bashku me regjisorin dhe producentin e njohur britanik, Matthew Vaughn, duke e shoqëruar me një mesazh: “Lajme të mëdha, produksioni i serialit tim të parë televiziv ‘Day 1s’ sapo ka filluar. Më shumë së shpejti”.
Cilat janë detajet e serialit të ri të Ronaldos?
“Deadline”, uebfaqja e specializuar në lajmet e artit dhe argëtimit, kishte raportuar më herët se Ronaldo do të jetë producent i serialit “Day 1s”, së bashku me Matthew Vaughn.
Futbolli mbetet në qendër të historisë. Ngjarjet e serialit ndjekin një agjent britanik të quajtur Stanley Dalton, i cili interpretohet nga aktori Damian Lewis.
Raportimet sugjerojnë se vetë Ronaldo do të shfaqet në serial, krahas legjendës franceze Thierry Henry, ish-yllit të Arsenalit dhe Barcelonës. Në episodin e parë mund të jetë i përfshirë edhe reperi i njohur britanik Dave.
Xhirimet kanë nisur në Londër gjatë muajve të fundit, megjithëse ende nuk është caktuar një datë përfundimtare e publikimit.
Njoftimi i Ronaldos erdhi pak kohë pasi ai u largua nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund një kapitulli 23-vjeçar me Portugalinë, që kishte nisur me debutimin e tij në vitin 2003.
Lexo edhe
SPORT
Sot dueli vendimtar! Shqipëria për “hakmarrje” ndaj Finlandës

Ardian Ismajli bën thirrje: Askush të mos hezitojë kur ftohet nga Shqipëria

Shqipëria gati për Finlandën, publikohet formacioni i mundshëm

Tjetër tragjedi në futboll/ 22-vjeçari vdes gjatë stërvitjes

Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos





