Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sot Asambleja e PS në Tiranë/ Veliaj tjetër mesazh: Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegje... Kurti i kërkon Zelenskyt njohjen e Kosovës: Do të demaskohej blofi i Putinit! Aksionet e Anthropic bien drejt çmimit fillestar, ndërsa shitja në tregun e teknologjisë godet Wall Street-... FBI heton një tjetër sulm kibernetik ndaj bazës kombëtare të të dhënave kriminale në SHBA Analiza e CNN: Gjenerata Z në protestë në të gjithë Evropën, mijëra të rinj dhe punëtorë kërkojnë ndryshim!... Tërmeti me magnitudë 6.7 godet Perunë, panik te banorët. Lëkundjet u ndjenë në disa zona të vendit Irani vendos kushte për marrëveshjen me SHBA-në, Araghchi kërkon garanci që lufta të mos rifillojë Skandali i Nvidia-s merr përmasa ndërkombëtare, në hetim rrjeti i kompanive që dyshohet se furnizonte Kinën... Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Nëntor 2026 Njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh
SPORT

Rummenigge paralajmëron Musialën, Bayern shqyrton uljen e pagës për shkak të dëmtimeve

Karl-Heinz Rummenigge ka lëshuar një sinjal të fortë për Jamal Musialën

P
Piranjat21 November 2026, 09:48 · 2 min lexim
Rummenigge paralajmëron Musialën, Bayern shqyrton uljen e pagës

Karl-Heinz Rummenigge ka lëshuar një sinjal të fortë për Jamal Musialën. Anëtari i bordit mbikëqyrës të Bayern Munich nuk e fsheh shqetësimin për problemet e përsëritura shëndetësore të mesfushorit dhe ka lënë të kuptohet se klubi mund të diskutojë edhe një ulje të pagës së tij.

Pas barazimit 1-1 ndaj Kolnit, Rummenigge foli për situatën e numrit 10, i cili ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të dëmtimeve dhe problemeve shëndetësore. Në gusht, Musiala pati edhe dy episode kolapsi gjatë ndeshjeve miqësore, të shoqëruara me çrregullime neurologjike dhe momente të shkurtra humbjeje të vetëdijes.

Gjermani u rikthye në fushë të premten, pas dy muajsh mungesë, por në Mynih mbeten të kujdesshëm për vazhdimësinë e tij.

"Ai ka probleme shëndetësore, ky është një fakt i njohur. Është gjithashtu e ditur se kontrata e tij parashikon shuma shumë të mëdha", deklaroi Rummenigge për Sky.

Më tej, drejtuesi bavarez la të hapur mundësinë e një diskutimi për kushtet financiare të kontratës, nëse lojtari nuk arrin të rikuperohet plotësisht.

"Do të duhet të flasim me familjen, lojtarin dhe veçanërisht me agjentin, sepse në atë rast këto shuma nuk do të ishin më të justifikueshme", përfundoi Rummenigge.

Një deklaratë që hap një debat të ri në Mynih, ku përtej rikthimit në fushë, prioritet mbetet rikuperimi i plotë i një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Bayernit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.