Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të...
SPORT

Real Madridi rinovon me Thibaut Courtois, portieri belg firmos kontratë deri në vitin 2028

P
Piranjat20 November 2026, 15:24 · 2 min lexim
Real Madridi rinovon me Thibaut Courtois, portieri belg firmos kontratë

Thibaut Real Madridi ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me portierin belg Thibaut Courtois, i cili ka nënshkruar kontratë të re me klubin madrilen deri në vitin 2028.

Kontrata e mëparshme e 34-vjeçarit ishte e vlefshme deri në fund të këtij sezoni, por palët kanë arritur marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vjet të tjera.

Courtois vazhdon të jetë një prej portierëve më të mirë në botë dhe një prej futbollistëve më të rëndësishëm në formacionin e Real Madridit, ku gëzon statusin e titullarit të padiskutueshëm.

Gardiani belg ka zhvilluar paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon, duke qenë një prej figurave kryesore në serinë prej tetë fitoreve radhazi që madrilenët kanë regjistruar në të gjitha garat.

 Gjatë aventurës së tij në “Santiago Bernabeu”, Courtois ka zhvilluar gjithsej 348 ndeshje dhe ka fituar 14 trofe me fanellën e gjigantit spanjoll.

Rëndësia e tij pritet të jetë edhe më e madhe në vazhdim të sezonit, pasi Real Madridi synon t'i japë fund periudhës pa trofe, pas dy edicioneve radhazi zhgënjyese.

Me këtë rinovim, klubi madrilen siguron vazhdimësinë e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës për të paktën edhe dy sezone të tjera.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.