Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
INVESTIGIME

Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave

P
Piranjat20 November 2026, 22:42 · 3 min lexim
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas

Jemi në fshatin Sterbeg të Rrogozhinës, aty ku katër familje jetojnë çdo ditë me frikën se shtëpitë do t’i zënë poshtë. Gjithçka ndodhi në mars të këtij viti, kur një rrëshqitje masive e tokës rrezikoi seriozisht familjet. Dëmet ishin të mëdha dhe për këtë arsye ekspertët dhe zyrtarët shtetërorë, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes, i shpallën ato të pabanueshme.

Por pikërisht këtu nis dhe kalvari i sorollatjeve të familjeve nëpër institucione, të cilat, pasi i shpallën banesat të pabanueshme, nuk u ofruan asnjë zgjidhje se ku do të qëndronin banorët.

Në këto kushte, ata u detyruan të jetojnë në shtëpitë e tyre, me frikën se nga momenti në moment ato do t’i zënë poshtë.

Ata tregojnë kalvarin nëpër Bashkinë e Rrogozhinës, e cila i përcillte gjithmonë pa përgjigje në rastin më të mirë, ndërsa në rastin më të keq kryetari i komanduar i Bashkisë, Andi Proshka, nuk i ka pritur fare. Banorët shprehen se, pavarësisht se kanë dërguar dokumente pas dokumentesh nëpër zyrat e bashkisë, ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Pasi dëgjuam banorët, u nisëm drejt Bashkisë së Rrogozhinës, aty ku në fakt morëm një lajm të mirë.

Banorët do të pajisen me bonus qiraje deri në përfundimin e dokumentacionit për të nisur ndërtimin e banesave të reja, ndërsa për njërin prej tyre, procesi i ndërtimit do të nisë më shpejt.

Pra, duhet efekti i kamerave që në Bashkinë e Rrogozhinës gjërat të lëvizin dhe problemet e qytetarëve të dëgjohen./Piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.