Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William...
BOTA

Ryanair ndryshon papritur rregullat, çfarë duhet të dinë pasagjerët që nuk paguajnë për sediljen

P
Piranjat24 November 2026, 22:00 · 2 min lexim
Ryanair ndryshon papritur rregullat, çfarë duhet të dinë

Kompania ajrore Ryanair ka ndryshuar rregullat për pasagjerët që nuk paguajnë tarifë shtesë për të zgjedhur vendin e tyre në avion. Sipas politikës së re, këta udhëtarë do të mësojnë numrin e sediljes vetëm 3 deri në 4 orë përpara nisjes së fluturimit, edhe nëse e kanë kryer më herët check-in online.

Ndryshimi ka hyrë në fuqi në fund të tetorit, me fillimin e sezonit dimëror të fluturimeve, pa një njoftim të posaçëm publik nga kompania.

Më parë, pasagjerët mund të kryenin check-in 24 orë përpara fluturimit, të mësonin menjëherë vendin e caktuar automatikisht dhe, nëse nuk ishin të kënaqur, të paguanin për një sedilje tjetër.

Ryanair e ka justifikuar vendimin me ankesat e klientëve që dëshironin të rezervonin një vend të preferuar ditën e udhëtimit, por e gjenin atë të zënë nga pasagjerët që nuk kishin paguar për përzgjedhjen e sediljes.

Kompania ka sqaruar se karta elektronike e imbarkimit do të përditësohet automatikisht me numrin e sediljes disa orë përpara nisjes. Vendimi ka shkaktuar pakënaqësi në rrjetet sociale, ku shumë udhëtarë e konsiderojnë këtë një tjetër mënyrë për t'i nxitur pasagjerët të paguajnë tarifa shtesë.

Politika e re shton pasigurinë për ata që dëshirojnë të udhëtojnë me kosto minimale, ndërsa mund të favorizojë rritjen e të ardhurave të kompanisë nga rezervimi i sediljeve.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.