Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme! Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion “Nëse nuk do të ishte politika, do të ishim miq të mirë”, zbulohet letra që Trump i la Bidenit në Zyrën Ova... Alarme për bomba në shkollat italiane, reagon Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për t... Plas me Jasir Asanin në Iran, gjyqtari anësor e pëson keq pas ofendimeve me familje Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon Muzeu hebraik në Vlorë, Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve Protesta/ Studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall organizatë terroriste forumin e drejtuar prej Kryetarit të ...
SPORT

Sekretet e formës së Harry Kane! Sulmuesi ndjek një regjim pa ëmbëlsira dhe alkool

Herri Kejn po ndjek një regjim të rreptë për të ruajtur formën fizike dhe për të përmirësuar performancën në fushë

P
Piranjat11 November 2026, 14:59 · 4 min lexim
Sekretet e formës së Harry Kane! Sulmuesi ndjek një regjim pa

Herri Kejn po ndjek një regjim të rreptë për të ruajtur formën fizike dhe për të përmirësuar performancën në fushë. Eliminimi i ëmbëlsirave, dieta e personalizuar, shmangia e alkoolit dhe seancat e gjata të rikuperimit janë katër shtyllat e rutinës së tij. Një disiplinë që reflektohet edhe në statistika, teksa sulmuesi përgatitet të bëhet futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e Anglisë.

Harry Kejn është shembulli i një futbollisti që nuk i lë asgjë rastësisë. sulmuesi 33-vjeçar zbulon përmes mënyrës së tij të jetesës se pas suksesit në fushë qëndron një disiplinë e jashtëzakonshme. kujdesi për ushqimin, gjumin dhe rikuperimin fizik është kthyer në një pjesë thelbësore të përditshmërisë së tij.

Një prej ndryshimeve më të rëndësishme në rutinën e Kejnka qenë heqja dorë nga ëmbëlsirat. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut kishte zakon që pas ndeshjeve të shpërblente veten me karamele, por në fillim të sezonit të kaluar vendosi t'i eliminonte plotësisht. Pas këtij vendimi, ai vuri re se ndihej më i freskët fizikisht, kishte më shumë shpejtësi dhe arrinte të kryente më shumë sprintime gjatë ndeshjeve.

Por ky është vetëm një element i regjimit të tij. Kejn ndjek prej më shumë se një dekade një plan ushqimor të personalizuar, duke përfshirë edhe lëngjet e përgatitura nga kockat e vicit apo deleve,  për të ndërtuar një dietë sa më të përshtatshme për futbollistin.

Një tjetër rregull që anglezi zbaton prej vitesh është shmangia e plotë e alkoolit gjatë sezonit. Përjashtim bëri vetëm festa pas fitimit të Topit të Artë, ndërsa në përditshmëri i kushton rëndësi të veçantë cilësisë së gjumit dhe rikuperimit pas ndeshjeve. Në rutinën e tij përfshihen banjat me akull dhe seancat në sauna infra të kuqe.

Një rol të rëndësishëm në këtë proces ka edhe mjeku i tij privat, Alejandro Elorriaga Claraco.Mjeku udhëton nga Kanadaja për ta trajtuar dhe kalon të paktën një javë në muaj pranë futbollistit. Gjatë kësaj periudhe, seancat mund të zgjasin nga katër deri në pesë orë në ditë, me përdorimin e gjilpërave të lidhura me një pajisje elektrike.

Rezultatet e kësaj disipline janë reflektuar edhe në shifrat e tij. Sezonin e kaluar, Kejnrealizoi 61 gola me Bajernin dhe 12 me Anglinë, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 10 gola me klubin gjerman dhe gjashtë me përfaqësuesen. edhe numri i sprintimeve dhe përshpejtimeve të tij për 90 minuta është rritur.

Ndërkohë, ndeshja e radhës ndaj Kroacisë në wembley pritet të jetë historike. Kejndo të regjistrojë paraqitjen e 126-të me Anglinë, duke lënë pas Peter Shilton dhe duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares. Ai është tashmë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 91 realizime, ndërsa ka dhënë edhe 21 asiste.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.