Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme! Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion “Nëse nuk do të ishte politika, do të ishim miq të mirë”, zbulohet letra që Trump i la Bidenit në Zyrën Ova... Alarme për bomba në shkollat italiane, reagon Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për t... Plas me Jasir Asanin në Iran, gjyqtari anësor e pëson keq pas ofendimeve me familje Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon Muzeu hebraik në Vlorë, Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve Protesta/ Studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall organizatë terroriste forumin e drejtuar prej Kryetarit të ... VIDEO/ Rama në Dublin, shqiptarët e presin me protestë: Jep dorëheqjen! Shqipëria nuk është në shitje Grabitja e 60 mijë eurove në Raiffeisen Bank, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar Rusia “përjashton” Europën nga negociatat për Ukrainën, Medinsky: Pozicioni i saj është i paqartë, të mësoj...
SPORT

Sulmon vëllai i legjendës, Shumaker: Hamilton nuk meriton vend te Ferrari

P
Piranjat11 November 2026, 14:55 · 4 min lexim
Sulmon vëllai i legjendës, Shumaker: Hamilton nuk meriton vend te

Të vendosësh dy “gjelat” në të njëjtin kotec ishte një zgjedhje e rrezikshme. Shumë persona në botën e Formulës 1 kishin paralajmëruar se, herët a vonë, kjo situatë do të përfundonte në konflikt. Dhe kështu ndodhi.

Pas disa përplasjeve gjatë sezonit mes Luis Hamiltonit dhe Sharl Lëklerkut, momenti më i tensionuar erdhi në Çmimet e Mëdha të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Përplasjet mes dy pilotëve të Ferrarit arritën deri aty sa kontaktet në pistë dhe deklaratat e mëvonshme ndezën një konflikt të brendshëm në skuadrën italiane, nga i cili shumëkush është përpjekur të përfitojë.

Tensionet arritën një pikë të tillë, saqë drejtuesi i Ferrarit, Fred Vasër, vendosi të zhvillonte një takim me dy pilotët, me shpresën se një bisedë mes tyre do të zgjidhte problemet dhe do të shmangte përshkallëzimin e situatës përpara Çmimit të Madh të Brazilit. Edhe pse duket se tensionet janë zbutur dhe dy pilotët kanë treguar një sjellje më korrekte gjatë takimeve të fundit, problemet e së kaluarës dhe deklaratat e shkëmbyera mes tyre vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

PROBLEMI ËSHTË BRITANIKU

 

Një nga personat që ka vendosur të flasë hapur për këtë situatë është pikërisht Ralf Shumaker, vëllai i legjendës së Ferrarit, Mikael Shumaker. Gjermani ka kritikuar ashpër Luis Hamiltonin, duke e akuzuar se është ai shkaktari i problemeve brenda skuadrës italiane, për shkak të deklaratave që bën në media.

Sipas Ralf Shumakerit, shtatë herë kampioni i botës nuk e meriton statusin që kërkon të ketë brenda ekipit, ashtu siç kishte lënë të kuptohej edhe vetë britaniku në deklaratat e tij të mëparshme për shokun e skuadrës. “Mendoj se Luis po zë një vend në ekip që nuk e meriton. Problemi është se ai thjesht nuk është mjaftueshëm i shpejtë në krahasim me Sharl Lëklerkun”, deklaroi Ralf Shumaker për “Sky Deutschland”. NJË

ZGJIDHJE E THJESHTË

Ish-piloti i Formulës 1 ndau gjithashtu mendimin e tij për mënyrën se si mund të zgjidhet kjo situatë. Sipas tij, Hamiltoni duhet thjesht të tregojë se është më i miri në pistë, ose të paktën të jetë më i shpejtë se Lëklerku brenda Ferrarit. “Duhet të jesh gjithmonë përpara tij. Drejto makinën një sekondë ose gjysmë sekonde më shpejt se Sharli. Fito çdo garë ose të paktën përfundo përpara tij. Ka kaq, është kaq e thjeshtë”, u shpreh gjermani.

Për Ralf Shumakerin, zgjidhja është fare e qartë. Ai e krahasoi situatën me atë që kishte ndodhur dikur me vëllain e tij, Mikael Shumakeinr, duke theksuar se në kohën e tij nuk kishte vend për debate të tilla, pasi ai ishte padyshim piloti më i mirë i skuadrës. “Nëse do të ishte dukshëm më i mirë se shoku i tij i skuadrës, ashtu siç ndodhte dikur me vëllain tim, kjo çështje as që do të diskutohej. Është vetë Hamiltoni ai që po e shkakton këtë situatë”, përfundoi Ralfi.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.