Vrasja për hakmarrje te “Kodra e Diellit”, zbardhen detajet e skemës për fshehjen e krimit/ Prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin, dënime dhe për...

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për shtetasin me inicialet V.K., të akuzuar për vrasjen me paramendim të shtetasit B.S., ngjarje e ndodhur në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.
Në përfundim të hetimeve për procedimin penal të vitit 2022, organi i akuzës ka arritur në përfundimin se vrasja është kryer për motive hakmarrjeje, për shkak të një konflikti të mëparshëm që autori kishte pasur me vëllain e viktimës.
V.K. akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sipas Prokurorisë, pas krimit, i pandehuri ka ndërmarrë një sërë veprimesh për të shmangur gjurmët, duke hyrë dhe dalë nga Shqipëria përmes Malit të Zi. Gjithashtu, automjetin e përdorur në vrasje e kishte blerë pa kryer procedurat noteriale.
Në kuadër të të njëjtit hetim, Prokuroria ka kërkuar edhe dënimin e katër personave të tjerë, të cilët akuzohen për veprime që lidhen me fshehjen e krimit dhe ndihmën ndaj autorit.
Konkretisht, për shtetasit Gj.K. dhe K.A. është kërkuar përkatësisht 3 dhe 2 vite burg për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Sipas hetimeve, ata kishin dijeni për personin të cilit i kishin shitur automjetin e përdorur në vrasje, por nuk kishin kallëzuar identitetin e tij, pasi shitja ishte kryer pa kontratë.
Për shtetasin E.H., Prokuroria ka kërkuar 5 vite burg për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se ai kishte pritur V.K. në Mal të Zi, kishte organizuar largimin e tij nga ky shtet, si dhe i kishte siguruar hotelin dhe akomodimin.
Ndërsa për shtetasin Z.K. është kërkuar 2 vite burg për veprime që pengojnë drejtësinë. Sipas Prokurorisë, ai kishte fshirë pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet ku i pandehuri V.K. kishte drekuar dhe kishte kryer blerjen e automjetit të përdorur në krim.
Tashmë pritet që gjykata të shqyrtojë kërkesat e Prokurorisë dhe të japë vendimin përfundimtar për të pandehurit.
Njoftimi i plotë
Vrasja për hakmarrje tek ‘Kodra e Diellit’, Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për autorin shtetasin V.K.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon 35 vite burg për shtetasin V.K., për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga nenet neni 78/2 dhe 278/1 të Kodit Penal me viktimë shtetasin B.S.
Si dhe dënimin me nga 3 dhe 2 vite burg për shtetasit Gj.K. dhe K.A. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ parashikuara nga neni 300 i Kodit Penal, si dhe dënimin me 5 dhe 2 vite burgim për shtetasit E.H., dhe Z.K., të akuzuar për veprat penale ‘Përkhrahja e autorit të krimit’ dhe ‘Veprime që pengojnë drejtësinë’ parashikuar nga nenet 302 dhe 301 të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 7911 të vitit 2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vlerësoi se shtetasi V.K. ka kryer me paramendim për hakmarrje vrasjen e shtetasit B.S., pasi ka pasur një konflikt me vëllain e tij, shtetasin R.S. vite më parë. Ai kreu një sërë veprimesh për të mos lënë gjurmë me ardhjen dhe largimin nga Shqipëria, duke hyrë e dalë nga Mali i Zi dhe duke blerë mjet tip veturë pa kryer veprime noteriale. Ky shtetas vite më parë ka pasur konflikt me vëllain e viktimës dhe ai dhe familjarët kanë pasur pretendime për plagosjen e familjarit të tyre.
Po kështu, në lidhje me këtë hetim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi dëmin e tre dhe dy vite burg për shtetasit Gj.K. dhe K.A. të cilët edhe pse kishin dijeni nuk kallëzuan emrin e personit për të cilin kishin shitur makinën me të cilën u krye vrasja e viktimës, pa kontratë.
Ndërsa kërkesa për dënimin me pesë vite burg u bë për shtetasin E.H., i cili rezultoi se ka pritur në Malin e Zi shtetasin V.K., si dhe ka bërë përcjelljen e tij po nga ky shtet dhe ka siguruar dhomën e hotelit dhe qëndrimin duke përkrahur autorin e krimit. Së fundmi, për shtetasin Z.K., u kërkuan dy vite burgim pasi ka kryer fshirjen e kamerave të sigurisë kur i pandehuri V.K., kanë drekuar dhe kanë kryer blerjen e mjetit.
Lexo edhe
AKTUALITET
I gjithë Peqini një “5D” e madhe/ Zyrtarët e bashkisë dhe një mësues që u bënë pronarë tenderash

Makina përplas motorin në Vlorë, 50-vjeçari pëson dëmtime në kokë, dërgohet në spital

Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Dosja kaloi në SPAK, Klodiana Lala: Dyshime për përfshirjen e deputetes Etleva Budini!...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH hap dy tenderë të rinj me vlerë 53.4 milionë euro

"Pritja jote krenare ishte motivi im"/ Deputeti Luçiano Boçi humb nënën, dedikimi prekës: Viola ime e shtrenjtë u largua përgjithmonë......






