Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim
Një grup kriminal që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun e Fierit është goditur

Një grup kriminal që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun e Fierit është goditur nga Policia.
Në kuadër të operacionit të koduar “Clean School”, janë arrestuar katër persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Në pranga kanë rënë katër shtetasit K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 48 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, të gjithë banues në Fier. Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e E. B., 38 vjeç, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, uniformat blu kanë sekuestruar 2.9 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, dy peshore elektronike dhe katër aparate celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë kërkimet për arrestimin e personit të shpallur në kërkim.
Lexo edhe
AKTUALITET
Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore

“Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin

“T’i shoh edhe një herë me sy”/ Letra e dhimbshme e emigrantit shqiptar drejtuar Enver Hoxhës për fëmijët e internuar

Punëtorët e huaj në rritje, 25% më shumë kërkesa për leje qëndrimi në vitin 2025

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

“Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026





